Albin Kurti, fitues i bindshëm pranë një kllape Evrope, Serbie dhe partive politike në Kosovë - Bota Sot
Albin Kurti, fitues i bindshëm pranë një kllape Evrope, Serbie dhe partive politike në Kosovë

Opinione

Albin Kurti, fitues i bindshëm pranë një kllape Evrope, Serbie dhe partive politike në Kosovë

Asllan Dibrani Nga Asllan Dibrani Më 8 nëntor 2019 Në ora: 18:10
Albin Kurti

Albin Kurti fitues i bindshëm nga një kllapë e koordinuar nga Bashkimi Evropian, Serbia, partive politike të Kosovës si PDK, LDK, partia e Ramush Haradinajt, Partia Nisma e Fatmir Limajt, AKR e Behxhet Pacollit, më as pragun nuk e kaluan, partia Social Demokrate e formuar nga anëtarët e Vetëvendosjes që vet zoti Albin Kurti i ngrit, Lista Serbska, madje edhe ndaj mediave vendore e ndërkombëtare!!...

Albin Kurti, figurë që bëri avancime dhe ngritje personale si një lider i mirëfilltë duke kaluar si në flakë të barotit që ti del ndihmë popullit tonë. Si ish i burgosur politik me aktivitetin e tij dha prova të një lideri me çka Serbisë i ra në sy herët se do të jetë shumë i rrezikshëm për të.

Ai, as me politikën e shqiptarëve të Kosovës për zgjedhjen e problemit të Kosovës nuk u dakordua. Ai u përgjak ,u përbuz, u burgos, u njollos dhe shumë etiketime i vunë në shpinë, por këto vetëm sa e përforcuan reputacionin e tij si një figurë më të fuqishme, që e dëshmuan edhe këto zgjedhje.

Image

Ky me politikën e vet e beri popullin e Kosovës për veti, madje, madje u ndërlidh me mërgatën që është promotori i çlirimit të vendit, ekonomisë, kulturës dhe demokracisë në Kosovë.

Deklarata e zotit Kurti para pak ditësh sipas citatit me poshtë ”Në ditën e sotme nuk ka rëndësi a je i pasur a je i varfër, a je grua a je burrë, a je i ri a je i moshuar, a vjen nga fshati apo nga qyteti, a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo, të gjithë jemi të barabartë, sistemi politik është i hapur për të gjithë dhe secilin njësoj”.

Image

Kjo thirrje e thjeshtë është një shenjë se ka synime dhe parime të shëndosha për një ngritje dhe kthim te shpresës tek ky popull që aq shumë dha nga vetja e vet, por akoma nuk pa dritë, liri e qetësi një herë nga pushteti serb, pastaj nga uzurpatorët e shtetit si në ekonomi, politikë të jashtme po ashtu edhe te brendshme, gjë që krijoj një konfuzitet tek populli me një shtrim pyetje vetes, se vete, po Serbinë e patëm pushtuese, por këta çka duan!!!???...

Lëvizja Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, me qeverisje të re...

Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Albin Kurtin, me qeverisje të re, në koalicion me LDK-në dhe partitë tjera, po edhe me mërgatën. Mos të futet me revanshizma, jo me hakmarrje, jo me një politikë agresive, por ta formojnë kabinetin e tij me të gjithë njerëzit ata që janë të Vetëvendosjes edhe të LDK-së, edhe kurrë nuk kanë treguar që janë kurrizor pranë faktorëve ndërkombëtarë, por ka edhe kuadro që meritojnë t’i zënë vendet e veta në qeveri. Mos të anashkalohen edhe njerëz nga partitë tjera që gabimisht kanë qenë të aktivizuar në partitë jo produktive për interesat tona kombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat