Prof. Pal Canaj, intelektual karizmatik e profesor i shkencave filozofike e sociologjike

Opinione

Prof. Pal Canaj, intelektual karizmatik e profesor i shkencave filozofike e sociologjike

Nga: Lekë Mrijaj Më: 24 tetor 2019 Në ora: 16:18
Lekë Mrijaj

Çdo njeri në jetë ka interpretimin dhe stilin e vet për intelektualët e njerëzit karizmatik, por për mua, esenca apo thelbi i punës sime është të i prezantoj portretet apo intelektualët tanë më karizmatik të deshmuar ndër kohë apo dekada të ndryshme.

Unë si opinionist i pavarur, përherë nga këndveshtrimi im përpiqem t’i jap apo të ia transmetoj botës kulturore, kombëtare e njerëzore të gjitha njohuritë që i kam të njohura për këtë vend, që kjo botë të kuptojë se kush ishin figurat madhore kombëtare, kulturore e njerëzore dhe kush janë shqiptarët, aktiviteti, veprimtaria, historia e tyre, kultura e tyre, pra edhe për fazat e ndryshme të jetës së tyre.

Ka shumë e shumë vite e vite që e kam pasur fatin ta njoh nga afër prof. Pal Canaj, me të cilin edhe akoma shoqërohemi dhe kemi një bashkpunim të shkelqyeshëm në rrafshin multidemnsional kulturor ndaj edhe e them me plotë pergjegjësi se ky intelektual është një i kalibrit jo të zakonshëm, politikan, diplomat i vyer e studiues i tejët i hollë-thellë i cili rrezaton përherë me vlera të pergjithshme të shëndosha, arsimore, kombëtare, kulturore e njerëzore.

Kësaj radhe pak a shumë po perpiqën që në mënyrë simbolike e modeste që botës shqiptare në vënd dhe në botë të ia prezantoj në pika të shkurtëra intelektualin e mirënjohur lugdrinas e veteranin e arsimit me vlera multidimensionale prof. Pal Canaj.

Prof. Pal Canaj, rrjedh nga familja Canaj nga Ranoci i Lugut Drinit-Klinës, i përket degës së fisit të Xhuxhës, që është një nga fiset e njohura në historinë tonë mbarshqiptare. Nga kjo familje dolën personalitete në shumë breza, si pinjollë të oxhakut dhe të kauzës arsimore e kombëtare gjatë shekujve.

Është i biri i Nue Canaj i cili në Ranoc e Lug të Drinit me rrethinë njihej si një autodidakt e burrë me virtyte e shembelltyra urtake gjithëperfshirëse.

Prof. Pal Canaj, u lind në vitin 1956 në fshatin Ranoc të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Zllakuqan, ndërsa të mesme në gjimnazin “ Luigj Gurakuqi” në Klinë. Studimet e para universitare i regjistroi dhe përfundoi në Fakultetin Filozofik, i cili laurua për në degën e filozofi – sociologji. Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare për herë të parë edhe e nisi punën si profesor i laururar-diplomuar në shkollën e mesme “ Hajdar Dushi”, në Gjakovë, dhe më pastaj vijoi punën e tij për afro dyzet vjetë me radhë në gjimnazin “Luigj Gurakuqi “ në Klinë, ku edhe aktualisht kryen detyrën e profesorit për lëndët e filozofisë dhe sociologjisë i cili vertetë e themi me plotë pergjegjësi ka nxjerr shumë brezat të shkelqyer të cilët edhe sot falë vlerave të tij po ata breza ish nxënës të tij, reflektojnë nëpër dikasteret e pushtetit lokal e në institucionet e Republikës së Kosovës e mergatë.

Pikërisht prof. Canaj, si emër ka filluar të bëhët shumë i njohur veçanërisht në kohën e fundvitëve '80-ta, vitëve '90, gjatë kohës kur në Kosovë u zhvillua njē diskrimin i egër totalitar ndaj nxënësve shqiptar, diskriminim që bëhëj nga strukturat policore hegjemoniste okupuese serbiane.

Është angazhuar drejtpërdrejt në procesin edukativo arsimor gatë viteve 90-ta, kur shqiptarët e Kosovës u detyruan të gjejnë forma alternative të mbajtjes gjallë të sistemit arsimor pasi që administrate e policia okupuese serbe nuk lejonte mbajtjen e mësimit shqip nëpër objektet tona shkollore. Njëkohësisht është angazhuar në themelimin e sindikatave të pavaraura në Republikën e Kosovës, organizator e pjesmarrës u shumë Sesioneve Shkencore gjatë viteve ’90-ta dhe pas luftës sin ë Kosovë njëashtu edhe në Shqipëri.

Të panumërta janë botimet ku Prof. Pali, ishte përzgjedhës artikujsh, referues i cili ka reflektuar në organizime tē Sesioneve të ndryshme Shkencore në Lugun e Drinit të Klinës, njëkohësisht ka shkruar poezi, prozë, satirë, eseistike, shqyrtime sociologjiko- filozofike, publicistike analitike dhe vështrime kritike të cilat të shumtën e tyre i ka të botuara nëpër gazeta ditore shqiptare e permbledhje të librave të sesioneve të mbajtura në kohë të ndryshme. Ka botuar dhe dy monografi, (në bashkautorësi) si deshmi që përmbajnë vlera të karakterit historik i dedikohën figurës së shquar, patriotit nga Lugu i Drinit, Llesh Gjon Lleshaj, si dhe monografia e cila titullohët “Mësonjëtorja e Zllakuqanit”. Eshtë kryetar i Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” Klinë.
Me vota të fuqishme ky portret karizmatik dukagjinas, ishte zgjedhur deputet i të dy legjislacioneve të Kuvendin Komunal të Klinës, si dhe njëherë ishte kandidat në zgjedhjet e pergjithshme nacionale në Republikën e Kosovës.

Për kontributet e pallogaritshme që i ka dhënë kauzës kulturës, letërsisë historisë, Prof. Pal Canaj, është dhe mbetet një enciklopedi e pakontestueshme në vehte si dhe një nga intelektualët, artdashësit e studiuesit më në zë, një arkiv dhe një institucion i vërtetë albanologjie në vehte.

Shumë konsideratë prof. Pal Canaj, shëndet dhe suskese!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat