A është politizuar KQZ-ja apo komisionerët po manipulojnë me vullnetin e qytetarëve?!

Opinione

A është politizuar KQZ-ja apo komisionerët po manipulojnë me vullnetin e qytetarëve?!

Mr Bislim Aliu Nga Mr Bislim Aliu Më 27 tetor 2019 Në ora: 10:22
QNR

Pa dyshim zgjedhjet e 6 tetorit kaluan ashtu siç ishte më së miri. Pra kaluan ashtu siç e mendoi dhe e dëshiroi populli dhe, kjo ,sigurisht, është për lakmi. Populli më në fund e tregoi kulturën e vet dhe e shprehu lirshëm mendimin e vet në zgjhedhje. Qe sa kohë ai po kërkon ndryshime. Dhe, ja erdhi ndryshimi i kërkuar qe sa kohë. Për këtë, popullit iu shtuan shpresat dhe dalngadal optimizmi po i shtohet gjithnjë.

Megjithatë, kur po dihen rezultatet e para dhe se LVV e para dhe LDK-ja e dyta, me një dallim shumë të vogël të votave, linden dyshime nga partitë e tjera se në votime ka pasur parregullsi, apo edhe vjedhje të votive. Dhe, për këtë në shumë vendvotime kërkuan rinumrimin e votive, së pari në 530 vedvotime e mandej edhe në disa të tjera përdit e më shumë! Më e zëshmja në këtë drejtim ishte Kualicioni NISMA – AKR – PD, e cila nuk e kaloi pragun prej pesëpërqindëshit. Mandej u paraqitën dyshime në votat e ardhura nga Serbia, për të cilat në fillim u tha se janë të parregullta meqë kanë ardhur me vonesë. Megjithatë, pasiqë vendoset që të hapen zarfet, u paraqit një skandal ku 10 zyrtarë të numrimit të votave u helmuan nga disa zarfe të qelura. Ata kërkuan ndihmë mjeksore në QKUK meqë ishin të alivanosur. Andaj, populli po pyetet; a thua si është e mundur që të vazhdohet në këto zarfe që erdhën nga Serbia, kur fare mirë po shihen zyrtarët e numrimit se si janë të maskuar, thuajse është gjendje lufte?!

Andaj, të gjitha këto mish-mashe që po ndodhin varg e vijë, për çdo ditë në KQZ -ën, nuk janë të paqellimta. Ato veprime e kanë qëllimin e caktuar! Populli me këto veprime të KQZ-ës, po hamendsohet dhe po çuditet shumë me këto “parregullsi” që po i bën KQZ-ja? Andaj, pyetemi, pse a thua, tolerohet KQZ-ja të veprojë jashtëligjshëm pas atyre zgjedhjeve të mrekullueshme. Tamam populli mori frymë lirshëm pas atyre zgjedhjeve, tani na lindën “parregullsi” të njëpasnjëshme!

Andaj, me të drejt po pytet populli, a thua, deri kur duhet pritur rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve? Sigurisht zvarritja e këtyre rezultateve, po ndikon dukshëm në emocionet e qytetarëve por edhe të partive politike. Andaj, rinumrimi i këtyre kutive të “mëvonshme” thuajse për ditë e më shumë, mund të shtyjnë afatin për disa ditë! Populli me kërsheri edhe po pyetet; a thua, a do të zgjidhet ky lëmsh i krijuar dhe kur do të formohet qeveria e re? Zatën këtë hall gjithnjë e më tepër po e diskuton populli dhe po brengoset për vonesen dhe formimin e saj?! . . .

Kjo KQZ, nuk ishte e denjë që të jetë më rigoroze dhe të punojë në mënyrë fare të ligjshme. Me një fjalë nuk ishte e pavarur, por e varur dhe e politizuar në masë të madhe. Andaj, kam përshtypjen , se sistemi zgjedhor duhet patjetër të reformohet, në mënyrë që komisionerët mos të kenë mundësi të manipulojnë. E këta besa, që kanë manipuluar, gjithsesi duhet të dënohen ashtu siç e parasheh ligji.

Kjo zhagitje gjithsesi, po tregon se KQZ-ja është politizuar; si nga brenda e më tepër nga jashtë. Andaj ajo e ka qëllimin e caktuar dhe KQZ-ja po mundohet t’i zbatoj “rregullat e jashtëligjshme”! Apo, mos vallë me këto veprime KQZ-ja po mundohet që t’ia hapë udhën për disa poena për koalicionin NISMA –AKR – PD , që ta kaloj pragun dhe me 6 ulëse të futet në Kuvend e në qeveri?!

Sido që të jetë dhe sigurisht, kahdo që ta marrish, kjo zvarritje e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve , po ndikon dukshëm në emocionet e qytetarëve por edhe të partive politike në përgjithësi. Tevona, me të madhe po e zbehë imazhin e mrekullueshme të zgjedhjeve, si brenda , por edhe më tepër te ndërkombëtarët! Mendoj se ky fakt do ta dëmtoj bukur shumë shtetin e Kosovës, meqë ishim në udhën e drejt të civilizimit zgjedhor.

Populli më në fund mendoi dhe ishte i bindur se u gjend rruga e drejt që shteti të ec përpara, pas këtyre zgjedhjeve të mrekullueshme dhe për lakmi, megjithatë, këto “mish- mashe” që po krijohen në KQZ po krijohet vazhdimisht paknaqësi të populli. Andaj, kam përshtypjen, se ne vetë po angazhohemi që të krijohen parregullsi. Jemi mësuar qe 20 vjet me parregullsi dhe me padrejtësi, megjithatë, tani zgjedhjet e 6 tetorit, treguan rregullsi të madhe në votime, e ky optizëm ende po e mban në gji populli lirigashës i Kosovës, andaj kjo shpresë e madhe së shpejti do ta hapë rrugën e përparimit; sa më shpejt aq më mirë. Zatën, këtë e do populli, sot, nesër e gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat