Vëllezërit Bytyqi dhe egërsia e Serbisë

Opinione

Vëllezërit Bytyqi dhe egërsia e Serbisë

Nga: Rexhep Torte Më: 23 tetor 2019 Në ora: 18:50
Rexhep Torte

Serbia me këto  qëndrime, mashtrime e  kërcënime do ta humbën edhe Vojvodinën edhe  Sanxhakun që i ka të okupoura, dhe do të mbetet pashallëk  rreth Beogradit, ashtu sa ishte në shekullin e 6-të kur serbët erdhën nga Kaukazi në Ballkan.

Kongresi i SHBA-ve më 23 tetor 2019 në mënyrë unanime votoi Rezolutën drejtuar Serbisë për vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi , pjesëtarë të Bataljonit “Atllantiku”, të cilët nga SHBA-të erdhen në Kosovë dhe luftuan kundër agresionit gjenocidal të Serbisë.

Tre vëllezërit Bytyqi  u rëmbyen nga policia e Serbisë e pastaj u vranë mizorisht.

Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë kohë më parë deklaroi se, “policët serbë te cilet ende nuk janë  identifikusr, kanë kuptuar se tre vëllezërit shqiptarë kanë shumë para me vehte, i kanë rrëmbyer, i kanë grabitur dhe pastaj  i kanë vrarë”.

Kjo ishte përgjigja e Aleksandër Vuçiqit, e këtij demagogu dhe gënjeshtari të shekullit, i cili është i prirur që në vazhdimësi të mos e pranojë fajësinë e Serbisë për krimet që ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë i kryen në Kosovë., edhe atë pas insistimeve 20- vjeçare të Departamentit të SHBA-ve për tu zbardhur e vvërteta për vrasjen e vëllezërve Bytyqi .

Aqë më tepër kur dihet se në Serbi për çdo aksion në Kosovë ka patur plane të parapërgatitura dhe të shënuara  ekzaktisht.

Rezoluta e votuar nga Kongresi i SHBA-ve përbën një sinjal të fuqishëm që Nju Jorku ia dërgon Beogradit për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi .

Kjo me siguri që do të jetë hapja e Kutisë së Pandorës edhe për të gjitha krimet e tjera që Serbia i kreu në Kosovë.

Serbia grabitqare e gjakatare para agresionit gjenocidal në Kosovë i suspendoi tërë administratën dhe arsimin  shqip në Kosovë, duke krijuar një shtëtrrethim  policor ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Policia  e Serbisë  në atë kohë i bllokonte edhe tregjet në Kosovë, duke ua  grabitur pratë, stolitë e arit shqiptarëve, dhe më pastaj i lirontë të shkojnë në shtëpi  duarthatë pa ble asnjë gjë për fëmijët që pritnin të urritur te dera e shtëpisë.

Agresioni gjëenocidal i Serbisë që erdhi më pas e dëshmoi egërsinë e Serbisë që kreu vrasjen dhe masakrimin e më shumë se 13 mijë shqiptarëve, mes tyre gra, pleq e fëmijë, mes tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënave.

Serbia e dëshmoi egërsinë e saj me dhunimin e 20 mijë femrave shqiptare në mënyrën më shtazarake.

Serbisa e  dëshmoi egërsinë e saj me rrëmbimin e 1633  shqiptarëve të të gjitha gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Serbia e dëshmoi egërsinë e saj me djegien e qindra mijëra shtëpive shqiptare dhe me eksodin e më shumë se  1 milion shqiptarëve.

Serbia i kreu tërë këto të zeza e krime në Kosovë dhe çuditërisht nuk është duke pranuar asgjë nga këto krime të kryera, duke mashtruar vehten dhe botën.

Serbia përkundrazi është duke u armatosur dhe është duke iu kanosur  ushtarakisht sërish Kosovës.

Aleksandër Vulin, shef i ushtrisë së Serbisë dhe lidershipi aktual i Serbisë   po kërcënojnë se në ras nevoje do ta sulmojnë edhe ushtarakisht Kosovën.

Lidershipi i çmendur dhe i çoroditur i Serbisë harron fare se tashmë në Ballkan është NATO.

Se afër 6 milionë shqiptarë sa ka në Ballkan nuk do të rrijnë duarkryq.

Se Serbia sipas të gjitha gjasave do ta humbën edhe Vojvodinën edhe Sanxhakun, që i ka të okupuara.

Se Serbia me këto mend që i ka do të mbetet një pashallëk  rreth  Beogradit, ashtu sa ishte Serbia shekullin e 6-të, kur serbët ardhacakë erdhën në Ballkan  nga Kaukazi i largët.

Se Serbia e serbët në Ballkan që nga ardhja e tyre para 13 shekujve kanë shkaktuar vetën konflikte, luftëra të përgjakshme dhe okupim të  territoreve  të huaja.

Rezoluta e Kongresit të SHBA-ve dejtuar Serbisë  për zbardhjen e vrasjes së vëllëzërve Bytyqi , paraqet lajm tepër të gëzueshëm për shqiptarët, dhe shpresë se e drejta vonon por nuk harron.

Kjo me siguri do të hap rrugën për  vetëdijësimin më të madh të bashkësisë ndërkombëtare që ta kuptojë gabimin se Gjykata speciale për krimet e luftës në Hagë, detyrimisht është dashur të themelohet paraprakisht në Serbi, për ti vënë para drejtësisë kriminelët serbë që kryen aqë krime të mëdha në Kosovë, e jo që Gjykata speciale për krimet e luftës në Hagë të themelohet në Kosovë kundër ish ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, të cilët bëne luftë të ndershme duke mbrojtun familjet shqiptare dhe pragun e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat