Jusuf Buxhovi për të vërtetën e jep edhe jetën

Opinione

Jusuf Buxhovi për të vërtetën e jep edhe jetën

Nga: Rexhep Torte Më: 21 tetor 2019 Në ora: 11:44
Rexhep Torte

Jusuf Buxhovin e kam njohur qysh në vitet e 60-ta të shekulli  20-të gjatë hapërimeve të mia të para si gazetar i “Rilindjes”. I papërkulur, i guximshëm, objektiv  dhe dinjitoz ishte Jusuf Buxhovi si i ri, ndërsa  është brumosur e çelnikosur edhe më shumë tani në pleqëri. I dëshiroj shëndet e jetëgjatësi dhe suksese të mëtejme në krijimtari.

Jusuf Buxhovi është margaritar qoftë në gazetari, qoftë në krijimtari,sepse gjatë të gjitha periudhave të jetës së tij është duke lënë vepra  prestigjioze dhe  të vyera kombëtare shqiptare, prandaj   duhet ta ruajmë e mbrojmë të gjithë nga kriminelët, horrat e rezilët që po mundohen ta shantazhojnë.

E vërteta gjithmonë mbetet e vërtetë dhe nuk mund të mbulohet me asgjë dhe sidomos me kërcënime të pabaza.

Para disa muajve kur  Jusuf Buxhovi foli hapur  për vllavrasjet politike në Kosovë, ata që e kishin mizën nën kësulë e që frigohen nga e vërteta, u  munduan me kërcënime të shumta ta frikësojnë këtë krijimtar të paepur  të Kosvës.

Jusuf Buxhovi në një prononcim të tij në “Bota Sot” njëherë e përgjithmonë e  zgjidhi enigmën që na   mundonte  20 vite radhazi.

Na  mundonte çështja e dhunimit të motrave tona shqiptare nga ushtria, paramilitarët dhe policia e Serbisë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/1999 në Kosovë.

Na mundonte tejmase çështja  si është e mundur që me  kaqë mijëra raste të dhunimeve dhe me  mijëra  fakte që dispononim, të mos vihet para drejtësisë dhe të mos dënohet asnjë kriminel serb si kryerës i këtyre krimeve.

Prononcimi i Jushuf Buxhovit se EULEX-i  e ka përgatirur librin e dytë me rrëfimet e 700 grave shqiptare të dhunuara, por që ish komandantët e UÇK-së e pengojnë botimin e këtij libri,  për arsye se në këtë libër gjenden edhe emrat  e të afërmve të tyre qoftë familjare ose farefisnore .

Kjo tregon që  për arsye të mentalitetit, sedrës, sedërlëndimit, paragjykimeve apo pikpamjeve stereotipe të këtyre ish komandantëve të UÇK-së, dashtë pa dshtë këta ish komandantë të UÇK-së kanë kontribuar ose po kontribuojnë, që  kriminelët  serbë të cilët i kryen këto akte  çnjerëzore e makabëre, sot e kësaj dite të mbeten të lirë e të pandëshkuar.

Ajo që u ndodhi motrave tona shqiptare, mund ti ndodhte edhe  kujdo tjetër, po të  kishim të bëjnë me një agresor përbindësh dhe me veti shtazarake sië ishte Serbia..

Dhembja për motrat tona shqiptare të dhunaura nga serbët në agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë  është tepër e madhe,  dhe se sipas mendimit tonë gjë më të keqe se kjo nuk mund të ekzistojë.

Dhembja dhe plaga që u është shkaktuar këtyre motrave tona shqiptare nga kriminelët serbë është skajshëmrisht e tmerrshme  dhe se nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar.

Atë që me siguri e pranon edhe Zoti i Madhërishëm është se,  këto motra tona fatkeqe për këtë  gjëmë që u ndodhi nuk janë aspak fajtore.

Fajtorë të vetëm për këtë krim të kryer janë  kriminelët serbë, të cilët  domosdo duhet të identifikohen dhe të dalin  para drejtësisë për ta marë dënimin e merituar.

Dënimi i këtyre kriminelëve serbë do të ishte  sadopak një satisfaksion për këto motra tona shqiptare fatkeqe, të cilat  pa fajin e tyre u bënë pre e këtij akti shtazarak serb.

Lënia pa u dënuar e këtyre kriminelëve serbë me siguri që ua shton dhembjen këtyre motrave tona shqiptare, të cilat  pa fajin e tyre përjetuan atë që nuk do tia dëshirponim as armikut më të urryer.

Drejtësia duhet vënë në vendin e vet dhe kriminelët serbë detyrimisht duhet ta marrin dënimin  e merituar.

Të gjithë ata që me dashje apo pa dashje, me qëndrimet e tyre ndikojnë që dhunimet serbe të mbulohen, ua shtojnë  dhembjen dhe ua e pezmatojnë plagën këtyre  motrave tona shqiptare, sepse dhuna dhe krmi duhet  të dënohen e jo të mbulohen.

Kriminelët serbë duhet të ndiqen këmba këmbës për ta marë dënimin e merituar.

Është e patolerueshme dhe e palejueshme që kriminelët serbë  të mbeten të lirë. Këtë nuk mund tia lejojmë vetes dhe jemi  më se të sigurtë që edhe motrat tona shqiptare të plagosura fizikisht e  psikikisht e ndjejnë thellë në shpirt se, kriminelët serbë duhet të dënohen.

Është e papërballueshme ndjenja kur e njohim  kryerësin e krimit, e ai lirshëm shëtit para dyerve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat