Për në BE duhet shfrytëzuar autoritetin e Ismail Kadaresë në Francë

Opinione

Për në BE duhet shfrytëzuar autoritetin e Ismail Kadaresë në Francë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:22
Sulejman Mehazi

Gjuha frenge e Macronit në Shqipëri e Maqedoninë Veriore llogaritet e fundit karshi anglishtes, gjermanishtes e italishtes

Normale se do hidhërohet Presidenti i Francës Macron me Maqedoninë Veriore e Shqipërinë, çfarë të mire e përkrahje i kanë bërë Francës këto dy shtete?, asgjë.

Sa e kanë prezentuar kulturën, shkencën e historinë franceze, hiç, sa nxënës nëpër shkolla fillore e të mesme  mësojnë frengjishten? askush. Sa studentë ka në katedrat e apartamentet franceze nëpër universitetet e Republikës së Edi Ramës dhe Republikës së Zoran Zaevit?, shumë pak në krahasim me katedrat e gjuhës angleze e gjermane.

Aq e kanë nënçmuar Republikën e Macronit sa që gjuhë frenge në këto dy shtete llogaritet si e fundit karshi anglishtes, gjermanishtes e italishtes. Si t'ju pranojnë në Evropë kur ju jeni duke e nënçmuar popullin freng, gjuhën frenge dhe Republikën e Francës?!

Suksesi më i madh i Edi Ramës dhe Zoran Zaevit është "Srpska Šengen Viza".

Se dimë pse në këto momente kyçe e mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë, Ismail Kadare se përdor autoritetin e shkrimtarit të madh në Francë e t'i telefononte Macronit për pranimin e Shqipërisë në BE?!

Po do thoni është në moshë të thyer, ani se është mbi 80 vjeç, goja i punon, nuk do lodhet duke komunikuar me celular me Presidentin e Francës Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat