Pse po fyhet mërgata shqiptare?!

Opinione

Pse po fyhet mërgata shqiptare?!

Nga: Ismet Rashiti Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:54
Ismet Rashiti

Në një të ashtuquajtur analizë zgjedhore, me theks të veqant në efektin e votave nga diaspora të organizuar në TV Klan Batoni të datës 16 tetor 2019, u shpërfaqën hapur mendime të sëmuara kundër mërgatës shqiptare, deri te pikëpyetja e tyre nëse duhet lejuar të votojnë ! Kishte ndër ata « analistë » mediokër, pa përgaditje, e pa kompetencë profesionale që shkumuan dhe u përjargën tërë kohën para kamerave si autoparlant të shkoqur që t'a përbaltin kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur mërgata shqiptare në të gjitha proceset dhe periudhat historike të kombit shqiptar, duke filluar nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Mbase si duket, ky ishte edhe qëllimi kryesor i organizimit të kësaj « analize » tendencioze dhe me rreziqe të mëdha mbarëkombëtare.

Një medium si Klan Batoni që është çmendur nga fitorja e Albin Kurtit, për arsye që vetëm ai mund ti din, me disa analistë mediokër, nuk meriton të merret seriozisht dhe as të shikohet nga askush, meqë hapur ka dalur kunder vullnetit të popullit shqiptar, kundër demokracisë dhe kundër zhvillimit dhe progresit të Republikës së Kosovës. Po ja që një i çmendur e hedhë një guri në pus dhe njëqind të menqur e kanë vëshirë me nxerrë. Pra, ky klan nuk po len guri pa lëvizur për devijimin e vullnetit të popullit të shprehur përmes votës së lirë! Në këtë kontest u viktimizua edhe mërgata e pastër si loti, e cila aq sa mundi dhe në kushte të pabarabarta realizoi të drejtën e saj për të votuar.

Njerzit kanë të drejtë të mospajtohen dhe kjo është krejt nërmale për një shoqëri demokratike, por të shkoi inati deri atje sa dikush të kërkoi mohimin e të drejtës së votës për mërgimtarët, për shkak se nuk votoi sipas preferencës së dikujtë, vërtetë është skandaloze dhe brengosëse njëkohësisht, sepse asiqare dikush po përpiqet të shkaktoi përqarje kombëtare. Për më tepër, kur i gjithë ky debat bëhej pa asnjë kompetnecë profesionale dhe pa praninë e asnjë përfaqësuesi të mërgatës. Kjo dëshmon më së miri se i gjithë ky vrerë antimërgatë po derdhej për qëllime të caktuara puro politike në llogari të segmenteve të ndryshme anishqiptare me pasoja të mëdha për lëndimin e demokracisë pluraliste. Kjo për arsye të inateve përse mërgata paska votuar më shumë për këtë apo atë parti politike. Sjellja e papërgjegjëshme, amatore dhe tendencioze e dy prej « analistëve », në analizën e Klan Batonit, nuk kishte të bënte fare me analizë. Aty u shpërfaqë hapur tendenca për fyerjen publike të mërgatës dhe ndarjen e shqiptarëve në mes atyre që jetojnë në Kosovë dhe atyre që jetojnë në mërgatë. Ky mbase edhe ishte qëllimi i kësaj « analize », në të cilën analizonin individ që nuk janë ekspert të kësaj fushe. Që janë të frustruar nga fitorja e njërës apo tjetrës parti dhe që nuk kanë lidhe morale, intelektuale e as profesionale për këto probleme. Ky nuk ishte, pra, qëllimi i analizës së zgjedhjeve, por ishte qëllimi i përpjekjeve për fyerjen e mërgatës shqiptare që nuk votuan ashtu siç ka dashur Klan Batoni ! Ato që u folën në atë « analizë », nuk ishin gjë tjerër, përpos përplitje të ulëta për t’i përqarë shqiptarët në bazë të vendeve ku jetojnë. Në fakt gjatë kësaj « analize » në TV Klan, u shpërfaq naiviteti dhe primitivizmi i disa të vetquajturve « analistë » që për pak para janë të gatshëm të servilosën para çdo kujtë, duke shkelur mbi individualitetin kombëtar dhe të drejtat elementare njerëzore, deri te përpjekjet për mohimin e të drejtës për të votuar.

Së pari mërgata shqiptare në Evropë dhe një pjesë e madhe në SHBA nuk mundet, e as nuk guxon të quhet "diasporë", siç u përfol në atë « analizë » skandaloze, e me skenarë të rrezikshëm politik . Me të drejtë mund të thuhet se mërgata shqiptare është pjesë e pandarë e Atdheut, e cila jeton dhe merrë frymë krah popullit të saj. Ajo për asnjë moment nuk ka qenë e shkëputur nga fatet e Kosovës. Megjithëse tre nga « analistët », ishin më të arsyeshëm dhe përmendën lidhjet e forta që ka dëshmuar mërgata shqiptare me trungun e saj, nuk u përmend fakti kryesor se 80 për qind e bashkatdhetarëve kanë pronë private në Kosovë, për të cilën paguajnë tatimet njësoj sikurse të gjithë qytetarët. Pra paguajnë kanalizimet, ujësjellësin, rrymën, rrugët, ndërtimin e shkollave, xhamive, e çdo gjë tjetër. Falë kontributeve të mërgatës, një pjesë e madhe e fshatrave të Kosovës mirëmbajnë pastërtinë dhe rregullimin e fushave sportive, ambienteve kulturore e pastërtinë e rrugëve, varrezave dhe shesheve anë e mbanë Kosovës. Pra mërgata shqiptare për asnjë moment nuk është e shkëputur nga jeta politike, ekonomike, kulturore e sportive në Kosovë. Sot me sportistët e mërgatës krenohet gjithë kombi shqiptarë. Ata lënë të gjitha privilegjet në shtetet ku jetojnë dhe kthehen atje për ti dhënë emër atdheut, për t’ia shtuar krenarinë dhe dashurinë Kosovës. Me një fjalë, bashkatdhetarët tanë, kudo që janë, në çdo cep të botës, marrin frymë dhe jetojnë njësoj me hallet e përbashkëta të Kosovës. Në fund të fundit çfarë rëndësie ka largësia gjeografike në një Evropë ku pretendojmë të jemi të bashkuar të gjithë ?!

Tendencat për të krijuar një ndarje artificiale në mes shqiptarëve të mërgatës dhe atyre që jetojnë në Kosovë, kanë prapavi të rrezikshme për të ardhmën e vendit tonë. Këto përpjekje janë të orkestruara nga qarqe të ndryshme antishqiptare. Përqarja e shqiptarëve zanafillën e ka te elaboratet e shovinistëve serbë, motoja e të cilave është « ndajë e sundo ». Jo rastësisht, kohëve të fundit, element të ndryshëm po përpiqen të krijojnë vija ndarëse në mes shqiptarëve, në përputhje me eleboratet shoviniste serbomëdha të përpunuara edhe nga Akademia e Shekcave dhe Arteve në « Françuska 7 » të Beogradit.

Aktualisht nuk do të mund të imagjinohej Kosova si do të dukej pa mërgatën e saj, e cila në një formë, apo në një tjetër edhe sot e gjithë ditën e mbanë jetën gjallë në Kosovë.

Tendenca dhe primitivizmi i ndonjërit nga « analistët » analfabet që t’i ndalohet mërgatës e drejta për të votuar dhe për të qenë pjesë e pandarë e të gjitha proceseve politike, ekonomike e zhvillimore të Kosovës, është tepër e rrezikëshme.

Sado që nuk u tha hapur në këtë « analizë » nga kënvështrimi i dy nga pesë « analistët » e Klanit të Batonit, shpërfaqej një urrejtje edhe ndaj atyre shqiptarëve që kanë votuar për ndryshimin politik në Kosovë si një proces normal në një shoqëri demokratike.

Është për të ardhur keq që në kurthin e Baton Haxhiut, po thuaj se ra në grackë edhe Kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, i cili në intervisten e datës 17 tetor 2019, gjatë gjithë kohës u provokua me pyetje të cilat qëllim kryesor kishin përqarjen e skenës politike, përfshirë këtu edhe mërgatën shqiptare dhe mënyrën e votimit nga ana e saj !

Shqiptarët kudo që jetojnë, në çdo cep të botës, janë një e të pandarë. Historikisht mërgata ka luajtur rolë tepër të rëndësishëm, madje në disa momente edhe vendimtar në përcaktimin e fatit të Atdheut.

Të tillë do të mbeten gjithëmonë, brez pas brezi të lidhur fort me trungun e të parëve, pavarësisht pikëpamjeve të analfabetëve politik të vetëquajtur « analistë ».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat