Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në sytë e perendimorëve

Opinione

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në sytë e perendimorëve

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 tetor 2019 Në ora: 21:19
Sherif Ramabaja

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, askush në perëndim nuk dëshironte që zgjedhjet parlamentare t´i fitonte Vetëvendosja dhe lideri i saj Albin Kurti. Kishte shumë arsye, sepse Albin Kurti ishte shumë i drejtëpërdrejtë me programin e tij nacional, për bashkim kombëtar. Nuk pajtohej ta ndërronim hymnin dhe flamurin kombëtar. Në raport me Serbinë ishte i pamëshirshëm, duke analizuar tmerret që kishte përjetuar populli shqiptar nga gjenocidi shekullor serb. Në relacionin e brendshëm shprehte poashtu mosbesim ndaj të gjitha partive dhe liderëve të tyre. Jo vetëm që i nënvleftësonte, po haptas i akuzonte se punojnë, kundër interesit kombëtar. Bindja në popullishte se murit me kokë nuk i bihej. Rugova vepronte në bazë të situatës aktuale, u përshtatej rrethanave politike. Sa ishte i drejtpërdrejtë, ishte edhe po aq vizionar që punonte në rrafshin diplomatik, të nxinte miq me ndikim botëror. Ai kishte aftësinë që të punonte në sfera të ndryshme diplomatike, në të njejtën kohë. Me karizmën dhe aftësinë e tij intelektuale, shpejt i bënte njerëzit me ndikim për vete.

Albin Kurti ishte dëshmuar si lider studentor, duke u prirë demonstratave studentore të viteve 90. Ai qëndronte në ballë të tyre dhe të binte në sy, me flokët kaqurrela. Pas përplasjeve me policinë serbe, ai ishte burgosur dhe ishte denuar me 15 vite në burgjet famëkeqe serbe. Ai u mbeti besnik dhe i pathyeshëm qëndrimeve të tij. Formoi Lëvizjen Vetëvendosje duke u vënë kundër të gjithëve, si në planin e brenshëm politik, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Të gjithë e dinin se synimet e tij edhepse në shumicën e rasteve të drejta, jo që nuk do të përkraheshin në arenën ndërkombëtare, po do të kritikoheshin rreptësisht. Pas vdekjes së Rugovës, LDK do të humbë kredibilitetin, aftësinë qeverisëse dhe ndoshta edhe do të bëhet bashkëfajtore për gjendjen kaotike që mbretëron sot në Kosovë.

 Populli u lodh edhe nga komandantët e luftës që s´menduan tjetër, përpos se si ta plaçkitnin pasurinë e popullit, ta instalonin korrupcionin dhe familiarizmin. Sa hap dhe mbyll sytë u bënë milioner brenda natës. Rinia mbeti rrugëve dhe pa perspektivë. Serbia duke parë gjendjen kaotike në Kosovë shpejt u aktivizua dhe taktizonte në ndarjen e Kosovës. Kjo ide u përkrah edhe nga komandantët e luftës dhe nga Kryeministri shqiptar Rama, që më tepër niseshin nga interesi personal i tyre, se sa në ate kombëtar. Populli i lodhur nga qeverisja kaotike e komandantëve të luftës, vendosi për ndryshime dhe votën më 6 tetorë 2019, ia besoi Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Ai jo vetëm që mund të përfitoi nga ky rast, po nëse zgjedh kuadra të afta, mund ta përparoi vendin dhe të vendos paqe me Serbinë, duke u bërë lider nacional dhe i rajonit.

Vlerësimet perendimore mbi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Albin Kurti nga perendimorët gjithnjë është vlerësuar si lider ekstremist dhe politikan rebel, që për shumë kend është i frikshëm.

. Për Albin Kurtin, në estabilishmentin politik, thuhet se korrupcionin dhe kriminalitetin e organizuar do ta luftoi.

. Në aspektin ekonomik dhe të biznesit, vlerësohet se do të korporoi ide socialiste.

. Atministratën e UNO dhe misionin e EU, i vlerësonte si kolonizator administrativ.

. Për komunitetin serb Albin Kurti vlerësohet si nacionalist.

Me fitoren e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes vlerësimet nga ndërkombëtarët dhe mediat e huaja sadopak u relativizuan. U tha se populli kishte vendosur për ndryshime, ngase premisat nuk realizoheshin nga liderët dhe partitë në pushtet. Korrupsioni, paperspektiva dhe gjendja kaotike, kërkonin ndryshim. Për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin u tha se është parti nacionaliste e ekstremit të majt.

Nuk ka shumë rëndësi se si mediat perendimore momentalisht e vlerësojnë liderin, Albin Kurti. Ai me përvojën e deritashme në politikë, pjekurinë e arritur si lider dhe me veprimet largpamëse, shumë shpejt mund ta përmirësoi imazhin e tij dhe t´i arrij premisat që populli i pret nga ai. Në të kundërtën edhe ai shumë shpejt do të komprometohet dhe do të bëhet më i urryer se paraardhësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat