Sfidat e Albin Kurtit: Vetëvendosja, Lidhja Demokratike dhe pakicat të formojnë Qeverinë

Opinione

Sfidat e Albin Kurtit: Vetëvendosja, Lidhja Demokratike dhe pakicat të formojnë Qeverinë

Nga: Ismail Muqiqi Më: 20 tetor 2019 Në ora: 19:00
Ismail Muqiqi

Është momenti që partitë Politike të cilat fituan Zgjedhjet, të përgatitën që në afatin racional pas certifikimit të ulën dhe sa më shpejt ti harmonizojnë qendrimet dhe programin qeverisës për ti udhhequr Instucionet e shtetit të Kosovës.

Në bazë të informatave qe po rrjedhin nga qendrat e votimit dhe të komisionereve të Partive politike, Albin Kurti është lideri-personi më i votuar nga Qytetaret e Kosovës.

Populli më votën e lirë i dha legjimitet të plotë këti lideri që të formoj nië qeveri kredibile me njerzë të dëshmuar të cilet në rend te parë prijoritet i tyre ështe interesi i shtetit të Kosoves fati dhe ardhmeria e popullit.

Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike bashkë më pakicat kanë shancinë që të perbejnë nië shumicë solide ne Parlamentin e Kosovës, edhe pa listën serbe. Kurti si Kryeminister nuk duhet të bëj asesi koalicion me mini partit si janë AKR-ja dhe Nisma të cilat ende nuk dihet se ado ta kalojnë pragun për tu bërë pjesë e Parlamentit.

Këto dy grupe politike te cilat ishin pjesë e Qeverisë së kaluar dhe patrica të partive të medha Politike, më shumë i shkaktun dëme Kosovës dhe skenes Politike ne pergjithsi se sa që mbahën mend për një të mirë. Perfshirja e ketyre partive në Qeverisje do ta degradoj programin dhe vizionin e Lëvizjes Vetvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Platforma e Albin Kurtit dhe e Vjosa Osmanit u përkrah nga elektorati votues, për nje Qeverisje tjeter ku do te mbisundoj e drejta e barabarte e të gjithë qytetareve shteti ligjor lufta kunder krimit te organizuar, korrupsionit, nepotizmit, familijarizmit dhe dukurive tjera negative.

Ketë program mund ta shtyn para vetëm Vetvendosja dhe Lidhja Demokratike të cilat e fituan votën e popullit. Partit te cilat ishin pjesë e Qeveris së kaluar dhe të cilat  u ndeshkuan me voten e eloktoratit nuk duhet të jenë pjes e Qeverisë së ardhshme.

Qveria Kurti që në fillim dhe gjatë punes së vet do te ballafaqohet me probleme te shumta te cilat kanë mbetur te pazgjidhura dhe do te jenë sfiduese dhe me pasoja qoftë politike po ashtu edhe financiare te cilat janë krijue në menyrë jo transfarente nepër digasteret e Qeverisë dhe në Agjencianet e pavarura, të cilat ishin shendrruar në 'shtet' në veti.

Tendencat për të penguar bashkë Qeverisjenë ndërmjet Lëvizjes Vetvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë të dëmshme dhe kan qëllime personale të indivindve te cilët për motive kaririste dhe materiale shumë herë kan sjellë deme qoft partis të cilis i takonin po ashtu edhe me rastin e unifikimit të qendrimeve në partit politike athere kur eshte dashur te deklarohen për interesat e pergjithshme te shtetit.

Lidhja Demokratike tani pas ketyre zgjedhjeve si duket ka dalur nga levozhga e mbrenshme e indivindeve te cilet vite me radhë u munduan qe nga brenda ta marrin timonin e partisë. Deputetet e ri te kesaj partije dhe figurat tjera te cilat kan orjentim dhe vizjon per zhvillimin e demokracis duhet të jenë bartse të proceseve të cilat e presin Shtetin e Kosovës vetëm kështu elektoratit dhe gjithë qytetarve e Republikes të Kosovës mund ti kthehet besimi i humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat