Fajin e ka “Piktori me mjekërr”, jo Europa!

Opinione

Fajin e ka “Piktori me mjekërr”, jo Europa!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 20 tetor 2019 Në ora: 13:44
Qamil Gjyrezi

Fajtori dhe përgjegjësi kryesor për Jo-në Europiane për hapjen e negociatave është vetëm një njeri Edi Rama! E shkruaj “një njeri”, mbasi pjesa tjetër që e mbështet Edi Ramën, nuk janë “njerëz” por kukulla në duart e tij!

Edhe Edi Rama nuk është më “njeri”, mbasi i ka humbur arëyseja, logjika ose lot “rolin e të dëshpëruarit”, për qëndrimin Europian, duke përdorur lloj lloj “budallalleqesh” si argument, duke akuzuar Europën!

Piktori me mjekërr përdor keq faktet historike, pushtimin 500 vjecar të  Turqisë ose ish-diktaturën 50-vjecare, për të mbuluar dështimin e tij madhor!

Piktori me “Mjekërr dhe Citiane”, kërkon me qëllim të transmetojë “mesazhe të gabuara”, tek perëndimorët, tek politika zyrtare dhe tek ata që nuk e duan Shqipërinë dhe Kosovën!

Edi Rama akuzon dhe bën fajtor shqiptarët se “Arketipet” e tyre akoma ndikohen nga e kaluara e largët 500 vjecare dhe se ish-komunizmi ka ndikim tek shoqëria shqiptare!

Por perëndimorët e dinë mirë, kush janë properëndimorët në Shqipëri dhe Kosovë dhe kush ka mbështetur ish-regjimin diktatorial 50 vjecar dhe Sërbinë?!

Nuk e kuptoj se si një kryeministër me këto “kukulla” pa emër, mban peng një komb të tërë ?!

Së pari më bën përshtypje se si një grup “kukullash” me Edi Ramën e mbajnë pushtetin pa i hyrë “ferrë në këmbë”, në mes të Europës dhe na përdhunojnë të gjithëve!?

Qeveria gënjen përditë me arritjet në shëndetësi, kur në reanimacion nuk ka ilace!

Qeveria hap vitin akademik në Universitete, pa plotësuar kushtet për studentët!

Qeveria nuk ka para për shpërblimin e pencionistëve dhe shtresave në nevojë dhe ministrja e financave manipulon me ADISIN, për të paguar shpejt tatimet për të mbushur arkën e mbetur bosh të shtetit!

Së fundi, qeveria nuk prahohet nga Europa dhe ministri i jashtëm i Ramës, “fajëson” Europën!

Qeveria nuk ka para për ngrohje në shkolla dhe cerdhe dhe fillon vitin e ri  shkollor  duke “i lyer” shkollat me bojë të bardhë dhe duke shpërndanë gjoja libra falas për fëmijët!

Krimi dhe droga ka mbuluar cdo qytet dhe lagje në Shqipëri, qeveria manipulon me zëvëndministrat për arritje për rendin dhe qetësinë publike!

A ka ndonjë “mik të tij” Edi Rama kryeministër europian, që e këshillon privatisht të japë dorëheqjen, apo i ka manipuluar të gjithë!?

Jam i bindur që neve që kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës, jemi shumë shumë më tepër se “Kryeministri me mjekërr”!

P.D. ka disa herë më shumë politikanë dhe intelektulë të rinj, të aftë për të përballuar politikisht dhe intelektualisht, Ballën, Spiropalin, Gjiknurin, Denajn, Shahinin, Manastirliun që janë në minorancë etj., për të qeverisur vendin në të ardhmen!

Piktori dështak lën mjekrrën për të krijuar një imazh tjetër. Gjithsejcili ka të drejtë të merret me pamjen dhe veshjen e tij.

Nëse shikon me vëmendje kryeministrat europian, asnjëri nuk mban mjekërr ose ndonjëri prej tyre e mban estetikisht shumë mirë!

Biles as miqtë e tij Vucic dhe Thaci nuk mbajnë mjekërr, përvec ish udhëheqësve radikal serb!

Ky kryeministri “jonë” mban mjekërr edhe pa estetikë, megjithse pretendon të lozi rolin e artistit grafik?!

Kur ishte piktor dhe profesor në Akademi Edi Rama mbante flokë të gjatë!

Tashti ka ndërruar “pozicion”. Si kryeministër mban mjekërr, gjoja për të treguar simbolikisht që e kanë “mbytur hallet e popullit”, “trazirat e opozitës” dhe problemet që ka Europa!

Por “Piktori me mjekërr” po mban peng një komb të tërë!

-Fajin për moshapjen e negociatave e ka Kryeminsitri me mjekërr!

-Fajin për korrupsionin, manipulimin i zgjedhjeve dhe qeverisjen e dështuar e ka Kryeminsitri me mjekërr!

-Nëse “Kryeminstrit me mjekërr” i ka mbetur pak arësy, për të mirën e vendit duhet të japë dorëheqjen dhe të çlirojë vendin nga keqqeverisja e tij.

-Por Kryeminstri me mjekërr nuk ka ndërmend të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

-“Kryeminstri me mjekërr” vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi para ligjit, Europa do të na pranojë në familjen e saj.

Mendoj se ka ardhë dita ti’a “rruajmë mjekrrën” këtij Kryeministri, se më më pas do të jetë shumë vonë dhe do të shkatërrojë të ardhmen e të gjithëve!

Në fillim P.D. duhet të denoncojë bëmat e “Kukullave e Ramës”, ministrave dhe zevëndministrave Manastirliu, Shahini, Lleshi, Denaj, Gjiknuri, Klosi, etj. me të dhëna dhe fakte tek studentët, mësuesit, pencionistët, qytetarët!

P.D. duhet të vazhdojmë mbështetjen pandërprerë të grevave të Astirit dhe komuniteve në nevojë lokale dhe kombëtare!

P.D. duhet të punojë fort për reformën elektorale me mbështetjen e ndërkombëtarëve,  mbasi vetëm reforma e rrëzon “Piktorin me mjekërr”!

P.D. duhet t’i kërkojë qeverisë “përditë e përnatë” plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, Gjykatën kushtetuese, Gjykatën e lartë dhe burgosjen e Saimir Tahirit dhe atyre që kanë vjedhur zgjedhjet!

P.D. duhet të mendojë dhe organizojë një “formë të re proteste”, pse jo “Cadër”  ose një veprim tjetër politik demonstrative, për të larguar “Piktorin  me mjekërr”, për të shpëtuar të gjithë edhe atë vetë nga gjendja psikike që përjeton!

“Dielli” dhe “drita” tregon një gjëndje të rënduar psikike të kryeminstrit dështak Edi Rama!

Largimi i tij shpëton Shqipërinë dhe vetë Edi Ramën, nga kjo situatë e pazakontë dhe dritëson të gjithë, përvec kukullave të tij dhe oligarkëve të tij dhe integron shqiptarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat