Të lumshin zgjedhjet populli i Kosovës ! – Leksion, shpresë dhe shans historik

Opinione

Të lumshin zgjedhjet populli i Kosovës ! – Leksion, shpresë dhe shans historik

Nga: MRSC. Agim Aliçkaj Më: 22 tetor 2019 Në ora: 21:49
MRSC. Agim Aliçkaj, Nju Jork

Më 6 Tetor 2019, populli martir i Kosovës, populli i burrështetasit të mençur legjendar Ibrahim Rugova, dhe komandatit trim legjendar Adem Jashari, kaloi edhe një provim historik. Kosova, me votë  të lire, në mënyrë demokratike, rrëzoi nga pushteti një klasë politike, dhe, individ të dështuar, të korruptuar, dhe, disa prej tyre edhe antikombëtarë. 

Këto zgjedhje që ishin dhe model për gjithë rajonin, ishin dhe një leksion për qeveritarët e deritashëm, duke dtreguar se kur nuk i lejohet  askujt për të punuar keq dhe qeverisur keq. 

Kuptohet, se ata mendojnë se kanë punuar mirë, se janë patriotë të flakët, por faktet flasin ndryshe.

Nëse shpresojnë të ngriten prapë ndonjëherë, duhet ti hapin mire sytë, të reflektojnë dhe analizojnë dështimet e tyre, ato që e sollën vendin para shkatërrimit. Partitë e tyre tani duhet të lirohen nga kuadrot dhe politikanët e këqinj. Sëpari duhet të bëhen opozitë konstruktive, të bashkëpunojnë me pozitën për çështjet me interes kombëtarë, të  hartojnë programe reale me vizion të qartë në interes të shtetit. Pastaj në zgjedhjet e ardhëshme, mund të kërkojnë prapë votëbesim nga sovrani. Përndryshe duhet të ikin nga politika përgjithëmonë, t’jua lëshojnë vendin atyre që kanë përgaditje shkollore dhe aftësi udhëheqëse, atyre, që e duan me të vërtetë kombin shqiptarë dhe shtetin e Kosovës.

Kosova, me këto zgjedhje ishte një leksion në demokraci, edhe për Shqipërinë, shtetet Ballkanike dhe shumë shtete tjera të mbarë Botës, të cilat duhet thënë se "heshtje" edhe i njohën të këtilla . 

Kështu votohet!  

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, i treguan Amerikës dhe shteteve demokratike të Evropës, se Kosova di të mbaj zgjedhje demokratike, të lira dhe transparente. Kosova i tha botës se :" Jemi gati ta ndërtojmë dhe zhvillojmë shtetin tonë të  lirë dhe demokratik, Republikën e Kosovës. Dalja në votime e më pakë se 50% të elektoratit, është pakë sa dëshpruese, por nukë e zvogëlon rëndësinë e mbarëvajtjes së proçesit dhe rezultatit të këtyre zgjedhjeve".

Zgjedhjet në Kosovë, kësaj rradhe kanë ngjallur shpresë reale për ndryshime të mëdha në politikën e jashtëme dhe të brëndëshme, shtet-ndërtim dhe forcim të shtetit, zhvillim ekonomik dhe mirëqenje të popullit të Kosovës. 

Shpresë, për një të ardhëme të sigurt dhe shumë më të mirë....!

Shans historik për fituesit e zgjedhjeve, Vetëvendosjen dhe LDK-në. Ku populli jua dha besimin, për një qeverisje më të mire dhe asgjë tjetër. Me biseda të sinqerta dhe konstruktive, bazuar në numrin e votave të fituara, duhet formuar sa më parë koalicionin parimorë për qeverisje dhe shpëtim kombëtarë. Nukë është gjë e lehtë sepse shumë forca të errëta, edhe brënda këtyre partive, janë duke punuar kundër. Por, me çasje serioze kompromisi është i mundur. Formula për postet kyçe është e qartë, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zëvendëse dhe ministre e punëve të jashtëme. Më vonë, nëse është e mundur me ligj dhe kushtetutë, do të ishte mire që të shkarkohet kryetari i keq i Kosovës dhe ky vend potencialisht ti ofrohet Isa Mustafës. Edhepse ai kishte gabime të mëherëshme, sëfundi tregoi menquri dhe e shpëtoi LDK’në nga përçarja e mëtutjeshme. Një gjë duhet ta kenë të qartë këto dy parti. Nëse pas këtyre zgjedhjeve historike nuk bëjnë koalicion, të dyja palët do të jenë fajtore për dështim të turpshëm me përmasa katastrofale për Kosovën. Ato mund të rrezikojnë të mbesin opozitë në mënyrë të përherëshme apo edhe më keq, të përfundojnë në fushën e keqe tradhëtisë.

Serbia është padyshim e sëmura e Evropës, e cila nuk ka ndryshuar që nga koha Millosheviqit 

Ajo duhet të ulet në vendin që e meriton si agresore, shkaktare dhe humbëse e katër luftrave në Ballkan. Duhet ti plotësojë kushtet për bisedime, kërkimi falje, pagesa e dëmeve të luftës dhe këthimi i të pagjeturve. Mbi të gjitha është  njohja e pavarësisë së Kosovës, të shpalllur me 17 Shkurt 2008, në kufijt ekzistues, të njohur nga Amerika dhe bota demokratike, të miratuar nga Gjykata e Drejtësisë në Hagë. Askush në botë nuk ka të drejtë as të kërkojë dhe as të bëjë negociata për këtë pavarësi, ato kanë përfunduar me 17 Shkurt. Ajo është arritur me gjakun e bijve të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë, është e panegociushme e paprekëshme dhe e përherëshme. Me Sërbinë mund dhe duhet biseduar vetëm dhe vetëm për marëdhënjet ndërshtetërore, kurrsesi për punët e brëndëshme. Sankcionet ekonomike ndaj Serbisë duhet të ndërlidhen drejtpërdrejtë me sjelljen e saj ndaj Kosovës. Nëse vazhdon me veprime destruktive dhe armiqësore nuk ka kuptim as nevojë të hiqen dhe as të zvogëlohen, ato duhet të shtohen. 

Minoriteti serb në Kosovë, është i manipuluar nga Serbia, dhe i shtyr për të vepruar kundër Kosovës, por edhe kundër interesave të veta. Me përfaqësuesit e tyre legjitim, kurrsesi me kriminelët e dërguar dhe të finacuar nga Serbia, duhet komunikuar dhe biseduar në mënyrë të vazhdueshme për interesat dhe të drejtat e tyre në drejtim të integrimit të tyre në shtetin e Kosovës. Ata mund dhe duhet të kenë të drejta hiq ma shumë as më pakë se populli shqiptarë që jeton në trojet e veta në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Nga Amerika dhe Evropa populli shqiptarë me arësye pret drejtësi, në pajtim me vlerat dhe parimet e tyre demokratike 

Interesat strategjike afatgjate të kombit amerikan dhe shqiptarë janë në përputhje të plotë. Me përfaqësuesit amerikan duhet treguar respekt të pafund, bashkëpunim të sinqertë, punë të madhe, me argumente të forta.  Lëvizjet eventuale të pavolitëshme nuk duhet të na dekurajojnë por të na shtyejn të punojmë edhe më shumë si në nivel shtetërorë ashtu edhe me veprime lobiste në Washington.

Shqipëria, është nëna e dhimbshëme por e dashur e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë

Populli shqiptarë, anekënd trojeve tona etnike e tregoi veten me ndihmën e parezervë për popullin e Kosovës gjatë  shtypjes nga Serbia të viteve 90-ta, sidomos gjatë luftës së vitit 1999. Ishte ky një lloj bashëkimi kombëtarë. Fatëkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për udhëheqjen politike të Shqipërisë. Qeveria e errët anti-njerëzore dhe anti-kombëtare komuniste e Enver Hoxhës, bëri tradhëti dhe punoi kundër interesave të Kosovës. Por sëpaku, pretendoi ta mbronte me deklarata publike anti-serbe. Këta të qeverisjes së sotme jo vetëm që punojnë kundër interesave të Kosovës dhe popullit shqiptarë në trojet tjera etnike, por edhe hapur flertojnë me serbët dhe sillen si shërbëtorë të tyre. Ata e katandisën vendin e tyre si mos më keq. Këtë e dëshmon edhe refuzimi i fundit i Evropës për të filluar hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Duhet shpresuar se fryma e lirisë dhe e ndryshimeve demokratike, që u ngjall në Kosovë, do ta kaplojë edhe Shqipërinë.

Një pjesë e shtypit në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera është duke punuar hapur në shërbim të interesave serbe, kundër interesave të Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë. Kur i lexon apo dëgjon komentet e disa analistëve politik të tyre, të vjen për të vjellur me padijen, paaftësinë, paturpësinë dhe tradhëtinë e hapur. Habisin sidomos debatet jocivilizuese, ku secili flet për vete dhe askush se dëgjon fjalën e tjetrit, për më keq e ofendojnë njëri tjetrin. Shtrohet pyetja, a kanë lexuar apo dëgjuar ndonjëherë këta të mjerë për traditën dhe rendin e kuvendimit në odat e burrave të të parëve tanë. Edhe, pse shumë prej tyre të pashkollë, kanë folur me rend dhe kur kanë dashur ta kritikojnë tjetrin i kanë qitë fjalët me rrotulla për të mos e ofenduar drejtpërdrejtë kundërshtarin. Populli e di kush janë, ata nukë bën të përkrahen, duhen injoruar dhe bojkotuar deri në shuarjen e mediumeve të tyre.

Mërgata shqiptare në Amerikë dhe kudo në Botë ka luajtur një rrol të jashtëzakonshëm në përkrahjen e Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë 

Duhet përkujtuar financimi i pakursyer i familjeve dhe shkollimi i fëmijëve nën okupimin serb, lëvizjeve dhe partive demokratike kudo në vendet tona, 3% për Qeverinë e Kosovës, lobizmi i organizuar dhe madhështorë i Ligës Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të Joseph dhe Shirley DioGuardit, veprimtaria patriotike e Federatës Vatra në krye me patriotin e pakompromis adhuruesin e Kosovës, të ndjerin Agim Karagjozi, kontributet e mëdha të shoqatave dhe subjekteve tjera të komunitetit, financimi i armatimit të UCK-së së lavdishme nëpërmjet fondit "Vendlindja Thërret" dhe mënyra tjera, duke kulminuar me Batalionin legjendar Atlantiku, me të rinjtë trima, të gatshëm për ta dhënë edhe jetën për lirinë e atëdheut. Dëshpron fakti se Qeveritë e Kosovës, Shqipërisë dhe subjektet tjera në trojet etnike kanë bërë shumë pakë për ta respektuar dhe angazhuar diasporën shqiptare. Falënderimet sa për sy e faqe dhe dhënja e dekoratave individëve dhe grupimeve të caktuara nuk mjaftojnë. Pritet që qeveritë e ardhëshme të bëjnë ndryshime qenësore për t’ja mundësuar mërgatës investimet me lehtësi në zhvillimin ekonomik të vendeve tona, por edhe mundësinë e pjesëmarrjes aktive në proçeset demokratike. Kjo mërgatë e mrekullueshme është e gatëshme që, nëse punët shkojnë mire pas zgjedhjeve, të vazhdojë me përkrahje edhe më të madhe në të mire të çështjes madhore gjithëkombëtare. Por, diaspora shqiptare është shumë e aftë, e drejtë, e pjekur dhe e informuar mirë, nuk do ti përkrahë kurrë partitë, organizatat dhe individët që punojnë kundër interesave kombëtare. 

Shpresat dhe mundësitë reale ekzistojnë për dy shtete të forta shqiptare në Evropë, mike të përherëshme të Amerikës, sovrane dhe të zhvilluara ekonomikisht, të hapura në çdo nivel dhe lëmi të veprimit me njëri tjetrin, me popullin shqiptarë element konstitutiv me influencë në Maqedoni, si dhe popullin shqiptarë me të drejta të plota njerëzore dhe nacionale në trojet e veta në Kosovën Lindore, Mal të Zi dhe Camëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat