Në prag të dimrit shumë familje skamnore me halle!

Opinione

Në prag të dimrit shumë familje skamnore me halle!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:20
Ismail Muçiqi

Dimri po troket në derë, familjet të shumta në Kosovën tonë të pasluftës po ballafaqohen më vështirësi të shumta sociale për një jetë normale. Kjo kategori e popullit e cila u la pas dore nga qeveritë e shkuara gjithnjë e më shumë po varfërohet dhe me zi po ja del të mbijetojë.

Një numër i familjeve të cilat lufta në Kosovë u shkatërroi shtëpitë aty ku jetonin më parë u shpërndanë anekënd Kosovës nëpër Komuna të ndryshme më shpresë për një jetë më të mirë. Shumë prej këtyre familjeve janë strehuar nëpër objektet të ndryshme me qira të cilat edhe më shumë po ja u vështirësoni jetën e përditshme ekonomike. Kjo kategori e cila ka familjar të sëmur persona me nevoja te veçanta pa asnjë anëtar të punësuar me shumë halle dhe probleme shteti i Kosovës ka obligim kushtetues dhe ligjorë tu dal në ndihmë dhe ti trajtoi materialisht.

Numri më i theksuar i familjeve dhe personave të varfër, pa strehim dhe pa kushte tjera normale të jetës është i përqendruar në Komunën e Prishtinës. Këtu qe nga pas lufta familjet të tëra nga të gjitha viset e Kosovës u strehuan në rajonin e kësaj komune. Këta individ më plot halle ja mësyn kryeqytetit të Kosovës më shpresë për ti shkolluar fëmijët më lehtë, për tu punësuar dhe për të siguruar ekzistencën e familjes.

 Institucionit e Kosovës me politikat e tyre sociale të zbehta dhe jo serioze nuk arritën që kët pjesë të shoqërisë kosovare ta ngritin dhe ta rehabilitojnë në kuadër të drejtave elementare të njeriut. Rrugët e Prishtinës dhe sheshet ku do janë  vërshuar nga personat të ndryshëm të gjitha moshave dhe gjinive duke kërkuar lëmosh. Kjo gjendje e cila është prezentë ku do në qytetet tona po shkakton shqetësim dhe brengë në deponimin e çdo qytetari normalë. Populli jonë si virtyt njerëzorë gjithmonë ka qenë simbol i humanitetit dhe i mirësisë ndaj njerëzve dhe familjeve të varfra.

Këtë kategori të shoqërisë Kosovare kohëve të fundit është duke goditur edhe inflacioni i cili po rritet gjithnjë e më shumë, e me ketë fenomen nuk po mirët askush nga institucionet e shtetit. Tani në prag të dimrit i cili po trokit në derë shumë familje dhe persona me halle ende nuk kanë siguruar dru për ngrohje, e mos të flasim gjëra tjera të cilat jan të domosdoshme për jetën e përditshme. Kështu syri i njeriut për çdo ditë i sheh të varfrit duke hulumtuar-kërkuar nëpër kanta të bërllokut. Kjo gjendje alarmante duhet ta obligoj qeverinë e re që për mes reformave ta korrigjoj politikën sociale ekonomike në Kosovë.

Trajtimi i kategorive të varfra nga ana e qeverive të shkuara ishte jo real e ndoshta i mjerueshëm. Analizat dhe raportet e Organizatave Joqeveritare në Kosovë dhe jashtë saj tregojnë se shteti i Kosovës duhet qe prioritet të veçanta në qeverisjen e ardhshme ti kushtoj trajtimit të pjesës së varfër të popullsisë përmes projekteve të ndryshme si në sferën e edukimit, arsimimit të punësimit dhe formave tjera të socializmit. Në fund ekziston shpresa se programi i Lëvizjes Vetëvendosje i cili prioritet ka barazinë dhe sundimin e ligjit, do ta arrij të ndryshoj dhe avancoi të drejtat e të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat