Ashtu si u rrëzua muri i Berlinit duhet të rrëzohen edhe muret, që ndajnë kufijtë e Shqipërisë Etnike

Opinione

Ashtu si u rrëzua muri i Berlinit duhet të rrëzohen edhe muret, që ndajnë kufijtë e Shqipërisë Etnike

Nga: Nue Oroshi Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 11:42
Nue Oroshi

Sot e tridhjetë vjet më parë ra muri i Berlinit.Me rënien e murit të Berlinit ra edhe idologjia komuniste një ushujzë e egër që thithi gjakun e miliona njerëzve demokrat,në mesin e këtyre të vrarëve janë edhe mbi 50.000 mijë shqiptarë, anë e kënd trojeve shqiptare.

Por edhe tek ne shqiptarët të gjithë nuk e pritën mirë rënien e murit të Berlinit.

Disa shqiptarë të mjerë me pikpamje staliniste,enveriste dhe titiste vajtuan për rënien e murit të Berlinit.Rënia e murit të Berlinit solli edhe frymën e re Demokratike në të gjitha trojet shqiptare.

Por fatkeqëisht ish komunistët e djeshëm u shëndrruan në demokrat dhe morën pushtetin.Familjet atdhetare e nacionaliste ishin të dërrmuar nga vrasjet e antarëve të familjeve të tyre,burgosjet dhe internimet e gjata në burgjet komuniste,si dhe kalimin në mërgim.

Ne shqiptarët duhet të punojmë për çdo ditë dhe të marrim shembull të mirë Gjermaninë dhe rënien e murit të Berlinit,në mënyrë që të bijnë edhe kufijtë shqiptaro-shqiptar dhe ne shqiptarët të bashkohemi në një shtet të përbashkët duke e shëndrruar këtë shtet,  në një fuqi politike, ushtarake, ekonomike, dhe kulturore në Evropën Juglindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat