A do të ndalen pazaret antikombëtare të Edi Ramës ndaj Kosovës?!

Opinione

A do të ndalen pazaret antikombëtare të Edi Ramës ndaj Kosovës?!

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 18 tetor 2019 Në ora: 09:51
Mr. Bislim Aliu

Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë,  ka kohë, që na ka rënë të dëgjojmë, se ndryshe flet e krejt ndryshe vepron, bile sa i përket Kosovës!  Ai aq lirshëm flet dhe aq lirshëm vepron fshehurazi për Kosovën, thuajse Kosova është pronë private e tij dhe me te mund të bën çfarë të dojë?!  E institucionet e Kosovës për këtë, që moti ishte dashur që të reagojnë , kundër veprimeve të tij skandaloze, të cilat janë shumë të rrezikshme ndaj Kosovës. E ai vazhdon e vazhdon me lloj-lloj “marifetesh” pa u ndalur, bile shkon aq larg me biseda të fshehta me Aleksandër Vuçiqin , duke biseduar për ndarjen e Kosovës?!!!

Për këtë, dihet mirëfilli se Rama, para 2-3 vjetësh, në  biseda të fshehura në Nish, me Aleksandër Vuçiqin kanë biseduar për ndarjen e Kosovës!  E ne, tani, mund të pyetemi; me çfarë të drejte Rama fshehurazi bisedon me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës? Dhe, a thua, ku e mori ai atë guximin që të flas për Kosovën kur ai nuk është kryeministër i Kosovës?!

Dihet mirëfilli se Serbia qe 100 e sa vjet angazhohet me lloj-lloj planesh për ndarjen e Kosovës. Dhe tani, na del Edi Rama, duke u paraqitur si “patriot” dhe shpetimtar i Kosovës, dhe bie në “kurth” të Serbisë, respektivisht të Aleksandër Vuçiqit pë ndarjen e Kosovës?! Ai flet me Vuçiqin fshehurazi thuajse Kosova nuk është e pavarur. Pra, flet për Kosovën, pa lejen e saj dhe të politikanëve të saj. E pushtetarët e Kosovës dhe institucionet e saj, asnjëherë nuk reaguan ndaj deklaratave dhe veprimeve të tij skandaloze ndaj Kosovës?!  E unë do ta pyesja Ramën; me çfarë të drejte flet për Kosovën, kur në biseda të fshehta me Vuçiqin, ia bën kurthën Kosovës dhe bëhesh nismëtar i ndarjes së Kosovës!  Ke harruar ti Edi Rama, se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran, që nga 2008-ta me institucione dhe politika legjitim që e udhëheqin Kosovën.  Andaj, askush nuk mund ta ndaj Kosovën, pa u pyetur populli. E populli është sovrani i Kosovës dhe ai, asnjëherë nuk do ta ndaj Kosovën , as sot dhe as kurrë?!!! . . .

Ose tani, para do ditësh, Edi Rama , sërish ra në “kurthin” e Aleksandër Vuçiqit, për formimin e “Minishengenit BallkaniK” ku mori pjesë edhe Zoran Zajev, i Maqedonisriore, të cilët të tretë nënshkruan deklaratën e përbashkët, të Ballkanit Perindimor, e cila flet për lëvizjen e lirë të njerëzve, të mallrave dhe të sherbimeve?!  Kjo, gjithsesi, i shkon për shtati Serbisë, e cila na paraqitet si faktor paqeje me shqiptarët, andaj e fut Shqipërinë në kurthin e saj?!!!  Ndoshta kjo nismë e re, do të ishte në rregull, sikur edhe Kosova të ishte pjesë e saj, megjithatë, Kosova nuk përmendet fare!. Ndaj, si mundet Rama ta nënshruaj këtë nismë, e Kosova të mos marri pjesë fare? Pra Shqipëria bën pjesë në këtë “Minishengen Ballkanik” pa Kosovën, ndaj ky veprim i Edi Ramës është një thikë pas shpine, pse jo edhe një fatjeqësi dhe tradhëti kombëtare!

Andaj, nga ky fakt edhe mund të themi, se jo vetëm Serbia, që po e pengon Kosovën, por besa edhe Shqipëria me të madhe po e injoron Kosovën., bile në këtë rast sheshazi. Pra, është totalisht veprim i gabuar i Shqipërisë , konkretisht i Edi Ramës, që të bënë marrëveshje me Serbinë dhe Maqedonin Veriore, ku në të, nuk përfshihet edhe Kosova?!!! A thua, çka paraqet për ty Kosova o Edi Rama, shtet i pavarur apo po mendon se akoma Kosova është pjesë e Serbisë?!!!

Megjithatë, një reagim i ashpër , erdhi tani nga Vjosa Osmani, kandidate për kryeminister nga LDK-ja, e cila reagoi ashpër, duke e quajtur këtë marrëveshje fatkeqësi  kombëtare, idenë e krijimit të “Minishengenit Ballkanik”. Pra, ky është një gabim fatal dhe i pafalshëm i  Edi Ramës.

Në këtë drejtim për këtë marrëveshje antikombëtare, reagoi ashpër edhe Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga VV-ja, i cili u shpreh; “Unë dua që Shqipëria ta shoh Serbinë me sytë e Kosovës” ?! Andaj, një nismë të tillë, nuk e mbështesin shqiptarët, bile shqiptarët e Kosovës, jo se jo, pa u përfshi edhe Kosova si shtet i pavarur dhe Sovran. Nuk e humb aq leht pavarësinë o Edi Rama. Kosova qe sa vite është e larë në gjak, bile në luftën e fundit Serbia ka bërë masakra të tmershme. E ti flet aq lirshëm me Serbinë, thuase Kosova nuk është shtet!

Në këtë drejtim, Edi  Ramës duhet ashpër t’i  reagoj Kosova. Ai duhet gjithsesi t’i ndaloj këto pazare antikombëtare dhe të fshehura që po i bën ndaj Kosovës. Pra, Edi Rama Kosova është shtet dhe ashtu edhe do të mbetet, sot, nesër e gjithmonë. Lej në njerën anë pazaret dhe “pallavrat” tua antikombëtare  dhe mos fol më për Kosovën. Për Kosovën flet populli si sovrani kryesor i Kosovës!  Kosova është shtet i pavarur që nga 2008-ta dhe ashtu edhe do të mbetet gjithmonë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat