Edvin K. Rama, socialisti neo-komunist i cirkumcizuar në budist..!?

Opinione

Edvin K. Rama, socialisti neo-komunist i cirkumcizuar në budist..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 28 tetor 2019 Në ora: 10:57
Rexhep Elezaj

Të besosh në cilën do ideologji fetare qoftë, apo politike, është bindje dhe perceptim personal i çdo njeri në këtë botë, si dhe të besosh në Zot, Gott, Allah, Dieu, God, ose në idhuj sikur ai i Budës, në yje, gurë apo kafshë, sikur indianët në Indi që adhurojnë lopën, dhe kështu me radhë.

Por, të jesh socialist me premisa ideologjike neo-komuniste sikur që i ka Edvin K. Rama, siç ka thënë vetë i besimit katolik, i cili si kryeministër i një vendi multi-religjioz siç është Shqipëria, zyrtarisht promovoi para gjithë kombit shqiptar, simpatinë personale të tij ndaj Budizmit, i kamufluar me vellon fetare-paqësore në nivel ndërkombëtar, është më shumë se një skandal psikologjik-neuroleptik!

Përveç se ky samit ishte një specie shpirtërore e imagjinatës së tij plotë halucinacione prej piktori të dështuar, ishte në esencë një ëndërr më sy hapur kushtuar paqes botërore, derisa Ballkanin e ruajnë forcat ushtarake të NATOs. Ishte ky samit edhe një paragjykim sportiv-meditues, meditim budist, një keq interpretim i vrazhdë mbi Forcën Krijuese dhe hyjnore te të bërit Shqipërinë vend dhe popull qiellor, mbretëreshë dhe “zonjë të madhe” të kësaj bote plotë trazira dhe miliona njerëz që kërkojnë një kafshatë bukë. Siç ishte një keqpërdorim i vlerave paqësore dhe humane të njerëzimit, duke thirrur tubim vullnetarësh kozmopolit në Tiranën e njëmijë e një problemeve, i quajtur; Samiti i Paqes për Evropën Juglindore, Tirana 2019 (Southeast Europe Peace Summit and Family Festival & Peace Blessing), October 25-27, 2019, të cilin do e mbyllë në sallën e kongreseve me lutjen budiste të Nënës botërore, “True Mother” (Nëna e vërtetë)..!?

Vetë përmbyllja e këtij samiti me lutjet dhe ceremoninë budiste të “Festivalit familjar” (Family Festival), të shqiptuara nga nëna e botës, “True Mother”, e cila me ritin budist- e luti “Atin Zot-Budën” që t’i bekoi  500 çift bashkëshortor të pranishëm në sallën e Kongreseve, aty ishte madje edhe çifti Kosumi (ish kryeministri i Kosovës), duke iu dhuruar unaza të reja të kurorëzimit paqësor, pa dyshim, se këtij samiti ia vuri kurorën e “Paqes Botërore”, që në botë mos të ketë kurrë më divorce, rrahje të grave nga burrat dhe e kundërta, të mos ketë më luftëra për pushtet, monopole oligarkësh dhe bashkësi komunale që udhëhiqen nga hajna ordinerë! Sepse paqësori neokomunist, stërnip politik i xhaxhit Enver, do ta bëjë Shqipërinë “si krejt Evropa” kur të bën qarri rrush..!?

“Eh, Shqipëri moj Shqipëri, kush të ka qitur me krye në hi, ti ke qenë një zonjë e rënd, të gjithë shqiptarët të kanë thirrur Nënë...”, kurse sot apostujt e Shqipërisë plotë kanabis, të shpallin “krijesë të shenjtë qiellore..”, prandaj qofsh e bekuar për jetë e mot, por pa ikonografinë e Budizmit, Edvinizmit, Ruçizmit dhe “engjëjve” të satanizuar deri në çmenduri mazohisto-edvinkristaqiste..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat