Komuna vreshtare rrezikon të mbetet pa asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës!

Opinione

Komuna vreshtare rrezikon të mbetet pa asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:21
Ilustrim

Ndodhi ajo çka ndodhi.U patën nominuar dhe garuan për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit për deputet të Kuvendit të Kosovës 15 kandidatë nga pesë subjekte politike të komunës së Rahovecit.Mirëpo,sipas rezultateve preliminare të KQZ-së,vetëm njeri prej tyre mori besimin e sovranit .Ai është Avdullah Hoti,nga radhët e LDK-së.Ky pra për momentin do ta përfaqësojë komunën vreshtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës.Hoti në zgjedhjet e 6 tetorit arriti të marrë mbi 25 mijë vota të cilat i garantojnë edhe një mandat deputeti.Megjithatë,edhe kjo nuk është e sigurt.Mund të ndodhë shumë lehtë që kjo komunë për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë të mbetet edhe pa këtë deputet.Pse?!Sepse,siç dihet LVV-LDK-ja dolën fituese të zgjedhjeve parlamentare.Ndaj,këto dy subjekte janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje për të formuar Qeverinē e rë të Kosovës.Dhe,nëse ndodh marrëveshja,atëherë s'do mend se ish-ministri i Financave dhe ish-shefi i grupit parlamentar  të LDK-së,Avdullah Hoti pritet të marr ndonjë post të lartë në kabinetin e qeverisë së re.Gjasat janë të mëdha që kjo të ndodhë.Kjo do të ishte e mirëseardhur për të.Lidhur me këtë ditë më parë ai deklaroi se:"Nuk kemi mbërri as brenda LDK-së se a do të jem ministër i Financave".Pra,kjo dekleratë flet qartë se Hoti,pos që e ka të sigurt ulësen e deputetit,nga ana tjetër ai synon postin e lartë qeveritar.Ai këtë e meriton,por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat rreth bashkëqeverisjes LDK-LVV dhe a do t'i besoj partia e tij ndonjë ministri.Nëse ndodh kjo e fundit,atëherë komuna vreshtare rrezikon seriozisht të mbetet pa asnjë zë të sovranit në tempullin e demokracisë.Kjo për faktin se Hotin,sipas rregullave zgjedhore do ta zëvendësojë kandidati i radhës me më shumë vota në listën e deputetëve të LDK-së,e që për fat të keq ai nuk do të jetë nga 3 kandidatë nga LDK-ja e kësaj komune(Ibrahim Kryeziu,Bekrije Cena-Nazifi e Ibish Mazreku),por krejt dikush tjetër.

Pra,derisa në legjislaturën e fundit ishin dy deputetë nga kjo komunë,Avdullah Hoti i LDK-së dhe Andin Hoti i PDK-së,në legjislaturën e re që pritet të formohet nuk do të jetë asnjë deputet.Është shumë e çuditshme se si ndodhi që pos Hotit të LDK-së,14 kandidatë tjerë nga 5 parti politike:4 nga PDK-ja,3 nga AAK-ja,NISMA po ashtu 3,nga LVV-ja 1 si dhe 3 të tjerë të LDK-së,kanë dështuar të fitojnë votat e mjaftueshme nga qytetarët që të bëhen zë i sovranit.Një gjë duhet të jetë e kjartë për 14 humbësit e zgjedhjeve.Janë shpërnda votat në shumë parti e kandidatë.Pra,numri i madh i kandidatëve të 5 partive politike në raport me zgjedhjet e qershorit të vitit 2017,kur ishin vetëm 10 kandidatë,pra tani 5 më shumë se në zgjedhjet e fundit,ishte ndoshta arsyeja kryesore e humbjes së votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës.Këta që u injoruan dhe u refuzuan nga sovrani që të fitojnë ulëse në Kuvend,ende nuk po mund të ç'ndehen.Mirëpo,votuesit e kanë pasur të vështirë të vendosin se kend nga 15 kandidatë t'i japin kokrra.Madje,disa kandidatë ndonëse kanë marrë votat e pakta,nuk kanë adresuar publikisht akuza ndaj partive të tyre për manipulimin e mundshëm të votave.Në këtë kusdër ndoshta edhe partitë politike kanë fajet që kanë propozuar numër të madh të kandidatëve/ve për deputet,ose nuk ia kanë qëlluar me kandidat të futur në listat zgjedhore.

Gjithsesi,habit fakti se si i biri i Ukshin Hotit,Andini,nuk ka artitur të marrë votat e mjaftueshme sa për të kaluar pragun dhe me këtë për herë të tretë të siguroj ulësen në Kuvendin e Kosovës.Në listën  e  PDK-së të publikuar gjithnjë sipas rezultateve preliminare,ndër emrat e kandidatëve që priten të bëhen deputet nuk figuron emri i Andin Hotit,i cili duket se nuk ka fituar votat e duhura nga qytetarët.E për të qenë njeri nga deputetët e PDK-së,duhet të kishte mbi 7.500 vota.Vetëm në qytetin e tij të lindjes,Andin Hoti ka arritur të grumbullojë vetëm 1.730 vota,shifër kjo që duket se qytetarët nuk i kanë dhënë përkrahjen  e duhur ish-deputetit  të PDK-së.Hoti ka arritur të marrë 770 vota vetëm në katër komuna të Kosovës.Në komunën e Klinës ka marrë 297 vota,në Gjilan ka marrë 260,në Dragssh 170 dhe vetëm 43 vota në Podujevë.

Kujtojmë se në zgjedhjet nacionale të vitit 2017,Andin Hoti kishte arritur të mbledh 14.354 vota dhe ishte njeri ndër më të votuarit në koalicionin PAN atëkohë.Jashtë listës së deputetit ka mbetur edhe bashkëpartiaku i Hotit,ish-kryetari i Komunës së Rahovecit,Idriz Vehapi,njëherësh profesor në Universitetin e Prishtinës.I fundit ka marrë vetëm 7 mijë e 958 vota,sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.Kanë dështuar të marrin votat e mjaftueshme nga qytetarët që të jenë pjesë e legjislaturës së re edhe Erlira Mullaabazi e Bejtullah Deliu(PDK),pastaj Ibrahim Kryeziu i LDK-së,Bekrije Cena ka marrë 2021 vota,kurse Ibish Mazreku ka fituar 3.988 vota.Tutje,kandidati i AAK-së Afrim Hoti,ka marrë 4 mijë vota,Florina Krasniqi 3.421 vota e Fatmir Iska 3.311 vota,gjë që nuk mund të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.Të njëjtin fat e kanë edhe kandidatët e NISMA-s,Enver Shala,Xhevdet Kradniqi e Haxhi Hoti,si dhe Visar Korenica i VV-së i cili ka grumbullar 4.478 vota.

Dy nga të parathënët,Bekrije Cena(LDK) dhe Afrim Hoti(AAK),për herë të dytë me radhë dështuan të fitojnë votat e duhura për t'u bërë deputet/e në Kuvendin e Kosovës.Madje,Hoti në zgjedhjet e 2017-s,asokohe si kandidat e AKR-së,po ashtu pati dështuar të sigurojë ulëse të bollshme për t'u bërë deputet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat