Kosovën po e kërcënon Inflacioni

Opinione

Kosovën po e kërcënon Inflacioni

Nga: Ismail Muçiqi Më: 28 tetor 2019 Në ora: 18:11
Ismail Muçiqi

Si pas Bankes Botrore Inflaciani i qmimeve të konsumit të artikujve ushqimor gjatë këti viti u rrit 2,4 përqind. Shkaktar kryesor sipas Bankes Botrore porpos faktoreve tjerë kan ndikuar edhe taksa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Të dhënat tregojnë se rritje të qmimeve pati tek pijet alkoholike, te duhani dhe një varg të mallrave tjera të cilat janë jetsore për konsumatorin dhe familjet Kosovare kjo gjendje e rritjes së qmimeve ka ndikuar direkt në ramjen e standartit duke e varfëruar shportën e konsumatorit Këto produkte bazike siq janë qumshti, djathi, vezët, sheqeri, pemët dhe perimet konsumatorët Kosovar kan paguar afar 2.4 për qind më shum krahasuar me vitin e kaluar.

Shteti i Kosovës i cili po përballet me sfida dhe vështirësi të shumta ekonomike përpos problemeve të numrit të madh të familjeve pa të ardhura financiare mujore, rritja e shkallës së inflacianit po i godet edhe shumë kategori të shoqorisë Kosovare. Kategoria më e përbuzur dhe e lan pasdore ështe pa dyshim edhe gjendja e rënd e pensionistëve të Kosovës. Kjo kategori e shoqorisë ka mbet në mëshirën e fatit me pensione simbolike të cilat nuk mjaftojnë as për furnizimin e nevojshëm me barna, e mos të flasim për nevojat tjera jetsore.

Qeverit të cilat udhëheqën vendin deshtuan në krijimin e kushteve të kategorive të cilat janë varura nga buxheti i shtetit. Në kët drejtim edhe pas 20 vitesh qytetarët e Kosovës ende nuk e kanë fondin për sigurime shendetsore. Nëse mekanizmat e shtetit nuk arrin të ndalin inflacianin raportet ekonomiko sociale në popullat do të ashpersohen edhe më shumë. Në kët drejtim, standarti jetësor do të pësoi ramje edhe më të madhe. Duhet theksuar se Renitencat e bashkëatdhetarve tanë të cilët punojnë në botën e jashtme e kanë balancue deri diku pozitën materiale të familjeve Kosovare.

Për ndryshe po mos te arrin afro 1 Miliard Dollar nga qytetarët tanë në botën e jashtme kriza dhe inflaciani do te kalonte grafikonin në shtet social. Analizat e Bankes Botrore japin me kuptue se në shoqrin Kosovare jan krijuar dy klasa .. klasa e pasur e Politikajve të cilët e zhvatën pasurin shtetërore dhe asetet Kombëtare, të cilët tani jan shëndrrue në klasë të aristokracisë, ndërsa pjesa dërmuse e popullsisë Kosovare jeton sot për nesër, pa të ardhura mujore apo jeton për mbijetes.

Qeveria e ardhshme e Republikes të Kosoves prijojitet mbi prijoritete pa dyshim duhet ketë zhvillimin ekonomikë, për mes reformave të mirfillta duke luftuar dukurit negative e sidomos krimin e organizuar dhe korrupsionin i cili po e shkatrron shoqorin Kosovare këjo gjendje mund të ndryshoj për të mirë vetëm ather kur instuticionet e reja të dalura nga vota e lirë e popullit i marrin më përkushtim dëtyrat dhe përgjithësit të cilat së bashku më sundimin e ligjit do ti hapin përpesktiv zhvillimit të gjithëmbarshëm të Republikes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat