Ekstremizmi si antipod i neokonzevratorizmit dhe liberalizmit

Opinione

Ekstremizmi si antipod i neokonzevratorizmit dhe liberalizmit

Nga: Shpend Salihu Më: 25 tetor 2019 Në ora: 09:43
Shpend Salihu

Ekstremizmi si koncept është bllokim dhe errësim i mendjes dhe gjykimit, dhe shpien në fundamentalizëm çfarë nënkupton se nuk njefë alternativë tjetër pos alternativës së vet programore e kjo më pas shpie në terrorizëm ose përdorim të frikësimit, kanosjes dhe përdorim të dhunës psikologjike ose fizike ndaj të gjithë atyre që nuk e përkrahin ideologjinë e caktuar. Ekstremizmi shkon në arrogancë të tejskajshme qoftë në kuptimin politik, ekonomik, kulturor ose fetar sepse mundohet të u imponohet individëve dhe shoqërisë së caktuar, premisa bazë e saj është imponimi i vullnetit të grupit të caktuar gjoja se për interesa të kolektivitetit duke gllabëruar të drejtat dhe liritë themelore të individit e kjo përkon me nacional-socializëm e cila njefë doktrinën e sundimit të kolektivitetit ndaj individit. Ekstremizmi  e radikalizon shoqërin duke ua imponuar bindjet e caktuara ideologjike, psh ekstremizmi islam në Kosovë i cili vie nga Turqia, Arabia Saudite dhe Irani e radikalizon shoqërin sepse nuk njefë fe dhe doktrinë tjetër fetare pos fesë islame dhe e përdor slloganin ose jeni me ne ose kundër ne,  njëjtë kemi ekstremizmin politik i cili pos që e radikalizon shoqërin mundohet me çdo kusht, mjet dhe formë ta merr pushtetin politik, me preteks se do bëj një sistem ideal socio-ekonomik dhe mbrojë interesat nacionale edhe pse janë të vetëdijshëm se as nuk kanë potencial finansiar e as mbështetje ndërkombëtare, ky ekstremizm nuk njefë kompromis dhe dialog për çështje të caktuara politike pos platformës së saj që e konsiderojn ideal politik dhe që mundohet të ia imponojnë shoqërisë.

Neokonzervatorizmi edhe pse mbron dhe afirmon vlerat e caktuara kombëtare dhe mundohet të i konzervon me qëllim të mbrojtjes së familjes dhe shoqërisë si tërësi, nuk i zhvlerëson vlerat e liberalizmit dhe afirmimit të parimeve të demokracisë duke e lënë individin të jep pikëpamje për çështje të caktuara politike, ideologjike, sociale e kulturore, pra nuk e mohon as ekzistencën e grupeve tjera duke i lënë të veprojnë në korniza të sistemit politik.

Liberalizmi si forma më e avancuar e demokracisë qytetare proklamon vlerat e individit si specie e cila mund të veprojë konfrom akteve normative të brendshme dhe ndërkombëtare derisa nuk e cenon dhe mundohet ta kufizojë lirinë e individëve tjerë ose shoqërisë në tërësi. Liberalizmi i jep të drejtë individit të zgjedhë besimin fetar ose mos të besojë të ketë bindje të caktuar politike edhe nëse është në diskordancë me parimet dhe politikat e subjekteve politike ose shtetit, derisa ai nuk mundohet të cenojë dhe shkelë normat e shkruara ligjore të përcaktuara nga shteti, liberalizmi njefë të drejtën e individit të jetojë, veprojë, krijojë, zgjedhë lirinë e të menduarit sipas nevojave dhe kërkesave të tij, normal siç thamë në korniza të normave të përcaktuara ligjore.

Andaj shoqëria jonë ende e mbyllur me një konzervatorizëm të caktuar duhet të ndërrojë mendësin politike dhe fetare, duke mos u radikalizuar e as duke mos shkuar në ekstremizm fetar, kulturor ose politik, sepse edhe në kuadër të familjes individi ka bindjet dhe pikëpamjet e caktuara mbi çështje të caktuara dhe nuk mund bindjet e tilla të i imponohen. Shteti i Kosovës duhet të luftojë radikalizimin dhe ekstremizmin e grupeve të caktuara, që mos të cenohen bindjet e grupeve tjera politike, fetare ose kulturore sepse ekstremizmi radikal shpie deri tek përdorimi i dhunës psikologjike dhe fizike e kjo ka kundër reakcion nga grupet tjera, me çfarë vie deri tek përkeqësimi i sigurisë nacionale dhe irritimi i grupeve me bindje tjera ideologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat