Qendrat tona të (ri)numërimit - Bota Sot
Qendrat tona të (ri)numërimit

Opinione

Qendrat tona të (ri)numërimit

Nga: Fadil Lepaja Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:18
Fadil Lepaja

Prej tash e tutje, për shkak të përvojave më të reja, propozoj të ndërrohet emri i institucionit ku numrohet vota qytetare, dhe emri i vetë numëruesve. Këta të fundit të quhen rinumërues, ndërsa institucioni të quhet “Qendra e Rinumërimit”. 

E meritojnë edhe mëditjen më të lartl. edhe mirëkuptim. Tash një muaj, duke numruar, domosdo se do të habitej edhe numëruesi më i shkathtë e tespive, edhe pse ato kanë, vetëm 33 kokrra, pak a shumë po aq sa duhen vite për të fituat pagabueshmërinë e numrimit. Po aq vota, i duheshin edhe koalicionit në fjalë, për të kaluar pragun, dhe për tu bërë kështu faktori numër një për formimin e qeverisë së re, në dhjetorë.  Kështu pat thënë Vuçiç, disa muaj më parë, dhe kështu do të bëhet. Pastaj, është bërë traditë në politikën kosovare, që karrigen e kryeministrit e zë, ai pa të cilin nuk bënë, e jo ai i cili ka më së shumti vota. 

Është bërë traditë, gjithashtu, se Marfi, nuk e huqë kurrë. Ende nuk i kemi numrat, edhe pse u bë një muaj i plotë nga data e zgjedhjeve. Kështu, numro,  numro, dhe pandërprerë numro, gjithçka po shkon nën ankth, e jo si herave të tjera kur numërohej pa shqetësim për marzhën e gabimit, sepse kësaj radhe dhjetë gishtrinjët e dorës kanë vendosur se kush e kalon “pragun”. Nejse, për të qenë më korrekt, edhe gishtat e këmbës kanë vendosur. Ishin mbi 20 vota që duheshin. 

Në fund të fundit çka janë 10 apo 20 mijë vota. Derisa nëpër botë biznesmenët bëjnë biznese, e qytetarët përcaktojnë të ardhmen politike me votën e tyre, futbollistët rrotullojnë milionat në afatet kalimtare, te ne të gjithë merren me politikë. Politika është biznesi kryesorë, Politikanët janë më të famshë se futbollistët. Edhe pare kanë më shumë. 

Kështu, vetm me kalimin prej LDK-je në PDK,  të një “mesfushori” të politikës, kaluan andej edhe dhjetë mijë vota të “klasës” së tij punëtore, si pretendon vetë biznismeni i cili vazhdimisht e mban mesin e fushës dhe del andej e këndej nëpër parti, sipas nevojave të biznesit. 

Afati kalimtar i politikanëve është ai momenti politik kur çmimet prekin stratosferën, gati sa në kohën kur formohet qeveria, pas ri-ri dhe sërish rinumrimit. Sepse, si e dimë, populli ynë liridashës, ka problem me besimin. I zgjedh ata të cilëve nuk u beson. Pastaj, politika nuk është çështje besimi. Kush i beson politikës. Është pazar, politika. Edhe ri numrimi. 

Kaloi, nuk kaloi, kaloi… dhe prap nuk kaloi. Derisa të botohet ky shkrim, nuk e di si do të mbetet puna, por unë se paku e di se nuk e di.Te ne të gjithë dijnë gjithçka, kështu që … le krejt! 

Qendrat e Rinumrimit, si do të quhen këtu e tutje,  ku përpos Milaimit, të gjithë i kishin rinumruesit e tyre në sallë, me shumë korrektësi e thanë fjalën e tyre. Edhe nëse kanë gabuar, njerëz janë, dhe vështirë se kanë gabuar me qëllim, sepse njëri-tjetrit nuk ja ndanin sytë. 

Mund të kenë “gabuar” vetëm te votat e brendshme, brenda partiake, aty ku askush nuk i fuste hundët te tjetri. Në fund të fundit, gjithkund mund të ketë mospërputhje në mes votës popullore apo votës partiake. Pastaj, vota e brendshme dhe mund të negociohet.

Në rregull, as mos e vini në dyshim. Vota e jashtme, ruhej me kujdes maksimal nga rinumruesit. Bëheshin se po hanë burek apo hamburgerë por sytë i kishin te votat. Në fund të fundit me ato mëditje, ushqim të shpejtë do të hanin. Nuk mund të merrnin nga partia pite dhe speca turshi. Mund të merrnin erë edhe kutitë e votimit. 

Pra, nuk ka gjasa të ketë pasë vjedhje apo gabim. Duken hallall vota, do të thoshte dikush, i mësuar të numëroj tespijet. Hallall, do të ketë thënë edhe Vuçuiç të cilit i doli profecia.

Kësaj radhe nuk pati nevojë as për “zonjën Meri”. Na tregoi, vet presidenti serb Vuçiç, se si është plani se Presidentit të Kosovës, nuk i takonte të merrej me profeci në shtëpi të vet. 

“Nuk ka qeveri para dhjetorit”, tha, dhe prognozoi po ashtu se tri partitë e para do të marrin pak a shumë përqindje të njejtë, ku sipas tij e para do të marr 25% , e dyta për një më pak dhe e treta, PDK-ja do të dali me 22%.

Jo, de, take ishte, se nuk foli me emra, Vuçiç, presidenti i cili, si e dimë, bashkë me presidentitn tonë ka kohë që po punon për të marrë Nobelin, duke këmbyer teritore, dhe është e kuptueshme se i ka bërë të gjitha llogaritë. Pra, tri partitë e para, pat thënë ai, do të kenë pak a shumë numër të njejtë, mbi 20% të votave secila, dhe ...bisedimet nuk fillojnë sivjet, pasi Prishtina nuk do të ketë qeverië e saj deri në dhjetor. 

Dhjetori ja ku është, vetëm të përmbyllet edhe ky cikël vicioz i rinumrimit. Veç po shihen shenjat e një krize të mirë.

“Mos e qoni posht, këtë krizë të mirë” do të thoshte dikur dikush, që pinte duhan me llullë…!

Këta tonët, hanë molla dhe rinumrojnë, derisa të rinumërojnë ashtu si e lyp interesi ynë (ndër)kombëtar!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat