Detyra urgjente e LDK dhe LVV: Emergjenca kombëtare - ndërtimi dhe funksionimi i Shtetit ligjor

Opinione

Detyra urgjente e LDK dhe LVV: Emergjenca kombëtare - ndërtimi dhe funksionimi i Shtetit ligjor

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:17
Skënder S.Kapiti

Kosova përballet  me shumë sfida dhe vështirësi të mëdha . Pikërisht dështimi i politikës kosovare përballë këtyre sfidave ishin shkaqet kryesore që elita politike  dhe PAN që ishte si autore dhe shkaktare për gjëndjen në Kosovë mori ndëshkimin e merituar.

Cilat janë këto sfida?

Ato janë: krimi i organizuar, krimi gjyqësor, krimi i korrupsionit, krimi i vjedhjes dhe hajnisë etj., dhe si autore e kësaj është  klasa politike e mafio-oligarkisë që kishte kapur shtetin. Të gjitha këto që i përmenda më sipër  si krime dhe padrejtësi, dhe që mundësuan   instalimin  e sistemit të kapjes së shtetit nga  mafio-oligakia vijnë vetëm atëhere kur nuk sundon ligji, pra kur nuk funsionon drejtësia , pra kur nuk funksionon Shteti i së drejtës , shteti ligjor.

Dhe prandaj duke qenë se po nga mosndërtimi dhe mosfunksionimi i shtetit të së drejtës , për këtë arësye si më kryesore  edhe nuk ka  a zhvillim, as progress ,as mirëqënie, as punësim  dhe as  liberalizim vizash, edhe nuk ka njohje të reja për Kosovën por përkundrazi pati   regres, pra nuk ka as integrim në BE.

Prandaj detyra parësore e Kualicionit qeverisës LVV-LDK ka: vendosjen , ndërtimin dhe vënien në funksionim të ligjit dhe të drejtësisë,  pra ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Kur vihet në funksioni ligji dhe drejtësia atëhere fillojë e funksionojnë edhe shteti, edhe shoqëria, fillon dhe luftohet edhe krimi, edhe korrupsioni, edhe hajdutëria.

Me vënien  në funksionim të shtetit ligjor dekriminalizohet automatikisht edhe politika ,edhe drejtësia.

Urgjent dhe si detyrë të parë  Vjosa Osmani DHE Albin Kurti , kualicioni qeverisë LVV-LDK duhet t’i përkushtohen emergjencës kombëtare, e cila është ndërtimi dhe vënia në funksionim të  shtetit të së drejtës.

Vetëm kështu fillon çmontimi i sistemit të korrupsionit , krimit të organizuar dhe të hajdutokracisë, pra çmontohet  mafio-oligarkia.

Shqiptarët e Kosovës presin rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit si dhe ndëshkimin e autorëve dhe të bartësve të tyre; presin pastrimin e sistemit politik dhe të atij gjyqësor prej atyre individëve me rekorde krimi, korrupsioni, hajnije e tradhëtie, pra presin fillimin e funksionimit të shtetit ligjor , presin VETTING-un i cili është jetik për Kosovën.

Albini dhe Vjosa , pra bashkëqerisja LVV -LDK, ka mbi supe këtë mision jetik historiko-kombëtar.

Dhe se sa i rëndësishëm është ai duhet parë dhe mësuar nga Shqipëria, e cila ka mbi 100 vite shtet, dhe vetëm pse Shqipërinë e keqqeverisën injorantët,të papërgjegjeshmit , padrejtesia, krimi , hajnija , korrupsioni, nepotizmi dhe interesat personale të shtetarëve të saj , Shqipëria edhe sot mbetet vëndi më i parapambetur në Europë në rrugën e civilizimit, progresit e mirëqënies, e prapambetur në demokraci dhe e fundit në integrimin europian. Shqipëria problematike edhe në papunësinë, për varfërinë dhe për eksodin. Prandaj me Vjosën dhe Albinin shpresojnë shumë shqiptarët, dhe një shëmbull i mirë i tyre do të kishte një rëndësi të madhe gjithkombëtare për përmirësimin dhe për zhvillimin civil, demokratik, kombëtar, patriotik dhe  integrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat