Kujdes me fqinjët: as superioritet dhe as inferioritet, por dinjitet

Opinione

Kujdes me fqinjët: as superioritet dhe as inferioritet, por dinjitet

Nga: Prof. Dr. Lisen Bashkurti Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:49
Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Jemi ne Ballkan. Teoria "zero probleme me fqinjët" është sa utopike, aq dhe diletante. Ballkani vazhdon te njihet dhe konsiderohet si "fuqi baroti". Kjo sepse Ballkani është një fabrike e ndryshkur nacionalizmash.

Konfrontimi i nacionalizmave Ballkanik e shndërroi këtë rajon ne një "fuqi baroti". Kësaj "fuqie" i hodhën benzine edhe Fuqitë e Mëdha ne sisteme te ndryshme ndërkombëtare.

Aq thelle eshte ngulur metafora "fuqi baroti" ne memorien ndërkombëtare për Ballkanin saqë është tejet e vështire që imazhi i tij te ndryshoje.

Përkundër gjithë kësaj situate mjerinë imazhi, shtetet e Ballkanit, ne vend qe te punojnë se bashku për te ndryshuar imazhin e tyre, vazhdojnë diku me shume e diku me pak t'i rikthehen recidivave te se kaluarës.

Supremacia greko-serbe...

Për me shume se një shekull e gjysmë nacionalizmat Greke (megaliidea) dhe Serbe (Nacertanie) kane synuar te shtrijnë hapësirat e tyre gjeopolitike mbi territore e popuj te tjerë, kryesisht shqiptare.

Nacionalizmi Grek i rrëmbeu shqiptareve rreth 17 mije kilometra katrore, gjithë Camerine. Ndërsa nacionalizmi Serb i trembeu shqiptareve mbi 30 mije kilometra katrore, deri ne Molle te Kuqe.

Ne teresi populli shqiptare u tkurr prej agresionit Grek e Serb nga 92 mije kilometra katrore ne rreth 40 mije kilometra katrore qe i përkasin dy shteteve shqiptare, Shqipëri e Kosove.

Kjo drame historike shqiptare është konsideruar triumf Grek e Serb mbi shqiptaret. Ne rrafshin politik e diplomatik ky triumf është kthyer ne një sjellje stereotipe supremacie Greke e Serbe mbi dy shtetet shqiptare. Te dy keto shtete, Greqia e Serbia nuk po arrijnë dot te çlirohen nga hijet e mëngjesit. Pra nuk po heqin dore nga recidivat e se kaluarës ndaj shqiptareve.

Inferioriteti shqiptare ka marre fund

Shqiptaret janë realitet diakronik, pra i thelle dhe dioptrik, pra i gjere Ballkanik. Milan Shuflai, albanologu i madh Slloven, me te drejte thoshte se "çdo histori për Ballkanin fillon me Shqiptaret".

Ne kohet moderne shqiptaret kanë lenë pas "mëkatet" e se kaluarës dhe po ndriçojnë si populli me konsistonte pro Perëndimore ne Ballkanin Perëndimore.

Nga kjo aleance e pathyeshme shqiptaret fituan dy shtete te pavarura e sovrane, Shqipërinë dhe Kosovën si dhe po zgjerojnë hapësirat e lirive etnike dhe njerëzore edhe ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe ne Greqi. Realitetet kane lëvizur pro faktorit shqiptar qe po fiton përmasa, fuqi dhe status ne rritje ne hapësirën gjeopolitike Ballkanike.

 

Shqiptaret kërkojnë dinjitet

Duke mbajtur parasysh ndryshimet e mëdha ne pasazhin politik Ballkanik, politika dhe diplomacia shqiptare ne qendrat shtetërore, Tirane e Prishtine ose ne qendrat etno-politike ne Maqedoni, Mal te Zi, Serbi dhe Greqi po kërkon te rivendose reciprocitetin ne marrëdhëniet ne fqinjët.

Vendosja e reciprocitetit ne marrëdhëniet ndërkombëtarë është nje norme e njohur, pranuar dhe respektuar ndërkombëtarisht. Hapi politiko-diplomatik i shqiptareve ne këtë drejtim diktohet nga nje stad i ri i raporteve objektive Shqiptaro-Greko-Serbe ne Ballkan.

Për arsye mediokriteti, te ndikimeve politike e gjeopolitike apo per shkaqe te turbullta mjaft njerëz te politikes dhe medias ne Shqipëri e Kosove po e interpretojnë këtë sjellje te re politiko-diplomatike shqiptare ndaj Athinës dhe Beogradit si një kalim ekstrem, nga trashëgimia e inferioritetit tek arroganca e superioritetit.

Shqiptaret duan dinjitet

E vërteta është ndryshe. Sjellja politiko-diplomatike shqiptare ndaj Athinës e Beogradit nuk synon me as supremaci dhe as inferioritet, por dinjitet. Dinjiteti është morali legjitim i reciprocitetit ne marrëdhëniet ndërkombëtare. Sidomos kur përmasat, fuqia dhe statusi i Kombeve është i barabarte ose i përafërt siç janë ne kohen tone Shqiptaret, Greket dhe Serbet ne Ballkan.

Pra është koha as për superioritet dhe as për inferioritet, por për dinjitet. Politika dhe diplomacia Shqiptare dinjitetin po kërkojnë. Dhe kane te drejte. Dhe me siguri do ta arrijnë...

Lehjet e zagareve te rrugës nuk mund t'i ndalin dhe as t'i devijojnë Shqiptaret nga destinacioni i tyre historik. Churchilli thoshte se "ai qe vrapon mbas zagareve te rrugës nuk arrin kurrë ne shtëpi".

Shqiptaret nuk do ndjekin zagaret

e rrugës, por do ecin drejt destinacionit te tyre historik...një Komb i Bashkuar ne Evropën e Bashkuar. E kjo nuk behet mbi teorinë "zero probleme me fqinjët", por me doktrinen "dinjitet me fqinjët".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat