Shqipërinë e islamizuar të Edi Ramës nuk e duan në Evropë

Opinione

Shqipërinë e islamizuar të Edi Ramës nuk e duan në Evropë

Nga: Gani Mehmetaj Më: 19 tetor 2019 Në ora: 12:16
Gani Mehmetaj

Shqipërinë e islamizuar të Edi Ramës nuk e pranuan në Evropë, këtë e panë të gjithë shqiptarët. Mund ta shajmë Francën e Makronin me të drejtë sa të duam, mund ta quajmë Evropën me fyerjen e moçme të Fishtës, por fajet i kishin edhe shqiptarët.

Me kokën në Anadoll e trupin në Tiranë e Beograd, do të mbetet Shqipëria e Edi Ramës në karantinën ballkanike me serbë e maqedonas. Me mik diktatorin  e Turqisë, sponsorë shoqatat islamike, askush s'ta fal. Të Pretendosh Evropën dhe të ndërtosh xhaminë më të madhe në Ballkan, me paratë turke, duke ia zënë frymën kryeqytetit, është diçka që s'ta kap mendja.

Të pretendosh Evropën dhe të lejosh që Sheshi Gjergj Kastrioti të bëhet faltorja islamike më e madhe në Evropë, është diçka që e tmerron Evropën, prandaj ka rrezik të ta bëjnë murin më të madh se sa ai i ShBA-së me Meksikën. Të pretendosh Evropën dhe të lejosh grupet militante islamike të falën në rrugët e Tiranës, kur zhvillohet trafiku më i madh, është diçka që nuk shkon, gjëra të tilla ndodhin në Kandahari, por jo në Evropë.

Shqipëria e Edi Ramës kishte edhe mëkate tjera, mëkate pati edhe Evropa, duhej të na fuste me dhunë në gjirin e vet, sepse vetëm kështu do t'i shuante pushtetarët e kriminalizuar.  

Refuzimi i Shqipërisë së islamizuar të Edi Ramës nga BE, duhet të jetë shembull për opozitën shqiptare se si nuk bëhet politika e diplomacia. Shqipërinë duhet ta largojnë nga vazaliteti turk e vartësia e islamizmit të shteteve të Gjirit. Vend evropian e anëtar i shteteve islamike kurrë s'do të ketë qasje në BE. Këtë fakt  duhet ta kenë vath në vesh edhe opozita. Flirt me Turqinë deri në vartësi me humbje të sovranitetit e integrim në Evropë nuk ka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat