Posti i Kryeministrit i barasvlershëm me atë të Presidentit & Kryeparlamentarit s’bashku !

Opinione

Posti i Kryeministrit i barasvlershëm me atë të Presidentit & Kryeparlamentarit s’bashku !

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 6 nëntor 2019 Në ora: 23:48
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

LVV-ja doli e para e binomit fitues të zgjedhjeve politike-parlamentare të 6 tetorit 2019, pra bashkë me LDK-në, bënë terësinë e fitorës & fituesit të zgjedhjeve nacioanle.

Republika e Kosovës është Republikë parlamentare në të cilën tre pushtetet janë të ndara dhe kushtimishtë edhe t'pavarura njëra nga tjetra, fakt ky që konfirmon demokarcinë për qytetarët dhe pushtetet e ndara me Kushtetutë.

Vetë fakti se Parlamenti i Republikës ë Kosovës, zgjidhet me votë të lirë të Sovranit të shprehur n'kutitë e votimit, i bënë të zgjedhurit, përkatësisht deputetet e votuar, bartës direkt të sovranitetit të shtetit dhe organin të cilin përfaqësojnë, pra Parlamentin e Republikës së Kosovës, organin ma t'lartë të pushtetit, si Organ Legjislativ, pra ligjëvënës me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

- Sistemi zgjedhor konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sanksionon qartë dhe sakt edhe mënyrën e zgjedhjës së Kryeparlamentarit edhe të Presidentit të Republikës së Kosovës nga ana e përfaqëusesve legjitim & legal të popullit në tempullin e demokracisë parlamentare - Parlament.

Posti i Kryeparlamentarit i takon subjektit të parë zgjedhor, i dalë nga zgjedhjet politike dhe pas qertifikimit të rezultateve zgjedhore nga ana e KQZ-së, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, sikurse edhe e drejta e formimit të Institucionëve i takon subjektit të parë si fitues relativ i zgjedhjeve , e drejtë dhe mundësi kjo të cilën duhet t'a konsumoj fituesi deri shterrjen e mundësive për formimin e institucioneve shtertërore në ushtrimin e pushtetit.

Meq sistemi ynë zgjedhor është i tillë që asnjë subjekt politik si i vetëm nuk ka mundësinë e formimit të institucionëve, ngase nuk mund të arrijë t'fitoj në mbi 50+1% të vullnetit të Sovranit, atëherë formimi i koalicionit qeverisës me partnerë tjerë është jo vetëm i nevojshëm, por edhe i detyrueshëm dhe i pashmangshëm.

Në këto raste ; ndarja e përgjegjësive & pushtetit n'mes partnerëve të koalicionit qeverisës bëhët me negociata dhe konform vullnetit të Sovranit, alias rezultatit të zgjedhjeve nga partnerët.

Pushteti i koncentruar në postin & pozitën e Kryeministrit.

Edhe pse, Presidedenti & Kryeparlamentari, njësoj sikur edhe Kryeministri dhe kabineti qeveritarë votohën n'Parlament dhe marrin mandatin për funksionet respektive, megjithatë pushtetin real & faktik kushtetues e ka pozita e Kryeministrit si shef i ekzekutivit.
Pozita kushtetuese e Kryeparlamentarit, e rregulluar edhe me rregulloren e brëndshme të Kuvendit, është kryesisht pozitë e spikerit n'funksion të artikulimit të axhendes së Legjislativit, përkatsisht të Kryesisë së Kuvendit dhe grupeve parlamentare.
Pesha dhe rëndësia politike e kësaj pozite në demokracitë parlamentare është siperfaqësore dhe perfaqësuese, andaj si e tillë, është më pak atraktive dhe joshëse në ndarjën e përgjegjësive politike n'mes partnerëve të koalicionit qeverisës.
- Statusi & kompetencat e Presidentit të Republikën e Kosovës në bazë të Kushtetutës, si kreu i shtetit i cili përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës dhe kompetencat e të cilit derivojnë në përfaqësimin e Republikës së Kosovës brënd & jashtë vendit, dhe si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve të vendit, konform Kushtetuetës së Republikës së Kosovës, nuk janë edhe aq terheqëse dhe të veshura me pushtet për çfarë do zgjonte intersim të pretendentet n'bashkëqevrisje.
Vendimet që merr Presidenti i vendit n'kuadër të komepetencave kushtetuese, janë kryesisht të kushtëzuara dhe n'sinkron me bindjen dhe pelqimin e Kryeministrit dhe të Institucioneve tjera kushtetuese.
Roli dhe pesha e Ekzekutivit si pushtet i ndarë nga Legjislativi dhe Gjyqësori, është i madh dhe krucial në funksionimin e institucioneve dhe të vetë pushteteve tjera të ndara dhe t'pavarura me Kushtetutën e Republikës së kosovës, andaj edhe gama e kompetencave dhe funksioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe e vetë Kryeministrit të saj, definon dhe determinon interesin e subjektëve politike për t'fituar zgjedhjet dhe drejtuar Qeverinë.
Që nga politikat ekonomik, buxheti i Kosovës, administrata publike, projektimi i Ligjeve, sherbimet publike, poltiken e jashtme dhe shumë fusha tjera, e bëjnë pushtetin e Qeverisë dhe të Kryemnistrit si më të lakmuar dhe atraktiv për akëcilin subjekt dhe lider politik në Republikën e Kosovës.
Gara poltike në zgjedhejt nacionale konceptohet si garë për fitorën që derivonë qeverisjën e vendit dhe postin e Kryemnistrit si pozitë kruciale në pushtetin që i garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Zatën në tavolinë e negociatave të fituesve të zgjedhjeve, në këtë rast ; LDK & LVV, pozita e Kryeministrit peshon e vetme sa peshojnë së bashku ; ajo e Presidentit & Kryeparlamentarit.

LVV,si e para nder fituesit e zgjedhjeve, natyrshëm i takon të pretendoj postin e Kryeministrit në këmbim të dy pozicioneve tjera kushtetuese më pak të rëndësishme dhe me më pak pushtet & kompetenca, dhe e kundërta ; t'i marr për vete dy pozicionet tjera (President & Kryeparlamentar), dhe t'a lëshoj postin e Kryeministrit.

Ja hunin ja tirqit !

Pra, favori dhe epersia e LVV-së është, të marr ose të jap, por asesi të marr dhe t'mos jap atë që i takon partnerit të koalcionit qeverisës, bashkëfitues të zgjedhjeve politike të 6 tetorit 2019.
LDK-ja është partner serioz dhe oferta për të nga ana e LVV-së duhet t'jetë poashtu serioze dhe e arsyeshme.
Në të kundërtën humbin të gjithë ata që dizajnuan fitorën e 6 tetorit dhe fitojnë humbësit e zgjedhjeve, alias varrëmihësit e Kosovës.

Kjo gjë s'duhet dhe s'guxon të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat