Muaji Nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike - Bota Sot
Muaji Nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike

Opinione

Muaji Nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike

Nga: Hyzri Salihu Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Hyzri Salihu

Përshëndetje për të gjithë ata që veprojnë për Shqipëri Etnike, për të gjithë ata që me vite , muaj e dekada veprojnë me ketë amanet dhe e mbajnë të gjallë, duke mos harruar dëshmorët e Kombit e familjet e tyre.

Të respektuar njerëz të tokës së Shqipërisë Etnike dhe mërgatën shqiptare në Botë, që për djersën e dijen dhe gjakun e mijëra njerëzve mbahet ky amanet gjallë edhe sot kur po kërkohet që të zgjidhet çështja shqiptare.

Shqipërinë Etnike e kanë ëndërruar e punuar Rilindësit tanë të mëdhenj, luftëtaret e Lidhjes së Prizrenit, kryengritësit e fillimshekullit XX, nacionalistet e viteve 1941-1947, luftërat e fundit të Ushtrive Çlirimtare (UÇK,UÇPMB, UÇK kombëtare)si dhe përpjekja e AKSH-së e organizatave tjera për Shqipëri Etnike.

Pra para se të flasim për Shqipëri Etnike, të kërkojmë shtet ligjor, të fortë ekonomikisht, shoqëri të shëndoshë e të arsimuar, ushtri dhe siguri. Mjaftë me slogane superlative, fjalë e vetëm fjalë, duhet veprime konkrete.

Njerëzit të vlerësohen nga puna, përkushtimi ndaj Kombit , kultura personale, zotësia profesionale, karakteri dhe moraliteti.

Të luftohet krimi, droga, mafia, korrupsioni dhe çdo dukuri negative që është prezente në shoqërinë tonë që armiqtë e Kombit Shqiptarë po punojnë me disa shqipfolëse për pranin e këtyre dukurive negative.

Ndonëse qëllimi i fundit për Kombin Shqiptar është bërja e Shqipërisë Etnike ,por përgjithësisht sot përpjekjet duhet të përqendrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territoriale etj, të sigurisë së popullit shqiptarë në ILIRID, Kosovë Lindore, Malësi të Malle dhe Çamëri , si dhe Mërgata të unifikohet për avancimin e Kombit Shqiptar në Botë.

Në muajin Nëntor të ketë aktivitete për Shqipëri Etnike në mbarë hapësirën etnike shqiptare dhe mërgatë.

Prandaj të nderuar motra dhe vëllezër shqiptar kudo që jeni kërkojmë që deri më 28 Nëntor të organizohemi, të unifikohemi, të veprojmë e festojmë për Shqipëri Etnike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat