Kujdes, LDK!

Opinione

Kujdes, LDK!

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 5 nëntor 2019 Në ora: 09:36
LDK

Me Vjosa Osmanin LDK po rilind, por nëse kjo nuk vlerësohet dhe rrangallat  dështake politike të LDK-së e minojnë kontributin, aftësinë dhe meritën  e Vjosës , dhe nëse egoizmi dhe  revanshi i tyre kundër saj agravon  atëhere LDK-në e pret një degradim dhe falimentim i madh.

Nëse dështon kualicioni VV-LDK për kapricot dhe për arrogancë të disa individëve të LDK-së , LDK-në e pret shthurja me pasoja të një humbje të thellë politike.

Pa Vjosën kandidate për kryeministre garda e vjetër e LDK-së do ta kishte marrë vëndin e 3-të e ndoshta edhe te 4-t  ne zgjedhjet e   6 Tetorit 2019

Lutfi dihet se të vjen “keq” që nuk doli LDK forcë e parë politike, por kjo nuk ta jep shansin për ta fituuar  pazarin në marrveshjen bashkëqeverisëse VV-LDK për t’u berë kryetar i LDK-së sepse ti je humbësi më i madh në LDK, me disa të tjerë rreth teje, e që jeni në kundershti me kohën, me të renë dhe me të rinjtë e politikës në LDK.

Me ju si kryetar poqese aksidentalisht  do bëhesh e zgjidhesh , LDK-ja shkon në parti të dorës së dytë. Apo mos doni ta aplikoni përvojën që ju patët në marrëveshje me PDK-në ,ku prej saj e bëtë edhe Thacin President.

President duhet të jetë individi me personalitet, dinjitet, i respektuar dhe i pranuar publikisht dhe jo produkt  pazaresh dhe interesash personale të dy apo të disa personave të LDK-së.

Këtu duhet të merret në konsideratë jo vetëm “vullneti” i disa përsonave të LDK-së,por ai i bazës së saj, dhe tjetra, në caktimin e Presidentit vihet në provë edhe VETËVENDOSJA, e cila moralisht nuk do të pajtohet në rast se bie dakord për t’i dhënë Presidentin LDK-së: VV nuk do jetë dakord që për hatër të postit të kryeministrit, i cili i takon VETËVENDOSJES, ajo  te pranojë për President nga LDK-ja ndonjë figurë politike të akuzuar e të konsumuar publikisht për pazare  dhe afera matrapazllëku politik në dëm edhe te interesave kombëtare. Edhe këtë duhet ta kenë parasysh LDK-ja. Cilët janë këta e dinë vetë ata të parët,por i njeh edhe antarësia e LDK-së, strukturat e saj por edhe opinion i gjërë në Kosovë.

Prandaj kujdes LDK! A e llogarit LDK-ja se poqese do të dështojë kualicioni VV-LDK për interesa personale të lidershipit të ngushtë të LDK-së për postin e Presidentit , dhe po të shkojë Kosova në zgjedhje prej këtij shkaku se cfarë hunbje do të pësonte LDK-ja?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat