Mos moj Europë me shtatëqind milionë banorë, mos u frikëso nga shtatë milionë shqiptaro-iliro-arbënorë!

Opinione

Mos moj Europë me shtatëqind milionë banorë, mos u frikëso nga shtatë milionë shqiptaro-iliro-arbënorë!

Sali Leka Nga Sali Leka Më 21 tetor 2019 Në ora: 07:29
Bruksel

E enjte dhe e premte 17 dhe 18 tetor 2019 parlamentarët europianë u grumbulluan në Bruksel. Dy ditë me konferenca dhe diskutime për të hapur negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende ballkanike. Franca atlantike u lodh duke u rënë gozhdëve, Hollanda Baltovike u stërmundua duke u rënë patkojve dhe hapja e negociatave u spostua për në vitin 2020.

Ky spostim është normal, por anormal, paradoksal, skandaloz brutal janë preteksti absurd dhe justifikimi abstrakt i Francës dhe Hollandës. Termi negociata do të thotë bashkëbisedim me dialog, debat dhe mirëkuptim, por Franca dhe Hollanda i kërkojnë qeverive dhe kancelarive të Europës me shtatëqind milion banorë mos të bisedojnë, mos të dialogojnë me shtatë milion shqiptarë iliro-arbnorë.

Në ballkan, Europë dhe në Diasporë janë më shumë se shtatë milion por unë kam numëruar shtatë milion shqiptarë mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë.

Frikacakët, injoantët, alabakët dhe obskurantët nuk i numëroj, shqiptarë apo zuzarë qofshin. Francez apo hollandez, aziatik apo afrikan.

Europa e fillim shekullit XXI ka pranuar të punojnë dhe banojnë 20 milion emigrant aziatikë dhe afrikan.

Franca ka punësuar 2 milion punëtorë aziatik dhe afrikan, por tani ulet në Bruksel dhe thotë: “ Europa është zmadhur shumë dhe duhet zvogëluar. Me shqiptarët dhe Maqedonasit e Veriut nuk duhet me zhvillur negociata as bashkëbisedim”.

Këto fjalë u përsëriten dyqind herë në Bruksel në 17 dhe 18 tetor 2019. Ah sikur tu ringjallte shkrimtari historik Servantesi eposik, do të shkruante romanin “ Don Kishoti i dytë i Mullinjëve të Erës”.

Kurse unë nuk i kam numëruar as njëzet milion por I që janë në Europë as dy milion që janë të punësuar në Francë aziatikë dhe afrikanë. Por i kanë numëruar shokët e mi mendimtarë vizionarë dhe guximtarë krenarë. Shokët e mi as kanë shpifur as shpifin, as kanë trilluar e as nuk trillojnë, as nuk kanë spekulluar as mashtruar.

Edhe unë as kam folur, as flas, as kam shkruar, as shkruaj procka, as gënjeshtra as brockulla, por kam shkruar dhe shkruaj fjalë të drejta, të vërteta të dobishme.

Ata që nuk I kuptojnë fjalët e drejta, të vërteta dhe të dobishme janë hipokritë dhe shtrembalarë, por edhe mëkatarë dhe zuzarë.

Kur mua më kishin mbyllur në burgun e skëterrit mizorist komunist hetuesi më tha: “ Ti shkrimtari Sali Leka shkruan tregime të vërteta por nuk i botojnë. Shkruaj Sali Leka shkruaj! Përsëri shkruaj gënjeshtra sajime, trillime, mashtrime dhe spekullime monstruoze ashtu si shkrimtarët e tjerë Agim Cerga, Fatos Kongoli, Bardhyl Londo, Ismail Kadare, Dalan Shapllo dhe i botojnë dhe nga burgu ty të lirojnë”. Edhe unë hetuesit i fola, i tregova: Jo jo kurrë jo! Nuk shkruaj gënjeshtra, jo jo gënjeshtra as shpifje as shtrembërime! Do të shkruaj tregime të vërteta dhe demaskime të drejta për cdo gënjeshtarë dhe shtrembalarë edhe sikur të qëndroj në burg 101 vjet.

Unë do të jetoj 125 vjet. Mjaft i kam 24 vjet jete jashtë burgut skëterrist, por në muzgun komunist marksist monstruozist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat