Kontribuesit përçarës për pengimin e ndërtimit të institucioneve të reja të Kosovës!

Opinione

Kontribuesit përçarës për pengimin e ndërtimit të institucioneve të reja të Kosovës!

Nga: Sami Arifi Më: 21 tetor 2019 Në ora: 09:32
Sami Arifi

Një numër mjaft i madh i analistëve, zëdhënës të “derqit e të birit”, në mediet televizive, me urrejtje të tërbuar nxisin përçarje në mosformimin e koalicioneve në mes partive politike, e posaçërisht në rastin e tanishëm të LDK-së dhe LVV-së, kur sovrani votoi për ndëryshimin (LVV-në dhe LDK-në).

Nëse bazohemi nga e kaluara, individë nëpër parti politike patën fërkime të vrazhta në mes tyre, partive politike, që vepruan në Kosovë, por që për këtë nuk janë fajtorë anëtarësia e gjerë e partive, prandaj me keqëbërësit që ndodhën nëpër parti politike duhet të merren policia, prokuroria dhe gjyqësia deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Partitë politike në Kosovë janë këto që janë, dhe si të tilla ato patjetër, me rregullat e demokracisë, duhet të bëjnë koalicione për ndërtimin e institucioneve në mënyrë që shteti të funksionojë dhe të forcohet në mënyrë sa më të mundshme duke luftuar korrupsionin,krimin e organizuar, nepotizmin dhe dukuritë tjera negative, duke krijuar mundësi në krijimin e vendeve të punës dhe në këtë mënyrë të lehtësohet jeta e qytetarëve.

Vërehet mjaft shumë në mediet televizive të Kosovës zëri i tërbuar i një numri i të ashtuquajturëve “analistë” duke thënë: nuk bënë kjo parti të bëj koalicion, as ajo tjetra me tjetrën, për shkak të kaluarës së tyre, prandaj shtrohet pyetja, meqë asnjë parti në Kosovë, e vetme, deri më tani nuk i ka fituar zgjedhjet, pra kush atëherë me kënd duhet të hy në koalicion pasi që e kaluara e tyre qenka përplot me të këqia.

Athua vallë duhet të largohen të gjitha partitë nga qëllimi i qëndresës së shtetit të Kosovës?!

dhe sipas këtyre të ashtquajturëve “analistë” të debateve politike, të kërkojnë koalicion nga partitë e shteteve fqinje që deri dje ishin pushtuese të Kosovës, dhe të hynë në koalicion me partitë e atyre shteteve (Serbisë etj), meqë sipas tyre, brenda partive në Kosovë qenkan shterruar mundësitë, duke ditur që edhe nëse prapë shkohet në zgjedhje, afërësisht kemi këto rezultate që janë edhe tani.

Analistët e mirëfilltë në vendet demokratike kontribuojnë për shtetin e tyre, respektojnë votën e sovranit dhe kontribuojnë për lehtësimin e formimit të institucioneve të reja të dalura nga sovrani përmes votës së popullit.

Analistë të paguar nga “dreqi e i biri”, këtu në Kosovë, çojnë ujtë në mullirin e armiqve shekullor! Shpresoj të mos u vëhet veshi këtyre të ashtquajturëve “analistë”, madje edhe mos t’u ipet mundësia secilit të ashtquajtur analist, duke përfshirë këtu edhe disa medie që janë të tilla, meqë përmes pagesave të majme janë zëdhënës të qëllimshëm të dikujt tjetër, por jo edhe të sovranit të Kosovës!

Madje mos t’u ipet mundësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat