Për Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në OKB

Opinione

Për Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në OKB

Nga: Rexhep Torte Më: 17 tetor 2019 Në ora: 08:38
Rexhep Torte

Librat që flasin për krimet e Serbisë në Kosovë duhet të përkthehen dhe  shpërndahen nëpër  botë

Na erdhi shumë mirë që Vlora Çitaku e kuptoi rëndësinë që ka  informimi konkret i opinionit botëror  për krimet që Serbia i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal  në vitet 1998/1999.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 12 tetor 2019 në rubrikën e lajmeve patëm rastin të lexojmë reagimin e  Vlora Çitakut, ambasadores së Kosovës në OKB, me titull, Vlora Çitaku: Atyre që votuan për Handken duhet tu dërgohen fotografi të gjenocidit  në Bosnje dhe Kosovë”.

Ne në vazhdimësi me vite kemi apeluar se është më se e nevojshme që lidershipet e Kosovës duhet ta organizojnë përkthimin në gjuhë të huaja të librave të botuar në Kosovë për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, si edhe materialet e tjera, dhe sëbashku me fotografitë tu dërgohën ambasadorëve në OKB, BE, KE dhe burshtetasve tjerë nëpër botë, për ti informuar  më konkretisht  me  krimet, vrasjet, masakrat e dhunimet makabëre që  në Kosovë i kryen ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë.

Lidhur me këtë letra publike u kem dërguar Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit dhe Vlora Çitakut, por për fat të keq tërë këto apele tona  nëpërmjet shkrimeve të botuara kanë  hasur në vesh të shurdhër.

Intuita jonë  e  gazetarit na ka bindur se përkthimi i këtyre librave dhe materialeve në gjuhë të huajja dhe shpërndarja e tyre nëpër botë është më se e domosdoshme, e para, për të trokatur në ndërgjegjen ndërkombëtare për krimet shtazarake që Serbia i kreu në Kosovë, e dyta, për mundësinë që krijon libri  për tu lexuar në çdo kohë dhe për tu përçuar dorë  në dorë që nga anëtarët e familjes, te farefisi dhe miqtë, dhe e treta, në këtë mënyrë do ti mbyllej goja  propagabdës gënjeshtare  të Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Kemi apeluar në  vazhdimësi se është më se e domosdodhme dhe më efektive që funksionarët  nga Kosova në të gjitha takimet me homologët e tyre është mirë që pas takimit,  bashkëbiseduesve tu japin nga një libër, dokument apo fotografi të gjenocidit serb në Kosovë.

Komunikimi i këtillë me  botën ndërkombëtare me siguri që do të jepte efekte tejet pozitive në informimin për  gjenocidin serb në Kosovë.

Në WEB faqen e “Bota Sot” më  24 gusht  2019 patëm rastin të lexojmë  apelin me titull :”Blini një libër për  të  ndihmuar femrat e përdhunuara”, apel i Organizatës Humanitare “Jeta në Kastriot”  që përkujdeset  për 216  femta të dhunuara  dhe 47 fëmijë  jetimë të kësaj kategorie.

Bëhej fjalë për librin e autores Luljeta Selimi që  flet për rëfimet autentike të femrave të dhunuara në Kosovë,  i përkthyer në anglisht, gjermanisht dhe italisht, që kushtonte 10 euro dhe që paratë nga shitja e këtij libri do të derdheshin në xhirollogarinë e  Organizatës Humanitare “Jeta në Kastriot”.

Të themi të drejtën na  bëri shumë përshtypje pse lidershipi aktual në Kosovë nuk e ka ndihmuar këtë organizatë humanitare, ose të paktën ti kishte ble këto libra, të përkthyer në gjuhë të huaja dhe ti shpërndante në OKB, BE, KE e gjetiu.

Puna e parë që është dashur ta kryejnë Behgjet Pacolli, si ministër i Jashtëm  dhe Vlora Çitaku, ambasadore në OKB,  duhej të ishte organizimi i përkthimit në gjuhë të huaja dhe shperndarja  nëpër botë e librave, dhe e dokumenteve e fotografive  që pasqyrojnë agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë.

Një angazhim dhe realizim i këtillë do ta kryente misionin e qindra ambasadorëve në të mirë të Kosovës.

Por  ja që një gjë të tillë për fat të keq  nuk e bënë  lidershipet e derisotëm në Kosovë, me çka i kanë bërë një dëm të madh Kosovës.

Të shpresojmë që një gjë të tillë ta kryejnë me sukses fituesit meritorë të zgjedhjeve të  6 tetorit, sepse vetë koha e tregon se përkthimi dhe shpërnarja e këtye librave nëpër botë është më se e domosdoshme.

Në këtë drejtim duhet të veprojë edhe Vlora Çitaku, në të mirë të saj  dhe të Kosovës, sepse në 20  vitet e kaluara nuk është bërë asgjë.

Përkthimi i këtyre librave në gjuhë të huaja dhe shpërndrja nëpër botë do ta ndërgjegjësonte dhe vetëdijësonte më shumë faktorin ndërkombëtar, sepse edhe mbamendja sa vjen e dobësohet.

Në këtë mënyrë hapërimi i Kosovës drejt ardhmërisë së saj do të ishte  më i lehtë, ndërsa do të ishte edhe një grusht i fuqishëm kundër Serbinë  agresore gjenocidale dhe gënjeshtare e shekullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat