Ligji zgjedhor peng i partive politike!

Opinione

Ligji zgjedhor peng i partive politike!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:22
Ismail Muqiqi

Zgjedhjet e fundit nacionale të 6 tetorit, qitën në shesh një varg lëshimesh, dobësish dhe të metash të cilat i dhanë imazh të keq shtetit të Kosovës.
-Paradoksi më i madh që ndodhi është numri i madhë i fletëvotimeve të pavlefshme,

Sipas të dhënave që po qarkullojnë nga shtabet e partive politike dhe komisionerët, flitet për afro 40.000 vota të pavlefshme numër ky i cili është mjaftë brengosës,për partit politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Vite me radhë nga Shoqëria Civile dhe nga instancat tjera u kërkua ndryshimi i ligjit zgjedhor i cili ka mbetë peng i interesave të subjekteve politike dhe jo serioziteti dhe përkushtimi i Parlamentit të Kosovës që ta sjellë ligjin e ri me kodet rregullativa të reja, i cili kishte me eliminuar shumë të meta, të cilat vite me radhë ishin pengesë për zhvillimin e të drejtave elementare të qytetarëve për ti zgjedhur dhe votuar kandidatët e preferuar.

Partit politike dhe Qeveria e re e dalur nga zgjedhjet e fundit, duhet të ketë prioritet të veqantë në reformimin e sistemit zgjedhor dhe ndryshimin e ligjit në fuqi.
Rregullativa e deritanishme ka sjellë një varg problemesh e sidomos përfaqësimi jo adekuat i Komunave përmes deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe në institutcionet tjera.

Si ti thuhet ndryshe këti momentumi kur përmes ligjit në fuqi një Komunë e vogël përfaqsohet deri në 3/4 deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa ka Komuna dhe rajone tjera nuk arrijnë ta kenë edhe një deputet në Parlament.

Praktika e deritanishme ka treguar se forma më adekuate dhe demokratike për zgjdhjen e Presidentit të vendit është përmes votës së lir të qytetarëve e jo përmes Parlamentit.

Deri tani Presidenti i Kosovës është zgjedhur përmes pazareve dhe marrëvshjeve ndërmjet partive politike.

Kjo praktik disa herë ka sjellë probleme dhe bllokada të cilat i kanë kushtuar Kosovës. Zgjedhjet e 6 tetorit treguan se Komisioni Zgjedhor dhe mekanizmat e ti ende janë larg nivelit të përgjegjësis dhe të organizimit të punës së KQZ-së.

Kjo u pa edhe kësaj radhe përmes numrimit të votave dhe komunikimit të rezultateve.

Gabimet teknike si thonë Komisioni Zgjedhor të formularëve, krijuan huti, paqartësi dhe jobesushmëri të këti institutcioni të pavarur.

Deklaratat e Kryetarës së Komisionit Zgjedhor zonjës Valdete Daka, ishin kontraverse ajo njëhere deklaroj se nuk bëhet fjalë për manipulime të zgjedhjeve por është në pytje gabimi teknik i fomularëve.

Pas 3 ditësh e njejta para mjeteve të informimit ftojë prokurorin dhe policinë që ti hetojnë rastet e manipulimit.

Rinumrimi i kutive të votimit herë 300 e herë 500, ka shfaqur mosbesim në kredibilitetin e këti institutcioni.

Problem tjetër i cili po përsëritet është edhe mos njohuria e qytetarëve me mënyrën e rregullativës së votimit.

Kjo u vërtetua se një numër i madhë i votusëve për shkak të mos dijes votuan kandidatët e jo subjektin politik.

Ç'ka të themi në fund?

Po bëhen afër dy javë që kur kanë përfunduar votimet, partit politike dhe qytetarët si dhe kandidatët e nominuar për deputet ende nuk kanë raport të saktë, rreth rezultateve të votimit.

Qytetarët përmes mjeteve të informimit janë njoftuar përqitazi se cila parti ka arritur të fitojë numrin më të madhë të votave, por jo edhe raportin zyrtar për zgjedhjet që përfunduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat