Shqiptar, mos rri, po duku!

Opinione

Shqiptar, mos rri, po duku!

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 21 tetor 2019 Në ora: 07:26
Skënder S. Kapiti

Një pyetje vjen nga historia.

Pse gjithmonë shqiptarët të vonuar?!

Pse edhe atëhere kur ngjarjet, rrethanat dhe koha janë në favor të shqiptarëve, shqiptarët gjithmonë të vonuar dhe të fundit në rrugën e qytetërimit, zhvillimit, progresit dhe të integrimit ?

Pse të vonuar edhe sot, kur shqiptarët patën dhe kanë në krah të tyre superfuqinë më të madhe botërore, SHBA-të ?

Shqiptarët në shekujt e historisë nuk u dukën si dhe sa duhet, dhe as kur duhet, nuk u dukën për perandori as për mbretëri ilire, arbnore dhe shumë vonë fituan dhe bënë shtet, por u shërbyen dhe drejtuan perandori të tjera joiliro-shqiptare fatkeqësisht..

Dhe më shumë prej shqiptare përfituan perandoritë , mbretëritë dhe pavarësitë dhe shtetësitë e shteteve të tjera, madje përfituan prej shqiptarëve edhe ata që ishin dhe janë armiq të shqiptarëve, sllavët dhe grekët. Shqiptarët dolën, u dukën dhe vepruan shumë vonë për alfabetin dhe për gjuhësinë e shkruar të tyre, dhe shumë vonë u dukën edhe për pavarësinë, shumë vonë edhe për demokracinë dhe për dekomunistifikimin, edhe shumë vonë edhe për VETTING-un.

Shqiptarët shumë pak po duken edhe sot në rrugën e Bashkimit Kombëtar, në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor, në rrugën e progresit dhe të zhvillimit qytetar, demokratik e ligjor; shumë pak po duken në rrugën e integrimit në BE.

Me fjalët dil e duku , duhet kuptuar ajo që shqiptarët duhen të duken, por dukja duket dhe shëmbullon kur veprohet si duhet dhe kur duhet.

Pra është koha për veprim , sepse koha na fton dhe ajo është si kurrë më parë në favor të veprimit të shqiptarëve. Dhe çfarë duhet vepruar, pra çfarë duhet të veprojnë shqiptarët?

Zgjohuni, ndëshkoni e ndahuni nga trashëgimia e keqe politike; ndahuni dhe ndëshkojeni atë në mënyrë që të shpëtoni nga prangat e krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe të tradhëtisë! Vetëm duke vepruar kështu, Shqipëria do të integrohet edhe në BE. Dilni në protesta dhe dukuni duke protestuar e duke vepruar për t’i dëbuar nga politika e pushteti ata prej të cilëve Shqipëria është e fundit në rrugën e demokracisë , të zhvillimit e mirëqënies; ndëshkoni dhe dëboni ata prej të cilëve Shqipëria e shqiptarët vuajnë varfërie e papunësie dhe që prej tyre Shqipëria është e fundit në rrugën e qytetërimit dhe të integrimit europian.

Shqiptarë, përdoreni guximin tuaj për në të mirë të të mirës publike, asaj kombëtare dhe për intersin kombëtar, dhe mos e përdorni guximin për hakmarrje e ngartërresa ndërvete; mos e përdorni guximin për korrupsionin , trafikimin e drogës e të qënieve njerëzore , as per hajninë dhe as për të shuar urinë për para dhe për pasurim të shpejtë dhe të pandershëm.Shqiptarë guxoni sepse nuk jeni vetëm , por keni SHBA-të në krah si miq dhe aleatë.

Dukuni dhe përdoreni guximin kundër padrejtësive, kundër politikë dhe pushtetit të keq dhe mos ikni prej tyre nga atdheu.Dukuni kur ka nevojë atdheu, dukuni kur ka nevojë vetëvetja e Juaj, dhe jo vetem kur ju thërret interesi i partive dhe interesi i kryetarëve të tyre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat