Kandidatët shqiptarë në Zvicër, pse garojnë në zgjedhje nëse humbin?!

Opinione

Kandidatët shqiptarë në Zvicër, pse garojnë në zgjedhje nëse humbin?!

Nga: Nefail Maliqi Më: 21 tetor 2019 Në ora: 09:31
Nefail Maliqi

Zviceranët dje zgjedhen parlamentin e tyre të ri. Numri i kandidatëve sërish ka pasur rritje. Në veçanti kjo rritje është e theksuar te gratë. Pjese e ketyre zgjedhjeve sikur vite me pare ishin edhe disa kandidate shqiptare qe si duket interesimi i tyre ishte me shume te dalin neper gazeta se sa te fitojne, cka asnjeri nga ta, si zakonisht, nuk fitoi as sivjet, ne zgjedhjet e djeshme paralamentare, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne komentin e saj redaksional.

Fenemoni i viteve te fundit ne Zvicer si refren ne zgjedhjet zvicerane: Sqhiptaret futen ne gare vetem sa per të dalur nepër gazeta?! Futen si pula pa krye ne politike pa e ditur fundin.

Gati ne gjitha partive kryesore te Zvicres ishin te perfshire gjashte kandidate shqiptare ne zgjedhjet e fundit paralamentare qe u bajten dje, por asnjeri nga ta nuk fitoi, qe ndoshta kjo pritej dhe dihej, sespée atga ishin te papergatutr dhe pubertli ne politike, sidomos per Zvcren.

Shqiptaret ne Zvicer pse kandidojne në zgjedhje per deputet (a vetem per me dalur nepër gazeta) kur e dine se nuk fitojne, vetem kompremtojne imazhin e shqiptareve, duke lene pershtypje te kqe tek zvcereanet se shioatret ende nuk jane te afte ose jo te integruar mire ?!

Gazetari agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” qe percolli keto zgjedhje drepersederejti ne oret e para te mengjesit, kur u hodhen votat e para kishte deklaruar se “sot mund te jetë dita e shqiptarëve, nese zvceranet nuk i shfrytëzojne ata vetëm per numra, per t’i mbushur kutite per partite e tyre me vota te shqiptareve”. Dhe ashtu edhe doli, siq u pa pas shpallejs se rezultateve, meqe shqiptaret mbeten “me gishtat n’goje”, rezulta ky ditur dhe i pritur.

Tham se ishte pritur ky rezultat sepse aty kishte kandidat që nuk e njihin sa duhet jo vetem gjuhet nacioanle (gjermanishte apo frengjishten) por as shqipen si duhet. Ne mesin e tyre kishte edhe kandidat axhami, te papjekur me 20 apo 25 vjeq (?!) me asnje diplome n’xhep apo vetem pse kishin titullin «student» qe si duket vetem ishin te regjistruar ne fakultet?! Aty kishte te atille qe nuk kishin as dy lidhe apo «haber » ne politikë ? Jo vetem kjo, viktime e humbjeve te kanditave shqiptare ishte edhe mos uniteti i shqiptareve ne Zvicer bahske me te edhe xhelozia por edhe me faj te tyre, sepse ata ishin te shkepur (kishin kandiduar) ne disa parti, dhe krejt normale i priste edhe deshtimi.

Nuk eshte hera e pare qe shqiptaret ne Zvicer behen pejse e zgjdhjeve, hyne ne gare si kandidat per depuete por deshtojne. Ky fenomen kandido e humb, nuk eshte vetem nder shqiptaret ne Zvicer por edhe ne Belgjike dhe disa vende tjera te BE-së. Per shembll ne zgjdhjet e fundit Belgjikë ne zgjdhjen moren pjese 17 kandidatë shqiptarë me nivel evropian, federal dhe regjional, por nuk fitoi asnjë kandidat shqiptarë?!

Nje jave para zgjedhjeve keta kandidate shqiptare ne Zvicer qe benin fushat me pare e pa pare neper disa portale te gjithe i prezentonin si “kandidatat serioz”  per në Parlamentin e Zvicrës, por duket se asnjeri apo asnjera nuk ishin serioze sepse nuk arriten të zgjidhen merqa ekishin shume pak vota. Ata vertete mblodhe disa qindra apo mijera vota nga shqiptaret ne Zvicer, por nuk i mjaftuan për në Bernë.

Madje sipas disa nalisteve zviceran, suksesesi i këtyre kandidatëve nga Kosova është aty, se ata po provojnë të merren me politikë dhe afirmimi i tyre nëpër mediat në Kosovë (portale e televizione) të cilat po fitojnë mirë nga këta kandidatë duke ju bere fushatë. Partitë politike në Zvicer në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit, përmes këtyre kandidateve nga Kosova, kanë më shumë qëllim për të tërhequr votat e shqiptarëve, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ne komentin e saj redaksional.

Edhe ne Zvicer, ne zgjedhjet e vititit 2015 u prezentuan  si kandidatë 14 shqiptarë (kryesisht nga Kosova) dhe vendet tjera të Ballkanit, por asnjeri nuk kishte fituar. Ashtu edhe sivjet ne gare u futene gjashte kandidate nga radhet e komunitetit shqiptare ne Zvicer dhe serish asnje nga ta nuk fitoi perkunder se ne Zvicer shqiptaret jane qe gjysem shekulli dhe sot ata jane mbi 300.000 duke u konsideruar si komuniteit me i madhe dhe me i rendesishem në Zvicer. Pra, ketu dicka nuk eshte ne rregull!

Jo vetem kaq, cudi, këta humbes ne zgjedhjet zviceran, thuajse e bene namin, ata ne fb e tyre falenderojne vouesit thujase kishin fituar, qe ne fakt deshtuan. Nga kjo shifet qarte se ata e kane pasur me shume per te dalur ne gazeta se sa te fitojnë.

Për fund them se nga pjesëmarrja në këto gara politike përveç që na ra të mësojmë, na ra edhe ta njohim se sa vlene njëri-tjetri në ditët kur kërkohet punë, angazhim dhe çuarje deri në fund të premtimeve të secilit nga ne, pra: Shyqyr qe ra kjo dekë, pardon keto zgjedhje dhe u pamë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat