Nga erdhi dhe nga kush dobësohet dinjiteti kombëtar?! - Bota Sot
Nga erdhi dhe nga kush dobësohet dinjiteti kombëtar?!

Opinione

Nga erdhi dhe nga kush dobësohet dinjiteti kombëtar?!

Nga: Sami Arifi Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:48
Sami Arifi

lirët të parët tanë, të parë para etnive tjera në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, përmes një procesi të gjatë shumë shekullor kishinë arrit formimin kulturor gjuhësor dhe tiparet antropologjike të tyre.

Krenaria e etnisë sonë janë Luftërat e bëra që në kohët e herëshme iliro-romake, fitoret e pa ndërprera 25 (njëzetë e pesë) vjeçare në luftëra të heroit tonë kombëtarë Skënderbeut, veprimet politiko-ushtarake të Rilindasëve, Shpallja e Pavarësisë Shqiprisë, internacionalizimi i çështjes Kosovës përmes elitave intelektuale, që forcuanë mjaft shumë identitetin kombërar dhe bënë prurje deri te çlirimi i Kosovës përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përkrahur nga NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Sa është forcuar që nga lufta në Kosovë e deri më tani dinjitati kombëtarë?

Për t'i dhënë përgjigjëje kësaj pytje, duhet patjetër të citohet poeti absolut i nacionalizmit shqiptar, Rilindasi Naim Frashëri që është kapital shumë i çmuar për shqiptarët në librin e tij “Liga e vërtetë e Shqiptarëve”, ku ndër të tjera thotë: “Ne të gjithë kemi fe Perëndinë dhe nënë e atë kemi Shqipërinë. Kushdo le ti falet Perëndisë si të dojë. Po kjo nuk bënë të na ndaj”, thënje të tilla me përmbajtje për çdo kohë për shqiptarët, ai theksoi përsëri në Fletotën e Bektashinjve: “Bektashinjtë (sekt i myslimanëve që i përmbahen edhe një pjesë e shqiptarëve), janë vëllezër jo vetëm në mes tyre po edhe me gjithë njerëzimin,…,Po mbi të gjitha ata duanë atdhenë e tyre dhe bashkatdhetarët (shqiptarë) e tyre, kjo është vetëdija më e lartë e të gjitha vetëdijeve”. Naimi edhe se i shihte shqiptarët në shumë fe, ai e konsideronte këtë pasuri kombëtare dhe shprehet: “Të gjithë ne jemi vëllezër, ne kemi një gjak e një gjuhë; /Mos thoni turq e kaurrë/mos e thoni këtë kurrë”. Prandaj mund të them se dëshira e këtij Rilindasi të madhë ishte vëllezërimi, uniteti dhe ngritja e zgjimit kombëtar patriotik të shqiptarëve për të arrit deri te krijimi i shtetit të tyre dhe për ta forcuar atë.

Ne pyesim a po e forconë këto klasa politike porositë e Naimit e shumë Rilindasëve të tjerë?! a e emancipuan këtë popull deri më tani klast politike?! Të pakten, a e orientuan në rrugë të qytetërimit?! A e patën çuar gjerë më tani këto klasa politike vendin kahë shtetet e zhvilluara perendimore?! apo mos me u prishë me disa udhëheqës të disa shteteve të lindjes, apo e këthyenë të rrëshqas vendi në rrugë kahë lindja, pra kah Putini?! e kah vendet që po e djegin ardhmerinë e tyre. Zgjohuni nga gjumi flisni profesorë të nderuar! nga se keni pasur guximin të flisni edhe në hohët shumë më të vështira, flisni sa s’është vonë, ju keni qenë dhe shpresojë se do t’jeni ata që do ti mbani këtij populli dinjitetin kombëtar, të cilin dinjitet, një numër jo i vogël i pushtetarëve, patën filluar t’ia shkatrrojnë popullit. Ju do ta orjentonit çdo qeveri që do të vij, që të marrë rrugë të mbarë të qytetrimit nga se populli tashmë këtë rrugë e ka që moti. Mos heshtni thuajuni ndal! klasave politike që aq shumë e patën dëmtuar, e patën vështirësuar jetën dhe dinjitetin qytetarit tonë.

Thuani ndal! edhe atyre që do të vinë pas këtyre nëse së orjentohen kah rruga e qytetërimit evropian, po orjentohen në rrugë të përfitimeve në xhepat e tyre, përmes korrupcionit, nepotizmit e shumë e shumë gjërave të tjera që mjund ta dëmtojnë shoqërinë tonë. Pra, intelektual të nderuar, veproni në mënyrë që edhe qytetari ynë të ndjen veten i barabartë përmes shtetit të tij, me qytetarët e shteteve të qytetëruara që kanë dinjitet kombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat