I vetmi rob i Zotit që do të mund t'i shtynte shqiptarët në “përleshje qytetare” është Erdogan

Opinione

I vetmi rob i Zotit që do të mund t'i shtynte shqiptarët në “përleshje qytetare” është Erdogan

Nga: Kimete Berisha Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:23
Kimete Berisha

S'di çka ju ka bë këtyre shqiptarëve, qysh i ka magjepsur ky, ama përkrahësit e tij janë aq fanatikë, aq të obsesionuar pas tij, sa nuk lënë shibël me ra n'të.

E kam përshtypjen (jo, por jam e sigurtë) se sikur mo' Zot, Erdogan t'u thoshte 'veç përpara', kërrsh na kishin bë.

Erdogan e ka dashurinë e këtyre shqiptarëve si 'ushtri' që e ruan nga 'urrejtja', dhe llogarit në këtë dashuri të obsesionuar të këtyre shqiptarëve si në një 'ushtri' që për armë ka dashurinë e verbër.

Ku po do ti ushtri më të fortë se dashuria!

Gjithë ditën ua shajnë Hashim Thaçin e Ilir Metën, atyre nuk ua ndin, me ua përmend Erdoganin, të 'fshijnë përpara'.

Pse? Që është mysliman, s'është argument i dashurisë, se edhe Hashimi dhe Iliri janë myslimanë!

Ani pse pra e doni aq shumë sa që u duket 'i mirë' edhe kur ushtria e tij vret fëmijë kurdë.

Diçka s'është në rregull me këtë dashuri.

Ju duane, askush s'ua ndal, edhe me dasht s'mundet me ua ndal kush, se dashnia është e lirë, ama, mos e impononi dashninë tuaj për të, si obligative për krejt shqiptarët. Se nuk mundeni.

Këqyruni në pasqyre dhe do ta shihni se si ju ka bë arrogantë kjo dashuri.

Kosova nuk bëhet Turqi.

Shqiptarët nuk i bën feja turq, ashtu siç turqit nuk i bën feja arab.

Atij që ju ka mashtru, shkoni këndonjani naj rukje.

Është një ilaç që del nga K'urani dhe të shëron nga dashuria e tepërt dhe e obsesionuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat