Dashuria e sëmurë për Erdoganin

Opinione

Dashuria e sëmurë për Erdoganin

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 27 tetor 2019 Në ora: 22:33
Recep Tayyip Erdogan

I vetmi rob i Zotit që do të mund t'i shtynte shqiptarët në 'përleshje qytetare' është Erdogan.

S'di çka ju ka bë këtyre shqiptarëve, qysh i ka magjepsur ky, ama përkrahësit e tij janë aq fanatikë, aq të obsesionuar pas tij, sa nuk lënë shibël me ra n'të.

E kam përshtypjen (jo, por jam e sigurtë) se sikur mo' Zot, Erdogan t'u thoshte 'veç përpara', kërrsh na kishin bë.

Erdogan e ka dashurinë e këtyre shqiptarëve si 'ushtri' që e ruan nga 'urrejtja', dhe llogarit në këtë dashuri të obsesionuar të këtyre shqiptarëve si në një 'ushtri' që për armë ka dashurinë e verbër.

Ku po do ti ushtri më të fortë se dashuria!

Gjithë ditën ua shajnë liderët shqiptarë, atyre nuk ua ndin, me ua përmend Erdoganin, të 'fshijnë përpara'.
Pse? Që është mysliman, s'është argument i dashurisë, se edhe Hashimi, Iliri e krejt tjerët janë myslimanë!

Ani pse pra e doni aq shumë sa që u duket 'i mirë' edhe kur ushtria e tij vret fëmijë kurdë.

Diçka s'është në rregull me këtë dashuri.
Do me thënë, me ju thirr, ju do të shkonit në Siri si ushtarë të Erdoganit dhe të kërkonit 'armiq' dhe 'faj' edhe në mesin e fëmijëve.

Ishalla nuk e doni hakikat, por e doni, siç thonë kundërshtarët tuaj, me 'parapagim''.
Ju duane qysh doni, askush s'ua ndal, edhe me dasht s'mundet me ua ndal kush, se dashnia është e lirë, ama, mos e impononi dashninë tuaj për të, si obligative për krejt shqiptarët. Se nuk mundeni.

Këqyruni në pasqyre dhe do ta shihni se si ju ka bërë arrogantë kjo dashuri.

Njeriu i Zotit nuk thërret 'rroftë vdekja' dhe nuk i bën 'mashallah' krimit.

Kosova nuk bëhet Turqi.
Shqiptarët nuk i bën feja turq, ashtu siç turqit nuk i bën feja arab.

Atij që ju ka mashtru, shkoni këndonjani naj rukje.

P.S. Është një ilaç që del nga K'urani dhe të shëron nga dashuria e tepërt dhe e obsesionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat