Narcizmi i Behgjet Pacollit, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe Hashim Thaçit

Opinione

Narcizmi i Behgjet Pacollit, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe Hashim Thaçit

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 19 tetor 2019 Në ora: 20:38
Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Hashim Thaçi

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 14 tetor 2019, ne faqen e lajmeve në aktuale, patëm rastin të lexojmë informatën e shoqëruar me foto me titull: “Pamje nga shtëpia luksoze e Behgjet Pacollit  në Lugano”.

Në këtë informatë thuhej se “Kreu u AKR Behgjet Pacolli e kaloi këtë fundjavë bashkë me fëmijët e tij  në Lugano. Përmes një postimi në Facebok ai na solli pamje nga kjo pjesë. Një familje plot dashuri familjare, atmosferë magjike  dhe të mirë me Hanën, Isën, Diarin dhe Armanin në Lugano”, shkruan Pacolli.

Po në WEB faqen e “Bota Sot” në ditën e dytë pas zgjedhjeve, në faqen e lajmeve në aktuale, patëm rastin të lexojmë informatën e shkurtër të ilustruar me pamjen e Ramush Haradinajt me bashkëshorten e tij duke ngritur dolli me nga një gotë verë, dhe në vazhdim edhe fotoja e shishes së verës që kushtonte  as më pak e as më shumë por mbi 700 euro.

Po në WEB faqen e “Bota Sot” kemi lexuar informatat për shtresimin e pasurisë dhe për nepotizmin edhe të Fatmir Limajt.

Në WEB faqen e “Bota Sot” gjatë pushimeve verore, në faqen e lajmeve, gjithshtu lexuam informatën se Hashim Thaçi është duke i kaluar pushimet në një nga plazhet e Turqisë dku për një ditë paguan pansionin prej 5600 euro.

Behgjet Pacolli, milioner i Kosovës, me sa jemi të informuar pasurinë e ka fituar jashtë Kosovës duke punuar me zotësitë e tij.

Ajo  që nuk na pëlqeu kur e lexuam këtë informatë tregon naivitetin, mendjemadhësinë, narcizmin, mburjen, megallomaninë e tepruar dhe mënyrën  fëmijërore për tu lazdruartreguar  se çfarë shtëpie na  paska  ky milioner, gjë që nuk duhej pritur prej tij, sepse shqiptarët sot i kanë hallet e veta dhe as që u shkon mendja te Behgjet Pacolli.

Do ta kishim përgëzuar dhe admiruar Behgjet Pacollin sikur gjatë  kohës që i kaloi si ministër i Jashtëm i Kosovës të kishte qenë i sukseshem, të kishte arritur ta shtojë numrin e shteteve që e njohën Kosovën, e jo me paaftësinë e tij të kontribuojë që të rritet  numri i shteteve që e anuluan njohjen e  Kosovës.

Do ta kishim pëgëzuar dhe admiruar Behgjet Pacollin sikur të ishte treguar i suksesshme që Kosova të ishte pranuar në Interpol, apo që Kosova të ishte pranuar në UNESKO.

Do ta kishim përgëzuar dhe admiruar Behgjet Pacollin sikur me pasurinë që ka dhe me postin e ministrit të Jashtëm që kishte, ta kishte organizuar përkthimin në gjuhë të huaja të librave që janë botuar në Kosovë e që flasin pë gjenocidin dhe  krimet e Serbisë në Kosovë, dhe shpërndarjen e këtyre librave  në OKB, BE, KE dhe te burshtetasit tjerë.

Ramush Haradinajn, e admironim si ish luftëtar e komandant  i UÇ K-së, ish kyeministër, i gjykuar në Hagë, me personalitetin e të cilit krenoheshim dhe luteshim që sa më parë të del në liri.

Por ja që na bëri të ndjehemi të zhgënjyer kur mësuam milionat e tij, për shtëpinë tejet luksoze në të cilën jeton, kur mësuam se e rriti pagën e tij mujore si kryeministër,me arsyetimin e i duheshkan para të blejë kostume e kollare, dhe së fundi u zhgënjyem së tepërmi kur mësuam se pin verë, një shishe e të cilës kushton më shumë se 700 euro.

Fatmir Limaj gjatë  agresionit të Serbisë në Kosovë në informacionet që jepeshin në ekranet televizive, linte pështypjen e një idoli admirues për të rinjtë. Kjo u dëshmua edhe gjatë procesit të gjykimit të tij në Hagë dhe pritjes madheshtore që i bënë shqiptarët pas lirimit të tij.

Pas tërë kësaj erdhi zhgënjimi i shqiptarëve, kur mësuan për pasurinë e tij, që u dëshmua edhe me debaklin që NISMA pësoi në zgjedhjet e 6 tetorit.

Hashim Thaçin, komandant i UÇK-së, ish kryeministër dhe aktualisht president i Kosovës, kur e shikonim në ekranet televizive në takimet në Rambuje, dhe kur lexonim për bëmat e tij e admironim me tërë shpirt, sepse kishim përshtypjen  se është trim, i ndershëm e dinjitoz.

Por u ndjemë shumë të zhgënjyer duke dëgjuar për SHtabin Rogner e Klanin PRONTO, kur dëgjonim për vllavrasjet politike, për vrasjet e gazetarëve, për pasurimin e tij milionësh me korrupsion, për nepotizmin, për atletet që i kushtonin 700  euro , si edhe  pagesa  e pansionit ditor aqë e lartë prej 5600 eoro që e paguante në pushimet verore në Turqi.

Ska gjë më të turpshme kur në Kosovën e shumëvuajtur tashmë në liri përkundër varfërisë së madhe, ku sipas sondazhit të Bankës Botërore 18 përqind e popullsisë jeton me nga 2 euro në ditë, dhe pjesa dërmuese e familjeve kalojnë muajin me nga 90 euro në muaj.

Në këtë skamje ekstreme dalin në shesh lidershipet e derisotëm milionerët profiterë të pasluftës, që ia thithën gjakun popullit  e që shkelën pamëshirshëm mbi tërë  viktimat dhe idealet e luftës.

Por ja që populli dhe Zoti këtyre katër udhëheqëve  të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit ua dhanë shuplakën e fuqishme duke i rrëzuar njëherë e përgjithmonë nga froni udhëheqës e politik.

Këta udhëheqës të derisotëm kosovarë dhe bashkëpunëtoët e tyre me marifetllëqe mafioze, tani po mundohen që nëpërmjet rinumërimit tëvotave të nxjerrin ndonjë deputet më shumë për të hy në parlament dhe për ta penguar Qeverinë e Albin Kurtit.

Populli do të thoshte sa poshtë na  paska ra katundi.

Pacolli, Haradinaj, Limaj dhe Thaçi mendojnë se kënaqësia arrihet vetëm me shtresimin e pasurisë dhe me jetën luksoze që bëjnë.

Kanë harruar këta të gjorë se, kënaqësia e vetme e komplete arrihet vetëm duke jetuar me ndershmëri dhe vetëm duke  i ndihmuar maksimalisht skamnorët e nevojtarët.

Kanë harruar këta të gjorë se, në botë ka shumë miliarderë, të cilët përjetojnë kriza dhe depresione të rënda psikike dhe nuk ndjehen aspak të luntur me pasurinë që kanë, për  të vetmen arsye se nuk i ndihmojnë të tjerët që kanë nevojë , por me kopraci tërë  pasurinë e ruajnë vetëm për vehten e tyre.

Kanë harruar këta të gjorë se janë në prag të pleqërisë dhe para mundësive të shumta për ti godatur ndonjë sëmundje dhe do ti ndjejnë mbi shpinë mëkatet që i kanë kryer.

Kanë harruar këta të gjorë atë që thonë librat kuranorë, se këtë jetë do ta lëmë  njashtu siç i len njeriu rrobat e veta,  dhe se do të  kalojmë në jetën e përtejme që është e përjetshme, ku secili do të përgjigjet para Zotit për  të mirat dhe të ligat që i ka bërë gjatë tërë jetës në këtë botë.

Populli e ka lënë brez pas brezi shprehjen “mendjemadhesia është zavall i kokës”, që don të thotë se e keqja nuk vjen nga urtësia, por vjen nga mendjemadhësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat