Organizatat joqeveritare të qeverisë dhe heronjtë e varur në Bulevardin e Mbretit... - Bota Sot
Organizatat joqeveritare të qeverisë dhe heronjtë e varur në Bulevardin e Mbretit...

Opinione

Organizatat joqeveritare të qeverisë dhe heronjtë e varur në Bulevardin e Mbretit...

Nga: Rexhep Shahu Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:13
Rexhep Shahu

Organizatat Joqeveritare te Qeverise i bejne opozite dhe e mallkojne Partine Demokratike si sjellese te fatkeqesise, si shkatare te gjendjes aktuale te vendit ku eshte cenuar rende liria, te drejtat e njeriut dhe ku droga sundon, ku rinia debohet me pamundesi pune e jete, ku vendi rrenohet, plaket me shpejtesi, ku nje çift burre e grua nuk lindin dy femije por 1.5 femije.

Organizatat Joqeveritare te Qeverise qe duket se ekzistojne per ti thene opinionit nderkombetar se ka demokraci ne Shqiperi dhe lejohen organizatat joqeveritare, ani se jane ne fakt te qeverise, pushke me leje te qeverise, skuadra e toga te qeverise veprojne kur i duhen qeverise me perllome Partine Demokratike.

Edhe keto dite kur jane vare per turp e faqe te zeze portretet e herojve te dyshimte, shumica te pavertete e nje pjese antiheroj ne Bulevardin e Mbretit ne Tirane, disa organizata joqeveritare te qeverise po deshmojne devocion ndaj qeverise Rama duke akuzuar Partine Demokratike si shkaktare te lejimit te herojve te varur ne bulevardin e mbretit.

Organizatat joqeveritare te qeverise kerkojne qe Partia Demokratike te dale ne bulevard dhe ti heqe portretet e varura. Organizatat joqeveritare te qeverise kerkojne qe Partia Demokratike te behet skuader apo toge pushkatimi, ti vrase herojte e varur qe i ka rivrare qeveria duke i tallur me idene se po i nderon, te beje me herojte sic kane bere disa nga ata heroj kunder shqiptareve duke i vrare e terhequr zvarre.

Organizatat joqeveritare te qeverise po urdherojne Partine Demokratike dhe i bejne presion qe PD te behet kamikaze, te vrase te vrare, te vrase te vdekur, te vrase kartona apo beze, te vrase portrete herojsh e antiherojsh dhe vete organizatat joqeveritare te qeverise rriine e bejne sehir, pine raki me qofte.

Nuk i shkon, nuk i ka hije Partise Demokratike qe e njeh Luften e Dyte Boterore dhe kontributin e shqiptareve ne ate lufte qe te dale e te beje lufte ndaj portreteve. Por organizatave joqeveritare te qeverise Rama u ka hije e u shkon qe te marrin sprajte dhe te dalin ne Bulevardin e Mbretit dhe te bejne me boje, ti skuqin ti bejne me boje ose ti djegin ne menyre simbolike kundershtimi portretet, ti djegin simblokisht ata heroj qe kane vrare shqiptare dhe ata heroj qe jane vrare ne lufte civile me shqiptare, ata heroj qe kane vrare njerez te pafajshem, ata sigurimsa qe kane bere krime dhe jane shpalle heroj. Deri sot vetem tre individe reagues jane shfaqur te forte ne publik permes rrjeteve sociale, individe qe jane institucione me vete, Kastriot Dervishi, Agron Tufa dhe Celo Hoxha. Nuk po perjashtoj edhe te tjere, as veten time, por jo sa keto te tre.

Por per fatin e keq tonin, kur nje qeveri qe reklamon deshtimet per suksese dhe ka mision vec reklamen e jo punen, nje qeveri mafioze qe nuk ka lidhje me te qenit komuniste por eshte vegel oligarkesh, pra kur nje qeveri e tille tallet edhe me herojte e vertete dhe imponon e barazon me ta edhe te pavertetet dhe mashtron pasardhesit e tyre qe lepijne historine dhe u merr votat, nje qeveri e tille nuk ka skrupuj.

Kartolinen do ia prishnin e shemtonin qeverise organizatet joqeveritare te qeverise, te benin nje veprim qe te dukeshin se nuk i binden qeverise plotesisht dhe qe nuk jane vegla te saj te bindura, nese keta do te grisnin ndonje hero qeverie qe ka vrare shqiptare ose ndonje sigurims hero.

Kartolinen e bulevardit me heroj te varur si larush ne shtog mund ta prishte edhe rrebelizmi e nervozizmi i rinise demokrate apo rinise socialiste, pasi ata heroj jo te gjithe jane modele dinjiteti qe duhet ti ndjeke rinia shqiptare.

Nuk barazohen prifterijte me partizanet. Prifterijte qe u varen ne bulevard jane shenjtore, kane kryer me vetedije veprimet e tyre, partizanet e varur ne bulevard jane viktima, nuk kane dite se cfare po bejne as se cfare jane, pasi sic u kendohet kenga ne Lusen te Lumes, ata ishin " nje ushtri e pa emen, gjimsa mashkull e gjimsa femen..."

Organizata joqeveritare antiqeveritare nuk ka me ne Shqiperi se i ka blere qeveria Rama, qe ka fuqine te bleje cdo gje qe shitet, qe hahet e pihet, qe perdoret e nuk perdoret, cdo organizate qe jeton vetem per te thene se ka OJF dhe per kete shkak, qeveria Rama eshte demokratike...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat