Ofertat e partive politike janë llafet boshe!

Opinione

Ofertat e partive politike janë llafet boshe!

Nga: Alisetar Bojona Më: 26 tetor 2019 Në ora: 14:24
Alisetar Bojona

"Të mundim të keqen të vijmë ne"! Kjo është fjalia më e përdorur deri tani gjatë gjithë fushatave të kaluara, por edhe tani që u caktuan zgjedhjet e jashtëzakonshme për 12 prill 2020 dëgjojmë "si ofertë" këtë fjali të njëjtë!

Seriozitet për të mundur të keqen nuk ka jo, por ka inate cili kryetar i partisë meriton të quhet lider! Gjithmonë që keni dashur të mundni të keqen, e keqja ju ka mundur pa asnjë problem!

E vërtetë është se ju nuk keni ofertë konkretë, prandaj e keqja gjithmonë do të ju rendis pas saj, ju gjithmonë do të jeni të dytë, tretë por asnjëherë të parë!
Ju jeni të kapur nga shteti, vazhdoni të gënjeni simpatizantët e sinqertë me llafe boshe - ta mundim të keqen dhe kjo është e tërë! A duhet këta njerëz të mirë t'i hanë këto kopalla nga ju edhe më tutje? I ftoj të reflektojnë!

Ne kemi një shtet me dy etnitete të mëdha, por shteti është unitar dhe kjo formë e rregullimit shtetëror i lejon njërës palë të luan si të donë me palën tjetër, në këtë rast ne shqiptarët, sepse jeni ju që doni ta mundni të keqen që keni votuar gjithçka antishqiptare në atë parlament të shtetit unitar me plot ikona sllave!

Ju nuk dini, por aktroni se dini, aktroni se ju jeni ata që do ta mundi të keqen, aktrimi juaj tani më kalon dekadën e tretë, u lodhën shqiptarët me retorikën tuaj boshe! Mbase nuk dini, ju nuk përfillni asgjë që ju ofrohet nga intelektualët e mirëfilltë, jeni aq irracional sa që paturpësisht kërkoni nga ata të formojnë subjekt politik që t'i masni forcat, si skeni turp? Dhe mundoheni me të gjitha forcat të përçani këtë popull të vuajtur dhe besnik, që juve ju beson, që juve ju ka lënë me dekada t'i shpijeni rrugës së lumturisë, kurse ju me dekada keni marrë rroga funksionarësh, keni rregulluar statuse të fëmijëve tuaj, familjarëve tuaj, dhe asgjë nuk sollët për atë lumturi që ëndërrojnë të ngratët përcjellës tuaj!

Shqiptarëve në RMV përveç një etniteti tjetër që ka diskriminuar 78 vite me radhë, pra prej 1941 e këndej, u jeni shtuar edhe ju hienat e pazbuluara që i diskriminoni dhe përbuzni kudo që ata jetojnë!

Shqiptarët me ju do të jenë të përbuzur edhe gjatë, i ftoj të reflektojnë, të binden se vota juaj është vet diskriminim me këta që duan ta mundin te keqen pa ofertë konkrete! Mos e diskriminoni veten me votën tuaj, ju gënjejnë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat