Sherrin e kemi brenda në shtëpi?!

Opinione

Sherrin e kemi brenda në shtëpi?!

Nga: Hafiz Shala Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:23
Hafiz Shala

Ata që kanë ngjye në një kalanicë ( pjatë ) më Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Xhavit Halitin, janë përgjegjës për gjendjen në shtetin e Kosovës. Sovrani i qiti jashtë ashtu sikur e kanë merituar

Helmimi në komisionin zgjedhor i cili ndodhi, të gjitha dyshimet shkojnë tek këta të tre anipse në fillim u akuzua Serbia pasi ndodhi në fletëvotimet që erdhën nga Serbia.

Por, kur këto dyja bashkëpunojnë në diskrecion siç kanë punuar para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte, tani, po na përsëritët në momentin kur u mbushë kupa nga bandat kriminalo hajduto tradhtarë të cilët largimin nga pushteti po e përjetojnë shumë rëndë sepse i pretë gjyqi i popullit i cili veç i paralajmërojë më hedhjen jashtë nga politika dhe sundimi më Kosovën.

Këta, tani fillojnë më ja hëngër kokën njëri tjetrit sepse nuk ishin mjaftë vigjilentë në “ ruajtën” respektivisht vjedhjen e votës që kësi heri ju dështojë.

Së pari, ju dështoj sepse sovrani më një vetëdijesim më të lartë së kurdohere ma parë që kësaj i ka  paraprijë gjendja e rëndë ekonomike, korrupcioni dhe nepotizmi enormë jashtë çdo  kriteri e ligji për punësime deri në bankrotimin e Telekombit si shembull eklatantë dhe në shumë kompani e në Qeverinë qendrore dhe ato komunale.

Këta, ma në fund e kuptuan së populli i qiti jashtë dhe jau bëri më dije së nuk i duan ma si sundimtar sepse jau kanë nxi jetën dhe jau kanë humbur shpresat posaçërisht të rinjve që e përbëjnë fatmirësisht shumicën e popullatës të cilës e vetmja shpresë ju mbetë marrja e rrugëve të gyrbeti pra rrugët e botës si popull nomadë por që e kanë një shtet e quajtur Kosovë, por e cila po “përzënë” respektivisht klasa hajduto kriminale që është në gjendje që edhe popullin ta qesë jashtë vetëm që ta vazhduan më sundimin e asaj pjese të popullatës të cilën më forma e metoda ma meskine po e mbanë nën kontrollë por jo në pafund.

Ju erdhi fundi ma poshtërues që mundë ta përjetonë një diktator, një mishëngranës i  popullit të vetë si diktatori, tradhetari, bashkëpunëtori i Titos, Milladinit e Mugoshës që e la jashtë Kosovën nga Shqipëria dhe e futi përsëri nën Jugosllavi e jo sipas Marrëveshjës së Bujanit. Masakrojë populli e vetë, burgosji dhen likuidojë në mënyrën ma mizore që ka mundë ta bëjë një monstrum më emrin shqiptar.

E, klika hajduto kriminale nën këtë ideologji më të cilën u mishëruan, sundojë pas lufte në ëmër të “ qlirimtarve” duke u vepruar në mënyrën ma qnjerëzore që mundë ti ndodhe një populli gjatë gjithë historisë.

Pafytyrësia e tyre, nuk ka fund dhe nuk ka të ndalur. Ata ende menduan së janë në ëndërr sikur gomarit kur ja hangër ujku gjysmën e trupit dhe përseri thoshte, bëne zot ëndërr. Jo, jeni zhgëndër dhe ju u hodhet në mbeturinat ma të ndyta që hidhen në një deponi. Këtë e merituat dhe këtë meritë jau dha populli.

Pa u largue Hashim Thaçi nga politika bashkë më klanin e tij hajduto kriminalo tradhtar, Serbinë do ta kemi brenda. Këtë e kamë thënë para ma shumë së një viti

Po shprehën dyshime ma shumë së helmimi është vepër e këtyre që i ceka më lartë. Kadri Veseli i cili sillet tani si lepuri i veshur nën lëkuren e ujkut, po ta dëgjosh duke dhëne deklarata së fundi, dikush do të më thoshte, së vërtetë “ po hyjë në gjynah më te.

Zemra po i “plasë  për Kosovën”. Për Kosovën që e ndau, e vjedhi e shiti e e tradhetojë. Ky po dojka më e reformue partinë më politikën dhe njerëz të rinjë më metoda dhe veprime të vjetra sipas rregullave dhe parimeve shikiste që për qellim e kanë përsekutimin e popullit, nënshtrimin, frikësimin dhe shantazhimin si formë dhe praktikë e deritanishme më udheheqjen e shtetit.

Ai ngriti alarmin për të pengue çdo gjë që Koalicioni i shpresës dhe përfundimit të golgotës së këtij populli ta pengojnë. Sepse, përfundojë edhe terorizimi ndaj këtij populli i cili kërshëri po e përjetojnë çlirimin  e dytë pas atij serb tani nga shqipëfolësit të cilët, vranë, vodhën dhe e harxhuan buxhetin e shtetit sikur Kosova pas tyre nuk do të ekzistojë ma.

Para këtij shkrimi i brengosur për fatin e fituesve të zgjedhjeve, jau tërhjeka vërejtjen zotit Kurti dhe zonjës Osmani gjatë lëvizjeve, konsumimi të ushqimit së mundë të përdorën metoda të ndryshme për likuidimin fizik të tyre sepse, më votë nuk ishin në gjendje politikisht ti eliminojnë pasi populli i kërkojë dhe vëndosi publikishtë më deshirë dhe më vullnet që ti qesë në vëndin e parë. Ashtu doli.

E, ky vullnet ishte fatkeq për këta që mbetën pas dere. Aty do të mbetën përhere derisa ky popull do të egzistojë e do të ekzistojë më shekuj por më faqe të bardhe pa këta hora.

Siç e ceka në nëntitull së, të gjithë ata që kanë ngjye në një kalanicë më Hashim Thaçin, nuk janë së pari njerëz të mirë, janë të dyshimte, hajdut, kriminel dhe të mbuluar më aktin e tradhtisë të cilën e vërtetuan që nga ndarja e Mitrovicës më përkrahjen e KFO-rit francezë nën përkujdesjen e tyre, ku autorët kryesor ishin Hashim Thaçi  e Kadri Veseli, ajo që është parë përmes ekranit televiziv deri të angazhimi i  Thaçit për korrigjim kufijsh, për marrjen e Kosovës Lindore pa dhënë asgjë që ishte e qartë së ai ka hy në obligim për ta realizuar këtë ide bashkw më Edi Ramën dhe sekretarët dhe këshilltarët e tyre, Baton Haxhiu Stanishiqi dhe Blendi Fevziu( faqeziu) udhëheqës të du Klaneve televizive në Kosovë dhe Shqipëri duke u angazhue në propagimin e këtyre idenave të cilat për qëllim e kishin ndarjen e Kosovës përmes lumit Ibër mu aty ku Thaçi e Veseli e caktuan atë kufijtë kur i  kthyen popullin më vaj në buzë dhe mallkimi që u  larguan më dhunë nga serbët e veriut për mos tu kthye kurrë në shtëpitë, banesat dhe trojet e tyre.

Tani, këta janë que si lugët dhe heshtin. Heshtja e tyre është paralajmërim i të keqes që po i përgatitet Kosovës përmes njerëzve shqipfolës të sajë.

Populli thotë, pyka e vetë ma së lehti a qanë lisin. Këta, në bashkërenditje më Kryeministrin shqiptar dhe sejmenët e tyre që i përmenda më lartë, po punojnë tani diçka “ të re”. Minishengenin bashkë më Vuqiqin, Zaevin në mbikëqyrjen e Vuqiqit.

Edvin Kristaq Rama, më tradhtinë e tij ndaj Kosovës, mori pjesë dhe u mirëpritë nga Vuqiqi duke lënë Kosovën jashtë dhe duke tentuar që ta eliminojnë dhe në marrëveshje më Vuqiqin i cili po kërkonë që të kufizohët më Shqipërinë mu në lumin Ibër për ta eliminuar Dardaninë etnike e cila egzistonë 600 vjetë para lindjës së Krishtit që do të thotë pra, para 2600 vjete.

Une due të shpresojë së zonja Osmani në Ushington është duke i informue më realitetin i cili është së  populli i  Kosovës nuk përkrah ndryshim kufijshë dhe tërësia teritoriale është pa negociushme. Pra, të informohen  organet dhe Administrata  Amerikane më realitetin e jo më gënjeshtrat e Hashim Thaçit dhe klyshve të tij nga Kabineti të cilët në vëndë së ta këshillojnë, sugjerojnë nëse dinë, por edhe të ja tërheqin vërejtjen për veprimet që po i bënë në dëmë të Kosovës. Por, si mundë ta kenë kurajën dhe gatishmërinë për një gjë të tillë kur ata që për një pagë të turpit, bëzejnë dhe ja rrafin krahët si i “menqur, i guximshëm dhe i aftë”. Çka të thuhet pastaj.

Zoti Kurti duke biseduar më përfaqësuesit real të serbeve të Kosovës e jo më Radojqiqa e të tjerët si ai i cili bashkëpunonte më krerët e shtetit për skenare të cilat i ruajtshin marrëdhëniet banesore e politike për interesa personalë e materiale, ky po tenton që në Qeveri ti futë serbet që e njofin e pranojnë dhe e respektojnë Republikën dhe Kushtetutën e Kosovës duke e lënë jashtë Listën serbe dorë e zgjatur e Vuqiqit i cili organizojë vrasjën e Oliver  Ivanoviqit si pengesë e tij për ti kontrollue e manipulue më serbët e Kosovës dhe në ketë mënyrë ta defunkcionojë dhe ta pengojë shtetin e Kosovës së funksionuar në aspektin brendshëm dhe të jashtëm deri të varësia e vëndimeve të Parlamentit aty ku kërkohën dy të vwrtetat për vendime të mëdha.

Shpresojë së të dytë po punojnë që Koalicioni të formohet dhe të funksionojë pa kërkesa strikte dhe kushtëzime sepse këta anti Kosovë që i ceka ma lartë sadopak shpresat i  varin deri të mosarritja e një marrëveshje e cila më plotë të drejtë, konsiderohët historike. Punojnë më tërë mundin dhe fuqinë destruktive që e kanë që kjo kërkesë plebishitare e popullit, mos të realizohët. Shpresojë dhe besojë së do të deshtojnë mu ashtu siç deshtuen në votime. Humbën turpërishtë.

E, si mos të jetë historike kur, Serbia ushtarakishtë nuk është ma në Kosovë, dhe ma në fund populli i qiti në opozitë jo vëtëm pushtetarët por edhe individ të të gjitha partive që ishin në shërbim dhe bashkëpunim më pushtetarët në mënyrë sekrete duke e mashtrue elektoratin e vetë dhe duke menduar së ata nuk janë aq vigjilent sa ti kuptojnë këto dredhi. Dolën të gabuar shumë keq. Pra, një numër I tyre shumë I madhe që populli njëfte ma mirë së ne, as në Parlament nuk i lejojë.

Pra, lë të jenë në dijeni pulenat e partive tjera që nga LDK-ja, Nisma që ishte më PDK-në dhe unda por jo edhe zanatin të cilin nuk e harrojë të cilët ishin nën akuza të rënda për krim, korrupsione e nepotizëm, pasta AKR-ja, AAK- ja që në sqetull i futi të të lindurit e pavaktë të cilët i kamë quajt qysh nga dita e ndarjes nga Vetëvendosja, të cilët këqyreshin së kuajt do ti mbesin në qafë.

Duel ajo kur dy të plagosur kërkojnë ndihmë nga njeri-tjetri. Rezultati. Dështim total.

Koalicioni i  shpresës duhet të formohet urgjentisht që tu ngushtohet hapësira e veprimeve nga brenda më ndihmën e Serbisë dhe argatëve të tyre jo vetëm serbofolës por edhe shqipfolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat