Hapësira regjionale ekonomike e mini-Ballkanit: Nevojë apo sherr

Opinione

Hapësira regjionale ekonomike e mini-Ballkanit: Nevojë apo sherr

Nga: Muhamed Halili Më: 17 tetor 2019 Në ora: 09:35
Muhamed Halili

Paraqitjen publike të Gent Cakajt, i ngarkuar me punë si ministër i jashtëm dhe I integrimeve të Republikës së Shqipërisë në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës e ndoqa me kërshëri dhe kujdes të posaçëm nga fakti se nominimi I tij i padekretuar nga  presidenti Meta interpretohet jashta Shqipërisë si , sipas përfoljes, lidhje nepotizmi mbështjellur me kinse gjenialitetin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ministri (përkundrejt një gazetari të mirënjohur dhe  përgatitur mirë) me një theks arkaik të fjalëve, u përpoq t’I sqaroj shkaqet pse Shqipëria (si duket), në Samitin e Këshillit evropian që do të fillojë sot e mbaroj nesër, nuk do ta ketë fatin që të fitojë edhe caktimin e dates për fillimin e negociatave për tu bërë anëtare fuqiplotë e BE-së. Në disa pyetje të gazetarit Balla nuk mu deshë shumë ta dëgjojë ministrin sepse disa ditë para e pata dëgjuar Edi Ramën për këto çështje dhe ministri mu duk si portparol I tij.

Ministri  gjatë kohës sa zgjati emisioni ra në hall të madh të argumentojë se pozicioni I Republikës së Maqedonisë së Veriut para  Komisionit të BE-së është I njejtë me pozicionin e Republikës së Shqipërisë. Këtë të pavërtetë ai u mundua ta bëjë lajm të saktë duke u përpjekur që dështimet e qeverisë Rama nga fusha e sundimit të së drejtës, krimit të organizuar ti paraqesë si suksese të qeverisë. Ajo që gjatë emisionit Cakaj nuk e dinte është fakti se çdo person publik kur gjindet në emisione të tilla ai u ekspozohet gjykimeve të shikuesve që për fat të mire u takojnë shtresave të ndryshme shoqërore si studentëve, intelektualve, politikëbërësve, të interesuarve për tema të lloj llojshme dhe duhet të ketë kujdes në fjalën e shqiptuar dhe mendimin e dhënë sepse këto shtresa është tepër vështirë ti manipulojsh e aq më tepër t’I gënjesh.

Gjatë referimit të tij të përsëritshëm dhe bezdisshëm Cakaj thirrej në Raportin e progresit të muajit maj të vitit 2018 dhe asnjëherë nuk e pa të udhës që të thirret në diskutimet për Shqipërinë në Parlamentn e Hollandës, udhëzimet e Bundestagut gjerman, kërkesën e 14 vendeve anëtare të BE-së për ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia, të thirrej në ato fjalë të rënda që presidenti francez Makron I tha për Shqipërinë në konferencën për shtyp në takimin e 21 ministror të Francës dhe Gjermanisë në Toulouse të Francës. Ministri me siguri atëherë nuk kishte  pasur mundësi ti lexojë edhe rekomandimet drejtuar Këshillit  evropian ku për Maqedoninë rekomandohet fillim I negocimeve menjëherë kurse për Shqipërinë në pjesën e pare të vitit 2020 me një varg të madh (gati të pafund!) kushtëzimesh por vetëm e gjithnjë thirrej në planin Makron për transformimin e brendësjëm të BE-së. Kushedi për të satën here ministri jepte vlerësime kontradiktore për të arriturat e Maqedonisë në fushën e reformave (edhe pse edhe ato dështuan) dhe e dezinformonte opinionin se konstatimi i institucioneve të BE-së është se Shqipëria I ka përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara një vit më pare nga ana e  Komisionit.

Qesharakja ndodhi atëherë kur ministri u përpoq me fjalorin e Edi Ramës ta arsyetojë praninë e kryeministrit shqiptar në samitin  e treshit Vuçiq,Rama,  Zaev,  për Union doganor që presidenti serb Vuçiq e thirri në Novi Sad. Në intervistën e tij Cakaj na informoi se kjo nismë ende nuk e ka marrur pamjen përfundimtare, se nuk na qenke punë e keqe (aq më tepër tragjike!)se nisma ka qenë e presidentit serb dhe se qëllimi paska qenë I mire dhe se treshja famoze me bashkëpunimin mes vete (dhe më vonë bashkangjitjen e të tjerëve) do të krijojë një treg prej 18 milionësh!!! Ministri gjithashtu u përpoq të na bind se nisma e Vuçiq i ngjan  Procesit të bashkëpunimit të Jug-lindjes së Evropës (South-East European Cooperation Process (SEECP) ku ai paska qenë pjesmarrës , si pjesë e kabinetit të kryeministrit.

Duke qenë përfaqsues i Shqipërisë në SEECP (siç tha vetë) Cakaj është dashur ta këshillojë “shefin” e tij Edi Rama të mos shkojë në “qytetin e bukur të Novi Sadit” (siç u shpreh Rama) për të krijuar një organizatë regjionale paralele nën udhëheqjen e Vuçiq sepse Procesi I bashkëpunimit të Evropës Juglindore, krijuar në vitin 1996 në

takimin e ministrave të jashtëm të SEECP mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ku anëtare janë 12 vende dhe ate Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Moldova, Rumania, Serbia, Bullgaria, Mali Zi, Greqia, Slovenia , Turqia dhe Kosova nga 2014 qartë e ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik regjional.

Dokumenti bazë I kësaj organizate regjionale është Karta për marrëdhënie të mira fqinjësore, Stabilitet, Siguri dhe bashkëpunim në Evropën Juglindore aprovuar në Bukuresht në vitin 2000.

Në qëllimet e themelimit të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore shkruhet se “ky forum I bashkëpunimit regjional ka për synim forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mire midis të gjithë pjesmarrësve nga Jug-lindja e Evropës duke e shndërruar këtë regjion në hapsirë të paqës, sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit me qëllim të vetëm integrimin e plotë të Evropës Juglindore në strukturat Euro-Atlantike”.

Pak më poshtë, po në të njejtin paragraph shkruan se qëllimi tjetër I kësaj organizate është “ …krijimi I kushteve për integrim të plotë individual në strukturat evro-atlantike politike, ekonomike dhe të sigurimit . Instrumentet më të mëdha, mekanizmat dhe programet për bashkëpunim të përbashkët në fushën e ekonomisë siç janë: promovime tregtare dhe investuese, duke përfshirë edhe eliminimin e pengesave ekzistuese, inkurajimin e lëvizjes së lire të mallërave, kapitalit dhe tregëtisë, lehtësimin e lidhjeve të biznesit, hamronizimin e legjislacionit me standardet e BE-së, liberalizimin dhe harmonizimin e tregëtisë dhe politikave të transportit, nënshkrimin e marrëveshtjeve tregëtare dhe mbështetjen  e instrumenteve më efikase për tregëti të lire…” Shtrohet pyetja çka Vuçiq I ofroi më tepër se kjo Ramës dhe Zaev? Mos vallë Rama shkoi  te Vuçiq ta anashkalojë Kosovën e cila  nga 15 korriku 2019 deri në 2020 do të kryesojë me Procesin e Evropës Juglindore apo nga inati se sekretarja e përgjithëshme e kësaj organizate është Majlinda Bregu?

A harroi Cakaj ti thotë kryeministrit të tij se me nismën e tij Shqipëria e bojkotoi Samitin e Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore, mbajtur më 8 korrik 2019 në Sarajevë në shenjë solidarizimi me Kosovën?

Pse Rama shkoi pas bajrakut të Vuciq për krijimin e Hapsirës regjionale ekonomike të Ballkanit perëndimor, skicuar në Samitin e Trieshtës në korrik të vitit 2017?

A nuk e pa Rama se me këtë nismë Vuçiq don ta neutralizojë kryesimin e sukseshëm të Kosovës në Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe ate ta quaj pjesë integrale ekonomike të Serbisë poqese arrin sukses me krijimin e Hapsirës regjionale ekonomike të mini-ballkanit e jo Ballkanit perëndimor siç është paraparë në  Samitin e Triestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat