Misionarja Emine Hoti që reflekton vlera të shqiptarve në Norvegji - Bota Sot
Misionarja Emine Hoti që reflekton vlera të shqiptarve në Norvegji

Opinione

Misionarja Emine Hoti që reflekton vlera të shqiptarve në Norvegji

Nga: Bashkim Saliasi Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:32
Bashkim Saliasi

Që ditën e parë që shkrimtari Viron Kona më dhuroj librin e shkruar prej tij “Marigoja shqiptare në Norvegji”, kushtuar e poetes, stilistes dhe atdhetares së njohur shqiptare-norvegjeze Emine S. Hoti, nisa ta shfletojë faqe më faqe. Në këtë vepër të plotë monografike gjeta dhe mësova mbi jetën dhe veprimtarinë e znj. Emine, një thesar me vlerë që çdo kush që lexon dhe shkruan kërkon të mësoj diçka më shumë rreth krijimtarisë së saj. Edhe libra të tjerë të saj i disponojë jo vetëm në biblotekën time, por edhe në biblotekën e shkollës “Vëllazërimi”.

Libri kushtuar znj. Emine është një xhevahir që me shkëlqimin e tij hedh dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e kësaj gruaja shqiptare, që me mund dhe sakrifica ka mundur të përballojë plagën e emigracionit dhe të ndërtojë jetën e saj dhe të familjes në Norvegjinë e bukur dhe të begatë. Me vullnetin e saj të hekurt, duke sakrifikuar edhe gjumin ajo arrinë jo vetëm të bëj detyrën si edukatore, por edhe të gjej kohë të shkruaj poezi dhe të stiloj veshje kombëtare shqiptare.

Më e bukura dhe me dashamirësja, është xhesti human i znj. Emine që të gjitha stilimet e saj i jep falas. Me të drejtë shkrimtari Viron Kona e ka quajtur këtë zonjë “Marigoja shqiptare”, e cila shpërndanë vlera jo vetëm në rrethin shoqëror ku ka shqiptarë, por edhe te dashamirësit norvegjezë dhe gjetkë.

Image

Nuk dua të bëjë analizë të krijimtarisë dhe shkrimeve kushtuar znj. Emine, sepse ato janë në libër dhe kushdo që është kurioz i mëson nga shkrimet që përmban libri, por dua të tregoj se çfarë më ka mbetur në mendje mua, si një lexues i gjithë krijimtarisë së saj

Zonj. Emine në krijimtarinë e botuar na sjell jetën gjithë sakrifica, të cilën arrin ta ndërtojë me shumë mund e djersë dhe këtë mund e reflekton në gjithë krijimtarinë e saj.

Ajo nuk e njeh frikën, hidhet në “lavën” e vullkanit dhe prej andej del fitimtare sepse ka cilësit e njeriut me një karakter të fortë që nuk di të mposhtet, por e fiton betejën duke pasur besim në veten e saj.

Nga leximi i poezive të znj. Emine ndien brizat malore (puhizat, era të lehta gjithë freski) që zbresin në mëngjes dhe në mbrëmje nga mjat e maleve drejtë ultësirave duke i dhënë jetë mjedisit ku gjalon shumëllojshmëria e jetës njerëzore.

Mesazhet e ngrohta që zonj. Emine përcjellë nëpërmjet vargut janë plotë ëmbëlsi dhe të japin ndiesinë dhe kënaqësinë që të jep lumi i Valbonës briskë i ftohtë, por që kur e pi dhe e shijon të ringjallë e të jep forcë.

Vargu në poezitë e kësaj poeteje  ndriçon si një xixëllonjë që përcjell ndriçim në gjithë lëndinën, duke u bashkuar me rrezet e arta të hënës, që ndihmon që jeta në këtë lëndinë të gjallojë.

Ajo që mua më ka mbetur në mendje është malli për vendlindjen, atë mallë që kush e ka provuar jetën e emigrantit e di se çdo të thotë të vuash dhe të llafosesh natën me hënën e yjet dhe t`u tregosh atyre brengën që vuan në shpirt për të dashurit, atdheun dhe bukën e ëmbël të truallit ku ke lindur dhe je rritur.

Zonj. Emine duke jetuar dhe punuar në një vend demokratik të zhvilluar siç është Norvegjia në poezitë e saj kërkon që të respektohen të drejtat e njeriut, sepse njeriu duhet të jetë i lirë dhe ta ndërtoj jetën e vet aty ku gjen vetveten në çdo cep të rruzullit tokësor dhe të respektohet dhe të jetë i barabartë midis të barabartëve dhe të mos përbuzet.

Me shkrimtarin Viron Kona që përgatiti veprën “Marigoja shqiptare në Norvegji”, kemi diskutuar vazhdimisht në bisedat që kemi zhvilluar hera-herës dhe, ai, me të drejtë zgjodhi titullin e lartpërmendur, sepse një njeri që shkruan, stilon dhe dhuron vlera të kombit të vet, duke luajtur rolin e një misionareje, që nuk e nxit njeri, por vet me vullnetin e saj dhe me dashamirësinë për kombin,  Kosovën dhe Shqipërinë, ka supervlera dhe e meriton të vlerësohet nga shoqëria.

Ju falënderoj që më ndoqët dhe i uroj znj. Emine shëndet dhe sa më shumë shkrime dhe stilime që rrisin vlerën e kombit shqiptar.

Urime shkrimtarit Viron Kona, që, në korpusin e librave të tij me tregime, novela, romane, poezi,ese,  tashmë ka edhe këtë monografi me kaq vlera dhe mesazhe të mëdha sociale e kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat