Pa ndërprerjen e propagandës agresive dhe hegjemonizmit ndaj Kosovës, me Serbinë nuk mund të vazhdohet kurrfarë dialogu...!?

Opinione

Pa ndërprerjen e propagandës agresive dhe hegjemonizmit ndaj Kosovës, me Serbinë nuk mund të vazhdohet kurrfarë dialogu...!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:16
Rexhep Elezaj

Pa dyshim, se kërkesës z. Albin Kurti, të cilën do ia drejton Beogradit zyrtar posa ta merr postin e kryeministrit, për borxhet që ia ka Kosovës për dëmet e luftës, reparacionet, sukcesionet ekonomike dhe financiare, etj., në preambulën e kësaj kërkese duhet shtuar ky kusht themelor; Se, pa ndërprerjen e fjalorit agresiv, të hegjemonizmit ndaj Kosovës, propagandës antishqiptare në qarqet ndërkombëtare si dhe luftës politike dhe diplomatike kundër shtetit të pavarur të Kosovës, nuk mund të vazhdohet kurrfarë dialogu i qëndrueshëm dhe konstruktiv me Serbinë..!

Sepse, të gjitha institucionet zyrtare të Serbisë, filluar nga presidenti Aleksandar Vuçiç, përfshirë këtu të gjitha partitë politike, me përjashtim të Partisë socialdemokrate të Čedomir Jovanovićit, të gjitha mediat publike dhe ato private, të gjitha rrjetet sociale, OJQ-të, Kishën ortodokse serbe me kreun e saj patrijarhin Irinej, etj., nuk ka ditë as natë, orë as çast, tubim as takim vendor dhe ndërkombëtar, nuk ka debat publik dhe privat, e që Kosova dhe shqiptarët të mos kërcënohen me luftë, shantazhohen në kufi dhe kudo tjetër, diskriminohen dhe denigrohen rënd përmes një fjalori tejet anti-civilizues, fyes, nënçmues, agresiv, ofendues e deri tek sulmet dhe shpifjet dhe rrenat më bizare kundër shqiptarëve që mund t'i prodhon vetëm logjika e një shteti dhe shoqërie hegjemoniste, e kriminalizuar dhe nacional-shoviniste!

Ja, për shembull vetëm disa nga ato sulme të pista antishqiptare që çdo ditë dëgjohen në Serbi, duke përfshirë edhe liderët e partive serbe në Kosovë; “Kosovo i Metohija”, “albanski separatisti i teroristi” (separatistet dhe terroristët shqiptarë), “Kosovo je srce Serbije” (Kosova është zëmër e Serbisë), “OVK je kriminalna i teroristička organizacija” (UÇK-ja është organizatë kriminale dhe terroriste), “šiptari su sišli iz šume” (shqiptarët kanë zbritur nga mali-këtë fyerje e ka bërë para disa muajve vetë kryeministrja serbe A. Brnabiç), pastaj; “ne damo Kosovo, Kosovo je naše” (nuk e japim Kosovën, Kosova është e jona), “takozvana vlada nezavisne Kosova” (e ashtuquajtura qeveria e Kosovës së pavarur), dhe hiç më shumë se para tri ditëve në Beograd, presidenti serb A. Vuçiç tha; “Kosovo je neodvojivi deo Serbije” (Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë), “naša južna pokrajina Kosovo” (krahina jonë jugore, Kosova), “Trepča i Gazivoda su naše” (Trepça dhe Ujëmani jonë tonat), “naše svetinje na Kosovo, crkve i manastiri” (kishat dhe manastiret tona të shenjta në Kosovë), “Nikada nećemo priznati nezavisnost Kosova” (kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës), se R. Haradinaj, F. Limaj, H. Tači, A. Čeku su “ratni zločinci” (janë kriminelë lufte), ndërsa qëkur Albin Kurti i fitoj zgjedhjet, menjëherë në Beograd ka filluar propaganda masive kundër tij, nga presidenti A. Vuçiç e deri tek gazetari i fundit në mediat serbe, duke e sulmuar dhe etiketuar me lloj-lloj cilësish, si ; “radikalni albanski nacionalista” (nacionalist radikal shqiptar), “propagator velike Albanije” (propagandues i Shqipërisë së madhe), “kao ekstremni levičar i diktator” (si ekstremist i majtë dhe diktator), etj., etj., etj., deri në pafundësi të një propagande të pistë dhe intensive antishqiptare..!?

Pra, po t’i analizojmë mirë qëndrimet zyrtare të regjimeve të Beogradit, që nga 10 qershori 1999, dita kur ushtria dhe policia kriminale e Serbisë kokë ulur dhe të turpëruar u detyruan nga NATO-ja të largohen përjetësisht nga Kosova, dhe deri në këto çaste që po shkruajmë, ajo/ata, për asnjë sekondë nuk e kanë ndalur luftën dhe fushatën agresive nga të gjitha nivelet dhe qendrat shoviniste kundër Kosovës dhe shqiptarëve. Dhe, ç’është më e keqja, këto sulme vazhdojnë t’i bëjnë para gjithë faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë dhe Evropë, por të cilët asnjëherë nuk ndërhynë për t’ia tërhequr vërejtjen zyrtarëve serbë për këtë fjalor destabilizues, përkundrazi i ledhatuan dhe i shpërblyen me favore dhe ndihma marramendëse financiare, investime kapitale, privilegje diplomatike dhe sjellje gati përulëse ndaj një regjimi kriminal, i cili hiç më larg se para 25 viteve ka bërë gjenocid dhe spastrime të tmerrshme etnike në Bosnje dhe Kosovë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat