Mos e keqëpërdorni emrin e UÇK-së - Bota Sot
Mos e keqëpërdorni emrin e UÇK-së

Opinione

Mos e keqëpërdorni emrin e UÇK-së

Nga: Isuf Qetaj Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:51
Ushtar

Për të gjithë ju që po ftoheni nga Gjykata Speciale, e kamë një Këshillë/kerkesë.

Ju ne Hagë kur të akuzoheni, nëse akuzoheni, nuk shkoni për ta mbrojtur luftën tonë te shejtë, sepse lufta e jonë nuk ishte të bëj me krimin.

Siq dihet UÇK-ja është demilitarizuar në gusht/shtator 1999, nëse akuzoheni për krime të pasluftës nuk mund të thirreni në mbrojtje të UÇK-së , sepse në kohën që kanë ndodh këto krime, ajo nuk ka egzistuar.

Prandaj, leni përrallat e propagandën.

Ne Hagë do të denohen krimet, UÇK-ja nuk ka bërë krime, rrjedhimishtë lufta e jonë nuk ka nevojë per mbrojtjen tuaj.

Ne Hagë do të gjykohen e vlerësohen veprimet e të bërat individuale, por nuk do të gjykohen e vlerësohet lufta e jonë e drejë çlirimtare.

Nese doni ta mbroni UÇK-në atëherë mos u thirreni në të .

Populli do ta nderoj secilin që e vërteton që është akuzuar kot, dhe nuk ka patur lidhje me krime të Luftës.

Por shpresojë janë akuzuar dhe të denohen ata që kanë rrahur, plagosur e vrarë atdhetar shqiptarë, vetëm pse kishin bindje tjetër politike.

Por edhe kur të denoheni për këto vrasje, unë kurrë nuk pranojë te thuhet që UÇK-ja i bëri këto vrasje, sepse UÇK-ja nuk ka bërë krime, sepse UÇK-ja është ; Adem Jashari, Salih Çekaj, Zahir Pajaziti është vetë Populli.

Por duhet të thuhet këto krime i bënë kriminelet që e keqpërdorën uniformën e UÇK-së dhe Luftën tonë të shejtë çlirimtare. Duhet të bëhet dallimi nga individ që e keqpërdoren Luftën edhe emrin e UÇK-së për shantazhe, haraq, vrasje, privatizim e pasurim paligjshëm e të skajshëm të pasluftës.

Edhe njëherë për të gjithë ju që doni ta mbroni UÇK-në , mos u thirreni në UÇK, kur akuzoheni nga gjykata speciale për krime t‘uaja individuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat