Pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme që shtrohet në këtë kohë është: Si do të shpëtojmë nga njerëzit tanë?

Opinione

Pyetja më e madhe dhe më e pazgjidhshme që shtrohet në këtë kohë është: Si do të shpëtojmë nga njerëzit tanë?

Nga: Korab Blakaj Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 23:12
Korab Blakaj

Armiku i huaj sado që të jetë i fortë ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht edhe luftohët!Madje lufta ndaj ti përshkallëzohët në proporcion me veprimet e tij.Armikut të huaj i zhvillohet rezistencë konsekuente , madje formohet bidnja e brendshme të luftohët me armë!Largohën madje dilemat e ndërgjegjës: të vras, të derdh gjakun e një qenje njerëzore, dikur madje armatosesh me mêsime fetare, për tu motivuar shpirtërisht për të dalë në luftë!Shoqëritë njerëzore, kombe gjithandej kanë fitiuar lirinê ndaj të huajve.Jemi edhe ne shëmbull konkret!

Por , pse ndodh e kunderta?Pse u shfaqen armiqë të brendshëm kur u liruam nga armiqtë e jashtëm!? Çfarë tmerri! Të gjithë pushtuesit na kanë vjedhur e plaçkitur gjatë shekujve, por ma e tmerrshme është kur na vjedhin e plaçkitin këta tanët- siq po ndodh! Të gjithë pushtuesit na i kanë shitur e shfrytzuar pasuritë nacionale por ma e tmerrshme është shitja e aseteve nacionale nga këta tanët- „privatizimi „ Të gjithë pushtuesit u përpoqën ta luftojnë shkollimin dhe edukimin tonë, por me e tmerrshme është shkaterrimi i arsimit nga njerzit tanë!Mos qofsha në lëkurën e mêsuesve të ndershëm, si ndihen ata pas gjithë këtyre viteve përpjekje dhe mundi kur shkaterrimi vjen nga njërzit tanë! Të gjithë pushtuesit e huaj përpiqen ta ndryshojnë demografinë e vendit të okupuar, por e tmerrshme është ndryshimi negativ i demografisë nga njerzit tanë! Egzodet masive pas luftës nuk kanë të ndalur, tmerrshme ngase janë pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të njërzve tanë!

Gjyshja ime rriti 9 fëmijë, pjesën ma të madhe të jetês pa gjyshin tim, pleqeria të cilin e zuri rrugëve të Gjermanisë, ndërsa motrat tona sot kanë frikë të kenë një fëmi. Rezultati i tanve! Të gjithe armiqtë e jashtëm përpiqen madje eleminojnë fizikisht intelegjensinë e një vendi, por e tmerrshme është kur kjo intelegjensi vritet dhe largohet nga vendi për shkak të njerzve tanë! Armiqtë e jashtëm eksploatojnë pasuritë e një vendi por është e tmerrshme të dashurit e mij shkaterrimi i pyjeve e lumejve nga njërzit tanë! Armiqtë e jashtëm përpiqen ta shuajnë idenë e bashkimit, por është tmerresisht e tmerrshme shuarja e kesaj ideje dhe nevoje e jona qe të bashkohemi si Komb Shqiptar nga njërzit tanë! Armiqtë e jashtëm ti luftojnë strukturat e sigurisë por është e tmerrshme shkaterrimi i ketyre organizatave vitale nga njërzit tanë! Pra, si të shpetojmë nga njërzit tanë?

Ka një rrugë; ti bindim njerzit për REZISTENCË TÊ VAZHDUESHME ndaj zullumqarve tanë njësoj sikunder armiqve !Zullumqaret tanë kanë dy mundêsi, përgjigjën penale para gjykatave - mendimi im,ose amnistinë e përgjithshme me kusht te heqjes dorë nga çdo hallkë e pushtetit. Kjo e dyta duhet të vijë në shprehje vetëm pas një debati shterues të shoqërisë sonë! 6 Tetori i sivjemë ishte betejë me rëndësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat