Franca dhe Holanda kundershtar të zgjerimit të Ballkanit - Bota Sot
Franca dhe Holanda kundershtar të zgjerimit të Ballkanit

Opinione

Franca dhe Holanda kundershtar të zgjerimit të Ballkanit

Nga: Ismail Muçiqi Më: 27 tetor 2019 Në ora: 11:19
Ismail Muciqi

Presidenti i Kshilit Evropian, Donalld Tosk deklaroj ditë më parë se bllokimi për nisjen e negocijatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte gabim Historik. Presidenti i Komisionit Evropian Jea-në Claude Juncker njeri prej Diplomatve më Auturitativ dhe me pervoj të gjatë deklaroj se jam shumë i shqetesuar për qendrimin negativ të Francës dhe Holandës përkitazi me bllokimin për nisjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedonin e Veriut.

Vendimet e këti samiti të Bashkimit Evropian ishin shumë të papritura edhe për kunder shpreses dhe premtive që u ishin dhanë Shqipërisë dhe Maqedonis Veriore se i kan permbushur te gjitha kriteret për ti hapur negociatat.Duhet theksuar se largimi i Britanis së Madhe nga Bashkimi Evropian shkaktoj tronditje të konsiderueshme në boshtin e shteteve te cilat perbejn Evropën e Bashkuar.

Qendrimet e Presidentit Franqez Emanuel Macronë. Koheve të fundit kanë ngjyr paternaliste, me tendenc që Franca të shendrrohet në lider të Bashkimit Evropian. Kjo nenkupton se Franca si antare e perhershme e Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara pretendon ta ketë fjalën kryesore dhe vendimin dominues në kët pjesë të Evropës.

Po ashtu edhe Kryeministri i Holandes Mark Rutte, vështir se ndiejn nevojë ti arsyetohet dikuj edhe pse qendrimet e Parlamentit të ti ishin pro hapjes së negocjatave per Maqedoninë e Veriut Franca dhe Holanda ka shumë vjet që janë bërë kundershtare te ashpra te procesit të zgjerimit.Për shkak te kesaj gjendje te krijuar në Bashkimin Evropian, të mos harmunizimit të Politikave të përbashkta vendet e Ballkanit janë goditur për standartet e dyfishta që po i aplikon Franca dhe Holanda Presidenti Macron si arsye për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë shkak e merr numrin e madh te azilkerkusve të shumtë nga Shqipërija, për t'u siguruar atyre kulm mbi kokë, ushqim dhe sigurim shendetsorë, Procedurat e ligjshme për shqyrtimin e kerkesave, ankesave duke thënë se këto i kushtojnë shtetit të Francës qindra miliona euro.

Duhet permendur se Presidenti Macron harron apo nuk di apo nuk i intereson se të gjitha shteteve të rajonit vizat iu hequnë para se të niseshin negociatat madje para edhe se të beheshin kandidate. Kështu Bosnja Hercegovinja ka liberalizim e nuk është fare as kandidate, Ka shtete që nuk jan fare ne ket procesë si janë Moldavija, Ukraina dhe Gjorgjija e të cilat kan Liberalizim Vizash.

Mënyra se si flet Macron për problemet me azil kerkuset nga Shqiperija lë pershtypjen se ai vështirë do te pajtohet që Kosovësë t'i Liberalizohen vizat, pa marr parasyshë ai ka pormbushur apo jo kriteret. Edhe ksaj radhe u pa qartë se kunder zgjerimit nuk ishin partit popullistet, por me shumë ato me orjentime te majta dhe Liberale.

Po ashtu u pa se Populizmi dhe Ekstremizmi u murren si justifikim ndersa e verteta reale qendron se nga ky samitë u pa se intergrimi në BE per vendet e Ballkanit duhet të mbetet synim i ardhshëm i këti rajoni. Vendet e Ballkanit duhet të shohin interesin e vet drejt intergrimit per ndryshe lanja anash e kësaj pjese të Evropes do ti kushtoj qoftë për të mirë apo per të keq zhvillimit dhe intergrimit të gjithmbarshëm të shteteve të cilat e perbejn Bashkimin Evropian.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat