Historia Politike e Ballkanit

Opinione

Historia Politike e Ballkanit

Nga: Prof.Dr.Nijazi Halili Më: 17 tetor 2019 Në ora: 12:22
Prof.Dr.Nijazi Halili

Gadishulli i Ballkanit - Gadishulli Ilirik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës juglindore. Rajoni merr emrin nga malet e Ballkanit, që shtrihen përmes qendrës së Bullgarisë në Serbinë lindore. Rajoni ka një zonë të përbashkët prej 550.000 km² dhe një popullsi prej rreth 55 milion banorësh me dendësi 110.7b/km2

Emri "Ballkan" vjen nga fjala turke qe do të thotë "një zinxhir e maleve pyllëzuar". Emri i lashtë greke për Gadishullin Ballkanik ishte "gadishulli i Haemus)". Ballkanit i janë referuar edhe si Evropa Juglindore.

Gadishulli Ballkanik shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik, Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara e Detit Egje në lindje. Konsiderohet se kufiri verior shkon deri në Triestë, Lubljanë, rrjedha e lumenjve Sava dhe Danub në gjatësi 1.200 km. Kufiri verior më tepër është kufi konvencional se natyrorë. Kushtet natyrore të gadishullit Ballkanik ofrojnë lidhje të mirë me Evropën e Mesme, dy gadishuj tjerë të Evropës Jugore, orientim kryesor kanë shtetet mesdhetare.

Gadishulli Ballkanik shërben urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë. Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumenjve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj.

Marrë në tërësi edhe pse Ballkani është i pasur me minerale dhe të mira të tjera, mbetet regjioni më pak i zhvilluar në kontinentin e Evropës. Shkaqet e një ngecje të tillë kanë ndikuar konfliktet dhe luftërat e brendshme dhe të jashtme, në marrëdhëniet  feudale e socialiste. Kjo gjendje ndikoi të rriten dallimet në shkallën e zhvillimit ekonomik në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor e Bullgarisë, në njërën anë, dhe Greqisë e vendeve të BE-së, në anën tjetër.

Duke iu falënderuar kushteve klimatike dhe pedologjike mundësitë për zhvillimin e bujqësisë janë shumë të volitshme. Pjesëmarrja e tokës së punueshme është 34 %, e livadheve dhe kullotave rreth 27%. Prej kulturave mesdhetare rriten ulliri, agrumet, rrushi, fiku, pambuku, orizi, duhani etj. Përhapje mjaft të madhe kanë drithërat si gruri, pastaj misri, panxharsheqeri, luledielli, pemët. Ballkani ka qenë i njohur edhe për nga blegtoria, mbajtja e deleve, gjedheve dhe kafshëve tjera. Pyjet në Ballkan zënë 29% të sipërfaqeve bujqësore dhe kanë rëndësi ekonomike.

Deri kah fillimi i viteve të 90-ta Ballkani kishte trend të zhvillimit pozitiv, por pas krizave politike dhe ekonomike, shumë; degë ekonomike dhe industria pësuan rënie. Viteve të fundit në disa vende të gadishullit ekonomia ka filluar të rimëkëmbet.

Vendet e Ballkanit kanë mungesa të thëngjill gurit dhe naftë, mirëpo në anën tjetër, disa prej tyre kanë linjit dhe hidroenergji.  Shumica e vendeve janë të pasura me boksit, plumb, zing , bakër, pak hekur, pastaj jometale si magnezite, kaolin, azbest, mermer etj.

Prej degëve të industrisë dallohen degët e industrisë së lehtë, më pak të rëndë dhe përpunuese. Turizmi në vendet e gadishullit Ballkanik po përjeton një zhvillim të hovshëm, sidomos turizmi detar. Prej shteteve që dallohen me turizëm janë Greqia, Kroacia pjesërisht Bullgaria e Mali i Zi, ndërsa kohëve të fundit filloi shumë shpejt të zhvillohet edhe në Shqipëri.

Bregdeti Adriatik i Kroacisë me 700 ishuj tërheqës, pastaj arkipelagu i Egjeut e Jonian me afër 500 ishujsh së bashku me klimën e ngrohtë mesdhetare dhe kulturën e vjetër antike ndikuan në zhvillimin e turizmit. Nveli i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në Ballkan nuk është në nivel të duhur. Vendet e Ballkanit të cilat kanë dalje në dete kanë zhvilluar transportin detar. Në këtë aspect dallohet Greqia. E cila me 26 milion BRT, zënë vendin e pestë në botë. Portet më të mëdha detare të vendeve Ballkanike janë: Athinë, Selaniku, Rjeka, Tivari, Durrësi, Varna, Burgasi, Konstanca, Stambolli.

Pjesë të shkëputura nga Libri “Dështimi i Diplomacisë ne Ballkan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat