Çfarë domethënie ka fitorja VV-LDK?

Opinione

Çfarë domethënie ka fitorja VV-LDK?

Skënder S. Kapiti Nga Skënder S. Kapiti Më 8 nëntor 2019 Në ora: 17:37
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, foto ilustrim nga "Bota sot"

Zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, rezultati i tyre i cili nxori fitimtarë VV si forcë të parë të spektrit politik të Majtë dhe në vënd të dytë LDK-në si forcë politike të spektrit politik të Djathtë . Ky realitet tani pas 20 vitesh pluralizëm politik në Kosovë dhe të një demokracie të brishtë me sa duket tani konfiguron se bipolariteti politik në Kosovë do të ketë si kryesore LDK -në të profilizuar nga e Djathta politike dhe VV-në të profikizuar nga e Majta politike.

Si promotorë të këtij kualiconi fitimtar janë Albin Kurti i VETËVENDOSJES dhe Vjosa Osmani e LDK-së, të cilët janë vetë imazhi më i mirë i politikës jo vetëm të të dy partive fituese por edhe i politikës gjithshqiptare në tërësi.

Tani është koha të shohë politika për nga e ardhmja dhe perspektiva dhe të mos merremi me të kaluarën sepse atë tashmë le ta shënojë e shkruaj historia.

Tani, pra e tashmja politike duhet që të mos përsërisë dështimet dhe politikën e keqe të së shkuarës, dhe nuk duhet harxhuar kot enegji për ta për ta ndequr politikisht të shkuarën, dhe për të mos vepruar si politika e Shqipërisë që gjithmonë pushteti mbrohet e justifikohet duke akuzuar si fajtore të kaluarën per të justifikuar dështimet e veta pushteti që rastis të qeveris.

Me fitoren e koalicionit VV-LDK, prej rezultateve dhe efikasitetit të punës së saj si shërbetore e popullit dhe kombit disa partive pesha politike do t’u ulet, dhe akoma të tjera, shumë parti të cilat janë të panevojshme do të vetëshkrihen e vetëshpërbëhen. Ky do të jetë dhe do të vijë si një proces selektiv dhe evolutiv i demokracisë.

Por nëse ndodh e kundërta , ajo që edhe këto parti si VV e LDK nuk i përmbahen premtimeve dhe atyre për të cilat populli ua besoi pushtetin atëhere në rastin më të parë nëse ato dështojnë, atëhere verdikti popullor pashmangshmërisht që edhe do t’i ndëshkojë. Edhe kjo është një prej atyre të cilat e dha si leksion verdikti popullor i 6 Tetorit 2019, e që duhet t’a ketë gjithmonë parasysh koalicioni qeverisës VV-LDK.

Ndoshta Kosova për një kohë të gjatë do të ketë nevojë jo për 4 vite por për shumë të tjerë që të bashkëqeveriset nga VV e LDK për “hatër” të nevojës së madhe që ka Kosova për unitet politik, ku politika të mos ketë interesin e vet, atë partiak kryesorin, por të ketë interesin e madh kombëtar, gjë për të cilin ka nevojë Kosova për vitet në vazhdim. Kosovës ,interesit kombëtar i nevojitet një qeverisje dhe një politikë afatgjatë bashkëpunimi e kooperimi demokratik dhe jo divergjenca, ngatërresa e përçarje e as grindje politike, por një harmonizim ndërpartiak në mënyrë që të harmonizohen interesat e gjëra te interesit publik e kombëtar.

Koalicioni politiko-qeverisës VV-LDK nëse arrin që të funksionojë si një kualicion i sinqertë ku të mos dominojnë dallimet ideologjiko-partiake por puna për në favor të interesit publik dhe të atij kombëtar siç janë: ndërtimi dhe vënia në funksionim të shtetit ligjor dhe të së drejtës; çmontimi i sistemit korruptiv dhe të kapjes së shtetit; efikasiteti në luftën kundër korrupsionit si dhe zhvillimi ekonomik , rritja e mirëqënies dhe punësimi, rezultate në arsim e shëndëtësi si dhe rezultate në procesin e integrimit europian atëhere ky koalicion do të qeverisë gjatë, sepse atë edhe do ta mbajë në pushtert vota dhe vullneti i popullit, sepse demokracia kërkon që politika t’i shërbejë popullit pasi vetë demokracia është dhe gjëndet në popull.

Populli kërkon dhe voton për interesin e tij dhe jo për interesin e ngushtë politik të partive politike. Partitë politike janë gjithmonë në kundërshti me demokracinë kur ato shohin interesin e ngushtë të tyre, që është vetëm pushteti. Dhe fakti i ndëshkimit të PAN, kryesori ishte se ata qeverisën si një grup ineresi ku parësore kishin pushtetin, favoret, interesin e tyre për përfitime pasurore e që nuk kursyen për këtë qëllim as kurrupsionin, as hajdutërinë dhe zhvatjen e parasë publike. Ato si vision kishin miopine politike; si përkushtim dhe si orientim politik kishin vetëm pushtetin dhe pasurimin e tyre prandaj edhe morën ndëshkimin.

Nëse ky koalicion VV-LDK, koalicioni Kurti-Osmani, do të ketë sukses në bashkëqeverisje pasi po të shohim edhe në fushatën elektorale , adhe në ato se çfarë ata s candidate oer jkryeminister shpalosën dhe premtuan gjatë saj pothuajse janë identike e që i përmënda edhe më lart, atëhere duke iu përmbajtur premtimeve dhe realizimit të tyre atëhere këto dy parti politike do ta rrisin përqindjen e tyre elektorale në të ardhmen dhe se ato të dyja do të jenë e do të bëhen si forcat kryesore politike në Kosovë që do të konkurojnë njëra-tjetrën për të fituar pushtetin.

Është vetë koha, është vetë zhvillimi i demokracsë ai që seleksionon dhe zgjedh forcat politike që u besohet qeverisja. Dhe prova e realitetit është ajo çfarë promovojnë, japin dhe jo vetëm premtojnë por kryesisht janë ato se çfarë realizojnë partikë që konkurojnë në demokraci, dhe prej këtyre edhe partitë marrin vëndin dhe fitojnë besimin dhe të drejtën për të qeverisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat