A duhet apo jo t’i vihet flaka veprave të Peter Handkes?!

Opinione

A duhet apo jo t’i vihet flaka veprave të Peter Handkes?!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 19 tetor 2019 Në ora: 22:01
Peter Handke

Gjatë historisë së njerëzimit janë shënuar shumë shembuj të djegies së librave,duke filluar që nga Mesjeta,për të vazhduar në kohë diktaturash,por edhe në demokraci. Para disa vitesh të pakënaqur me vlerat letrare të disa autorëve u patën çuar peshë disa qytetarë e organizata kur nëpër sheshe të qyteteve në Kosovë e në Shqipëri ua viheshin flaka disa veprave letrare të autorëve shqiptar këndej dhe andej kufirit.Por,tash kur ndoshta duhet zgjuar nga gjumi dhe vepruar konkretisht,për habi të njëjtët kanë zgjedhur heshtjen.Shtrohet pyetja:Pse dhe cilat janë arsyet që u "shukatën" dhe çfarë i gjeti?Ku janë ata trima të cilët në Ferizaj e Tiranë kënaqeshin duke soditur djegien e disa librave,me apo pa vlera letrare.Ç'është e vërteta,ditë më parë u pat paralajmërua një protestë në Prishtinë,ku pritej të ngrihej zëri i qytetarëve të pakënaqur të Kosovës kundër laurimit të Handkes,por ajo për çudi dështoi për arsye banale.

Të kuptohemi.Unë jam kundërshtar fanatik i djegies së librave,ngase i di dhe i çmoj vlerat e veprave letrare,të çdo gjinie letrare,pavarësisht se ato i takojnë letërsisë shqipe apo asaj botërore.Mirëpo,kur me apo pa meritë një çmim i ndahet ndonjë shkrimtari të gabuar,atëherë vërtet dyshimi është i bazuar.

Akademia suedeze ditë më parë stolisi me "Nobelin" e letërsisë shkrimtarin kontravers austriak,Peter Handke.Ky çmim pa dyshim se ka shkaktuar me të drejtë reagime duke irrituar opinionin e gjerë publik gjithandej Kosove,në rajon e më gjerë.Kjo për faktin se Handke është i njohur me idiositë e tij,është një eksponent i shquar i ideve fashiste dhe mbështetës i pasionuar e kriminelit Slobodan Millosheviqit,njeriu i cili ka shkaktuar tragjedi të panumërta popujve të Kosovës,Bosnje Hercegovinës dhe në Kroaci.

Nuk dyshoj në vlerat letrare të këtij shkrimtari shovinist,por kur arti kalon dhe mban anën e keqe të luftës,atëherë këto vlera nuk kanë si të shërbejnë në të mirën e njerëzimit.Ky çmim fyen ndjenjat jo vetëm shqiptare,por përgjithësisht edhe ato njerëzore.

Pra,mbetet dilema jo vetëm për sot:T'i vihet apo jo flaka veprave të Peter Handkes?!Kjo është pyetje me shumë të panjohura!Ndaj,lidhur me këtë dilemë qytetarët  duhet të vendosni,po ose jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat