Për një politikë shqiptare ndryshe edhe më Maqedoni!!!

Opinione

Për një politikë shqiptare ndryshe edhe më Maqedoni!!!

Nga: Ilaz Kadriu Më: 19 tetor 2019 Në ora: 07:21
Ilaz Kadriu

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë jo vetëm që të kriminalizuarit i dërguan në opozitë, por, hapën mundësi të reja të një ndryshimi tjetër të rradhës në Maqedoni dhe pse jo edhe në Shqipëri .

Tendemi i kursit të ri politik Kurti/Osmani e lëvizën gurin e madh. Tani rrokullisja do të jetë e rëndë dhe e vështirë , por jo e pamundur.

Në Maqedoni, tendemi Sela/Bilalli të ndihmuar nga intelektualët në krye me Rekën u gjendën në anën e fituesëve dhe më këtë, u dha sinjali i një veprimi politik pak a shumë të njëjtë para dhe gjatë zgjedhjeve eventuale në Maqedoni.

Të hutuar dhe të çakorduar nga refuzimi i BE për hapjen e negociatave edhe në Maqedoni, garniturat politike të Lsdm dhe bdi, me tone herë herë të pamatura diplomatike hedhin gurë e dru në adresë të Macron-it dhe BE-së, duke mos cekur fare përgjegjësitë e udhëheqësve dhe qeverise së tyre për kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Zaevi mendoi se me ndryshimin e emrit dhe Marrëveshjen me Greqinë, Maqedonisë do ti sigurohet hapja negociatave. Politikanët pa përvojë rrëshqasin shpejt.

Tani, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë tjetër. Bile këtë me të drejtë e  kërkon me këmbëngulje edhe opozita. 

Kush frigohet nga zgjedhjet e parakohëshme?

Lsdm dhe BDI jo që frigohen, por edhe dridhen. Pse?

Ali Ahmeti në urimin e tij të paqartë, drejtuar jo fituesëve, por popullit, ashtu më stilin e Enver Hoxhës, pa i cekur emrat e fituesëve dhe subjekte e të tyre politike, dha sinjal edhe për veti edhe për Ramën, se humbjet e pozitave trokasin në derë, pasi me fitoren Kurti/Osmani, u thehet trekëndëshi i Bermudës Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe kështu e humbin edhe GPS-in.

Pastaj frigohet Zaevi. Zgjedhjet do ti fitojë Vmro. Dhe kjo është në rregull. Le të fitojnë nacionalistët maqedonë.

Në anën tjetër, do të fitojnë nacionalistët e drejtë shqiptarë. Këtë herë , shqiptarët që u anltarësuan gabimisht te Zaevi, do të kthehen në fitues duke kaluar të Sela/Kasami për imteresa kombëtare dhe materiale, pasi në Lsdm nuk bënë dhe nuk fituan asgjë !

Duke pritur një fitore të Vmro-së, do të kemi paralelisht edhe radikalizimin e politikës shqiptare nga opozita e përforcuar. Kjo, do sjelli ndryshimin e diskursit politik nga ai pasiv dhe i shterpë, në atë agresiv, të kapshëm dhe kreativ. 

Me fitoren e opozitës në Kosovë, morrën fund politikat shqiptare vendnumruese në Ballkan si dhe natyra e inferioritetit shqiptar në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat