Aforizma për kohen tonë!

Opinione

Aforizma për kohen tonë!

Nga: Lisen BASHKURTI Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 11:37
Lisen BASHKURTI

Njeriu i uritur nuk eshte i keq, njeriu i pangopur eshte i tille.

-Ne jete nuk eshte aq e rendesishme sa shpejt ecen perpara, por me e rendesishme eshte qe te mos ecesh mbrapa.

-Ruaju nga njerezit qe te japin cadren ne dite me diell dhe ta marrin ne dite me shi.

-Profesor me vlere eshte ai qe vlereson te studentet inteligjencien dhe jo kujtesen e tyre.

-Artin e politikes e zoterojne dhe e meritojne ato qe bejne me shume sesa premtojme dhe jo ato qe premtojne me shume sesa bejne.

-Te shumte jane njerezit qe e dijne fundin e jetes se tyre, por fare te pakte jane ato qe e dijne fatin e tyre. 

-Ne jete ecim duke shikuar perpara pa marre parasyshe se shume pengesa na vijne nga prapa. 

-Lajmi me i demshem eshte genjeshtra qe prodhohet nga propaganda zyrtare, sepse synon te mashtroje nje popull te tere.

-Pergjegjesia me e madhe e nje qeverie eshte te mbroje e te lartesoje nderkombetarisht imazhin e mire te vendit te vet, gje qe arrihet me vepra e fakte dhe jo me llafe e propagande. 

– Ne dy rrethana testohet me se shumti karakteri i njeriut: kur behet i pasur dhe kur vishet me pushtet.

-Thjeshtesia eshte nje virtyt qe i ka themelet tek karakteri dhe dituria.

-Arroganca buron nga vaniteti shpirteror dhe shterpesia mendore. 

-Thjeshtesia eshte nje produkt qe nuk eshte ne treg, por e blejne te gjithe. 

-Arroganca eshte nje produkt qe prodhohet per treg, por nuk e blen askush.

-E keqja ne shoqeri nuk eleminohet duke ikur prej mjedisit ku ajo ndodh, por duke ndryshuar mjedisin qe ajo te eleminohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat