Populli nuk kërkon fajtorin por rezultatet

Opinione

Populli nuk kërkon fajtorin por rezultatet

Nga: Skender Musliu Më: 26 tetor 2019 Në ora: 10:28
Skender Musliu

Mosdhënja e datës për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në këto dy shtete dramatizohet, sidomos në Shqipëri  është bërë mollë sherri mes pozitës dhe opozitës.

Deri sa pozita fajëson Bashkimin Europian,  për mos unitetin dhe problemet e brendëshme të tyre , opozita fajin kryesor e sheh te Qeveria dhe kryeministri i saj.

Duke mos dashur që të anojmë, parashtrohet pyetja se a ishte e gatshme Shqipëria për këtë proçes kaq të rëndësishëm kombëtar, çfar e pengoi Shqipërinë për mosmarrjen e datës për hapjen e negociatave.

Mendoj se shkaktarin kryesor për këte duhet kërkuar në Qeverinë e Shqipërisë, e cila nuk gjeti kurajon të punojë në mënyrë sirioze për plotësimin e rekomandimeve, kërkesave dhe mosplotësimin e një korpusi reforash të parashtruara dhe të përsëritura vite me rradhë nga Unioni Europian.

Si mund Shqipëria t’a fajësoj Unionin Europin, deri sa ajo nuk ka Gjykatë të Lartë, është pa Prokurorë të Përgjithshëm, menzi arriti ta kompletojë Këshillin e Lartë të Propkurorisë, tani më dy vite është pa Gjykatë Kushtetuese, me çka ka prishur edhe balansin e funksionimit të sitemit politik por ka çrregulluar edhe Rendin juridik të shtetit. Është vështirë të gjejsh një shembull tjetër në botë që një shtet të jet për një kohë kaq të gjatë pa institucionet më të larta dhe më vitale gjyqësore. 

Ç’far faji ka  Unioni Europian derisa Shqipëria, jo vetëm që nuk lufton korupsionin dhe  krimin e organizuar, por ajo bëhet pjesë e saj. Që nga ardhja në pushtet e kësaj qeverie, Shqipëria në mënyrë intenzive – industriale ka kultivuar kanabisin në territorin e saj. Prandaj shumë media të huaja por edhe politikan, Shqipërinë e quajnë narko-shtet dhe vënd i tranzitit të drogës. Këte e vërteton edhe fakti se në qeverisjen aktuale kishte dy ministra të implikuar me trafikimin e drogës sikurse edhe disa deputet.

Sipas disa të dhënave nga institucione ndërkombëtare thuhet se Shqipëria ka Parlament të inkriminuar dhe qeveri të zhytur në afera korruptive përmes koncesioneve të shumta me partneritetit privat - publik, një qeveri e kapur dhe e qeverisur nga okigarkë. 

Kush i ka faj Shqipërisë për largimin e pjesës më vitale të popullit të saj, çka bëri kjo qeveri për parandalimin e shpërguljes masive të tyre. Për fat të keq,kjo është rezultat i zbatimit të politikave të gabuara të kësaj qeverie duke ia humbur shpresën dhe ardhmërinë  rinisë. Edhe presidenti i Francës,  Macron duke komentuar vendimin për moshapjen e negociatave Shqipërisë, përmendi ikjen e shqipëtarëve nga Shqipëria  si problematike për Francën .

Para se të merrej vendimi për mos marrjen e datës për hapjen e negociatave, Bundestagu i Gjermanisë, edhe pse ishte për hapjen e tyre, parashtroi apo përsëriteti nëntë kushtet që Shqipëria është dashur t’i plotësojë, ndër të cilat po përmendim : luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, funksionalizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, miratimin e reformës  për Kodin zgjedhor dhe implementimin e saj, ndjekja penale e gjyqëtarëve dhe prokurorëve që nuk kaluan vettingun, ndjekjen penale për shitblerjen e votave në zgjedhje, vënien në punë të Prokurorisë speciale apo SPAK-ut, reformë në administratën publike si dhe kushte tjera.

Ka vite që Europa ia ka kërkuar t’i plotësojë këto kushte Shqipërisë, por pse nuk ka ndodhur kjo, vet qeveria duhet të jep përgjigje.

Është i vërtetë  fakti se Bashkimi Europian ka probleme të brendëshme, por kjo nuk e justifikon mossuksesin për dhënjen e datë për hapjen e negociatave dhe nuk e amneston qevrinë nga përgjegjësia, sepse sikur t’i kishte plotësuar, së paku, disa nga kushtet e lartëpërmendura, sigurisht se Shqipëria do t’a merrte këtë datë. 

Që nga ardhja në pushtet të kësaj garniture politike, në Shqipëri pothuajse nuk ka asnjë investim të huaj, sikundër faktit që ajo nuk përfitoi gati asnjë fond nga Bashkimi Europian, kurse shtetet tjera për rreth vazhdimisht përfitojnë  fonde të ndryshme.

Kjo situatë sikur i përngjanë asaj të Maqedonisë së Veriut. Ajo që vitin 2005 së bashku me Kroacinë ishin gati për t’a  filluar këtij proçes, mirëpo me  ardhjen në pushtret  të Nikolla Gruevskit, nacionalisit dhe antishqiptarit të përbetuar, largoi Maqedoninë e Veriut nga ky proçes duke zhvilluar politika pro-ruse dhe duke moszgjedhur, me qëllim, kontestin me Greqinë lidhur me emrin si dhe ngrirjen  e raporteve me shtetin bullgar.

A thua, duke mos përmbushur as minimumin e kushteve të kërkuara nga Unioni Europin, qeveria shqiptare po vepron në të njejtën mënyrë, si qeverija e Gruevskit e cila dominoi skenën politike disa mandate duke vjedhur dhe manipuluar me vota, sepse sa më shumë zgjatë ky proçes aq më jetëgjatë do të jet keqpërdorimi  dhe papërgjegjësia nga kjo kastë politike.

Tani parashtrohet pyetje, si është e mundër që Serbia,  një shtet që shkatroi ish Jugosllavinë, që shkaktoi disa luftra duke vrarë dhe masakruar në këto hapësira, jo vetëm që ka marrë datën për fillimin e negociatave, por ka hapur shumë kapituj duke vazhduar t’i plotësojë kushtet e kërkuara nga Unioni Europian për t’u konformuar me legjislacionin europian.

Është shumë sinjifikative dhe joserioze  qëndrimi  i kryeministrit shqiptare, i cili sillet sikurse asgjë nuk ka ndodhur, edhe pse bëhet fjalë për një proçes shumë të rëndësishëm kombëtar.  Këte e vërteton edhe prezenca e tij dhe të ushtruesit të detyrës të ministrit të punëve të jashtme, të cilët nëpër televizione dhe intervista të ndryshme, që i ngjajnë një monologu, japin spiegime bizare dhe të paqëndrueshmetë për këtë mossukses. Sipas tyre,  po del se studenti ka performuar suksesshmën në provim, por profesori pët shkak problemeve që ka në shtëpinë e tij, nuk i ka dhënë notë kaluese. Kjo sjellje nuk është aspak korrekte  sepse manipulohet me intelegjencën e opinionit.

Maqedonia e Veriut po ashtu nuk morri datën për fillimin e negociatave, por kjo më tepër ishte si dëm kolateral i Shqipërisë, sepse për këtë republikë nuk kishte pengesa për marrjen e kësaj date.

Por, megjithate, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që do të mbahen me 12 Prill 2020, duke ia kthyer mandatin sovranit, si akt moral  ndaj përgjegjëssisë që kishte në këtë proçes. Kurse kryeministri shqiptar, duke injoruar opozitën dhe kërkesat e popullit, me këmëngulje ironizon  tërë  këtë proçes.

Prandaj,  zgjidhja më mirë janë zgjedhjet e parakohshme duke ia hapur  rrugën një gjenerate të re dhe kredibile politikanësh që do t’i organizojnë dhe zbatojnë   të gjitha reformat e nevojshme duke i ecur proçeset përpara, kurse klasa e gjerëtanishme politike të largohet nga skena politike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat